Dogana e Kosovës festoi sot gjashtë vjetorin e themelimit të saj, respektivisht gjashtë vjetorin e shkëputjes nga Dogana e UNMIK-ut.
Puna e Doganës së Kosovës u vlerësua nga drejtori i saj, Lulzim Rafuna, i cili tha se "filluam me një staf prej 30 oficerëve dhe vetëm në vend kalimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ndërsa sot mbulojmë të gjitha vendkalimet doganore me oficerë doganorë".
Rafuna theksoi se "janë duke implementuar legjislacionin e plotë doganorë, ku secilin vit dogana është ngarkuar me kompetenca shtesë për t'i shërbyer qytetarëve të Kosovës për të krijuar rrënjët e veta në të gjitha doganat e Bashkimit Evropian".
Ai shtoi se "në nivel të tatimeve të buxhetit të shtetit kontribuojnë me rreth 75% të të ardhurave. Kurse, këtë vit Dogana e Kosovës, sipas tij, ka bërë një reformë për t'u kujdesur për interesat e qytetarëve".
"Në mbyllje të vitit 2014 Dogana e Kosovës po shënon mbledhjen më të lartë të të ardhurave që nga viti 2000. Vitin po e mbyllim po ashtu edhe me sukses dhe rezultate të prekshme në fushën e zbatimit të ligjit ku është ngritur kualiteti i kallëzimeve penale me vlerë prej 40% më të lartë se vitin paraprak", u shpreh Rafuna.
Ndërsa, ish ministri i financave, Besim Beqaj, falënderoi drejtorin e Doganës së Kosovës, duke thënë se kanë bërë një punë shumë të mirë dhe se sipas tij reformat gjithmonë janë të vështira, por janë të nevojshme.
"Reformat janë të vështira, janë të rënda por janë të nevojshme, unë besoj që me punën që e kemi bërë të gjithë së bashku gjatë këtij viti dhe duke filluar vitin e kaluar si proces të reformave kemi arritur ato rezultate të cilat i përmendi drejtori", u shpreh Beqaj.
Më 3 shtator të vitit 1999 Administrata Doganore ishte institucioni i parë i themeluar nga UNMIK-u, ku u krijua si Shërbim Doganor i UNMIK-ut,më 12 dhjetor të vitit 2008 u shkëput nga UNMIK-u për të vazhduar punën si një institucion që vepron brenda Ministrisë së Financave./ATSH/
/Shqiptarja.com