Importuesit e karburanteve u mblodhwn sot në Porto Romano në një takim me drejtuesit e Doganave, ku në fokus ishte funksionimi i tregut dhe kontrolli i zinxhirit të furnizimit.

Takimi u zhvillua nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, me përfaqësues të bizneseve që operojnë në Zonën e Lirë Doganore, një nga nyjet kryesore për importin dhe menaxhimin e hidrokarbureve në vend.

Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në tregun e karburanteve dhe ndikimi i tyre nga importi deri te shpërndarja në tregun vendas.

Gjatë takimit, Beja theksoi rolin strategjik të Porto Romanos, ku operojnë kompani dhe terminale si Romano Port dhe MBM Port, që shërbejnë si pika kyçe për depozitimin dhe përpunimin e karburanteve.

Po ashtu, ai theksoi edhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, për të garantuar transparencë dhe respektim të ligjit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan funksionimin e procedurave dhe bashkëpunimin me administratën doganore.

Beja shtoi se Doganat do të vijojnë të lehtësojnë procedurat për operatorët, duke ruajtur njëkohësisht standardet e kontrollit dhe sigurisë, ndërsa bashkëpunimi mbetet thelbësor për një treg të qëndrueshëm të hidrokarbureve.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Mars, 11:49

    PS propozon ligj për zhvillimin e referendumeve, a jeni dakord?