TIRANE - Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimin e Drejtoreshës së Doganave, ku ashtu siç u bë publike pak ditë më parë, pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit, vendin e saj e merr Irena Beqiraj.
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka aprovuar lirimin nga detyra të Spiropalit e cila u dorëhoq për të iu përkushtuar vajzës së saj të sapolindur. Ndërkohë në vendin e saj është komanduar ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR LIRIMIN DHE KOMANDIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.102/2014, datë 31.7.2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Znj. Elisa Spiropali lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
2. Znj. Irena Beqiraj komandohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com