Qarkullimi i makinave nga Shqipëria në drejtim të Greqisë përmes tre pikave kufitare në vend është pezulluar ditën e sotme, për shkak se doganierët grekë do të zhvillojnë grevë. Qarkullimi për mjetet është i ndaluar nga ora 07:00 deri në orën 23:00 dhe gjatë kësaj periudhë asnjë makinë nga territori shqiptar nuk do të lejohet të kalojë drejt territorit grek përmes tre pikave kufitare, Kakavijës në Gjirokastër, Qafë Botës në Sarandë dhe Tre urat në Përmet.
Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente.
Prej orës 07:00 në Kakavijë nuk ka lëvizur asnjë mjet transportues udhëtarësh apo mallrash, veçse një rast emergjent. Disa qytetarë në Kakavijë flasin për Report TV, ku thonë se nuk kishin dijeni për bllokimin.
“Nuk e di fare, tani e mora vesh. Nuk pashë lajme, po të kisha parë lajme s’do kisha ardhur. Unë jam me automjet, do pres këtu ca do bëj.
Unë kam ardhur nga Vlora, do iki në Greqi. S’kemi marrë njoftim, erdha për babin se e kam të sëmurë. I kam fëmijët në Greqi.
Të vijë Rama këtu, nuk shkojmë dot as për njerëzit që na vdesin”, thonë ata.
Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura.
E gjithë Greqia është paralizuar për shkak të protestave që do organizohen në 2 vjetorin e tragjedisë së përplasjes së dy trenave në aftësi të Larisës.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Ishte në arrest shtëpie dhe kërcënoi efektivin e FNSH që e ruante, në pranga 40-vjeçari! E kërkon dhe Greqia, çështja në Apelin e Tiranës (EMRI)
31 Mars, 14:06
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
Media greke: Klani i ndërtimit në Mykonos dhe vrasja në burg e Alfons Doçit! Çfarë fsheh audio-dëshmia e shqiptarit?
30 Mars, 16:28
-
Zgjedhjet/ Votat e diasporës do transportohen në 85 shtete të botës, caktohet kompania! Fondi 10 mln euro, kostoja 40 euro për çdo emigrant
30 Mars, 14:55
-
‘Me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në BE!’ Kryeministri Rama poston me simbolikë dhe apelon: Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!
30 Mars, 12:36
-
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
30 Mars, 10:52
-
Këngëtari që u largua në 1997-ën: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë
28 Mars, 16:38
-
‘Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë’, portali i familjes Berisha del blof! JA DOKUMENTET që tregojnë se pagesën e kreu PS
28 Mars, 16:18
-
Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, erdhi nga Ekuadori! Ngarkesa e ndarë në dy pjesë, 2 qentë antidrogë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës
27 Mars, 18:06
-
Greqi/ Momenti prekës në paradën ushtarake për pavarësinë, thirret me zë të lartë emri i shqiptares që ndërroi jetë në tragjedinë e Tempit (VIDEO)
26 Mars, 17:46
-
Berisha entuziast për ftesën në festën e Greqisë: Takova priftërinj e deputetë
26 Mars, 07:54
-
Bashkëpunimi i BE-së me Turqinë, Greqia: Pa respektimin e vlerave nuk mund të ndodhë
24 Mars, 22:07