Atje, në dalje të parkut të doganës, çdo ditë është edhe një xhip i kontrabandës, i cili duhet të kontrollojë çdo maune, çdo makinë, që del nga zhdoganimi. Si është lejuar ky autobot, me naftë të pastër, të deklarohet se ka kerazinë?
Kuptohet. Atë shumë të 15.000 euro, që shteti humbi nga mospagimi i doganës, u nda në shuma të caktuara, te drejtuesit e policisë, doganës, antikontrabandës dhe ndoshta edhe më lart.
Zoti Gjata, ju jeni dakord që çdo denoncim i juaji për kontrabandën që zhvillohet në doganën e Kapshticës, ta publikojmë në gazetë?
Çdo gjë unë e them me fakte dhe dua që kjo kontrabandë, që zhvillohet nga oficerë të doganës dhe të policisë, këtu në Kapshticë, le të botohet.
Po, më thuaj gjithçka, unë shkruaj?
Po, atëherë këtu asnjë nuk ka të pastër. Unë si Urim, shefit tim i jap deri 1000 euro nga kontrabanda e rrobave kineze apo e autobusit turk.
Këto 1000 euro, ia jep çdo muaj?
Po, ne dhe emigrantët që vinë në Shqipëri ju marrim euro, që t’i lejojmë të kalojnë, për plaçkat që sjellin.
Çdo muaj i jep shefit 800 euro, deri në 1000 euro?
Shefit ne i japim aksese, që vijon. Një makinë fut mallra me konfeksione, jep 600 euro.
Si quhet shefi yt, që i paguani aksesin e ryshfetit?
Çdo makinë jep 600 euro, që të mos kontrollohet e të ikë, pa patur problem me doganën për mallrat që ka.
Pa u kontrolluar fare? Paguan shoferi, apo pronari?
Jep 600 euro. Nga këto, 1 të katërtën e merr policia, pjesën tjetër e merr drejtori ynë dhe ne marrim fundin.
Me çdo automjet bëhet kjo, apo vetëm për fugonat e konfeksioneve?
Tani makinat me rroba kineze konfeksione me targa maqedonase kalojnë çdo ditë dhe me “OK” të shefit, pa paguar doganë.
Po për maunet? Bëhet e njëjta gjë?
Doganierët dhe policët me kombësi maqedonas, janë kushërinjtë dhe pjesë e kontrabandës që sjell mallrat nga Maqedonia në Shqipëri.
Policët e Maqedonisë, apo policët tanë?
Doganierët dhe policët tanë, me shtetësi maqedonase në doganën e Kapshticës, ku të gjithë kanë blerë shtëpi në Resnjë, të Maqedonisë. Me çfarë euro? Nga rroga që marrin si punonjës? Ç’kujtoni, ju? Dhe cili nga shteti ynë do t’i kontrollojë?
Më jep ca emra të doganierëve të Kapshticës që kanë blerë shtëpi në Resnjë?
Por të gjithë doganierët kanë vila të padeklaruara dhe janë miliarderë.
Më thoni disa emra dhe dua edhe emrin e shefit tënd, të cilit ju i jepni çdo mëngjes e çdo muaj “ taksën” e ryshfetit?
Emigrantët që vijnë me plaçkat e tyre, i detyrojmë të paguajnë për rrobat e plaçkat e shtëpisë të tyre, që kthehen, jo më pak se 200 euro dhe më shumë, varet nga volumi.
Po emrin e shefit tënd, si quhet?
Artan Zaimi është shefi im, i cili, çdo mëngjes merr “taksën” nga ne, doganierët, që është 50 euro në pranim, 100 euro në pikën e hyrjes dhe ……në fizik.
50 euro, në pranim dhe këto 100 në pikën e hyrjes? Çfarë është kjo? Përditë? Nga çdo doganier? Përse 100 euro?
Tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro, ndërsa fiziku i ndan tek e tek. Plus, kësaj “takse” që i paguajmë shefit tonë, paguajmë 300 mijë në muaj për policinë. Ke gjë tjetër?
Nuk e kuptova unë. Ç’janë këto 100 euro fiziku? Për kë fizik? Dhe kujt ia paguani 300 mijë në muaj, për policinë? Të reja, kjo 300 mijë?
Jo në pikën e hyrjes në doganë për në Shqipëri japim 100 euro shefit, ndërsa fiziku është zona doganore që bën zhdoganimin.
Domethënë ty të kërkojnë në pikën e hyrjes 100 euro përditë. Po emigrantët që kthehen, sa paguajnë për plaçkat e shtëpisë që sjellin?
Emigrantët që kthehen duhet të paguajnë jo më pak se 300 euro për rrobat e tyre të familjes.
Për çdo kamion me konfeksione dhe 100 euro në zhdoganim?
Kamioni që futet me rroba emigrantesh.
Po për kamionët me konfeksione, si është skema e pagimit?
Emigrantët me dokumente të rregullta që kthehen në Shqipëri. Për kamionët me konfeksione, është tjetër tarifë.
E kuptova për emigrantët me plaçka, tani me sqaro, për kamionët me konfeksione? Po emra policësh që janë duke marrë këto euro? Shefa?
Po policia kontrabandë që ruan atje nuk thotë asgjë që ky emigrant me plaçka nuk pagoi doganë të rregullt?
Ua japim ne përgjegjësve të turnit të policisë dhe drejtorit të doganës në mëngjes, tarifën.
Më jep emra të përgjegjësve të turnit drejtori ai që më përmende më lart, është?
Tani 1/4 e merr policia, 900/shefi ynë, ç’mbetet, janë tonat.
Më thuaj emrat e disa përgjegjësve të policisë?
Mos më thuaj, janë tre.
Më jep emra dhe shefi juaj 100 euro i do nga secili doganier atje, çdo ditë?
Ne paguajmë tarifën tonë çdo mëngjes.
Çdo njeri nga ju doganierët, i paguan drejtorit, shefit tuaj, 100 euro, çdo ditë, apo të gjithë bashkë 100 euro?
Ndryshe, po nuk pagove sa të kërkojnë….???
Më thuaj, këtë çdo doganier, çdo mëngjes i jep shefit 50 euro, apo të gjithë bashkë 50 euro?
Jo, tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro çdo doganier paguan çdo muaj 300 euro taksa e rrugës, fiziku, ndan çdo ditë fitimet.
Këto te shefi që më dhe emrin apo jo?
Po, aty venë të gjitha. Por dhe policët dhe doganierët me origjinë maqedonase, që kanë tre pasaporta shqiptare, maqedonase dhe bullgare, sikurse inspektori kontrollor K. M. dhe doganierë, nga babëzia e madhe që kanë për të marrë nga cilido që kalon kufirin, pa dallim. Kështu, ky inspektor kontrollor, K. M. disa herë, kontrollon edhe diplomatët grekë, duke i bezdisur ata, për të marrë edhe nga ata diçka dhe ka krijuar incidente me ata në pikën doganore në Kapshticë. Ndoshta, duke e bërë në mënyrë të përsëritshme, kontrollin e tepruar, deri në bezdisje, ky dhe të tjerë, derisa kanë shtetësi të tjera, mund të mendojmë se kryejnë edhe shërbime të porositura, në dëm të Shqipërisë, për të prishur imazhin mes dy shteteve. Incidenti i fundit ka ndodhur me oficerin e kontaktit të konsullatës greke në Korçë me kontrollorin K. M. duke i kërkuar oficerit të konsullatës greke, të kontrollojë dhe numrin e shasisë të makinës me targa diplomatike greke, ku kam qenë dhe unë prezent para 10 ditësh ka ndodhur ky incident.
Para disa ditësh, në Kapshticë u bllokuan autobus turk, me mallra kontrabandë. Si është ecuria e kësaj?
Po kam bllokuar dy herë autobusët që vijnë nga Turqia me mbi 10 000 euro mall, por , si përfundim, janë zhdoganuar për pesë pare spec.
Bukur, u zhdoganuan, se paguan ryshfet? Kur ndodhi kjo?
Po të gjithë doganierët dhe policët e doganës kanë blerë shtëpi në Resnjë dhe në Vitola të Maqedonisë, por askush nuk i deklaron. Le t’i verifikojnë këto organet e drejtësisë dhe ministritë përkatëse.
Dhe nga kush u paguan, dhe kush urdhëroi që të bëhej zhdoganim fallco? Për autobusët që ti bllokove? M’i jep dot, me data, kur ndodhi?
Të gjithë ata që bëjnë kontrabandë me konfeksione janë maqedonas miq të doganierëve dhe policëve shqiptarë, me pasaporta maqedonase.
Më konkretisht, ju lutem?
Asnjëherë nuk bëjnë zhdoganim, sa herë kalojnë mall për në Shqipëri.
Më thuaj, me data, kur u bllokuan autobusët me mall kontrabandë dhe kush morri ryshfetin dhe urdhëroi zhdoganimin me pak taksë, që të zhbllokoheshin, ato dy autobusë që ti bllokove, ikën pa paguar doganë?
Tani ta them.
Thuama se ky përbën faktin?
Po hap procesverbalin.
Pres dhe më dërgo edhe një kopje nga ai proces verbali?
I pari autobusi turk është bllokuar më datë 1/08/2012 targa 34tr9606 tregtare Flora Kraja me pasaportë BC 7516266, Renato Sinoymeri, me pasaportë BD 2348038, një çantë madhe me konfeksione, Leonard Sokoli, me pasaportë BD 4703113, konfeksione.
I shkruaj të gjitha këto janë fakte që nuk kundërshtohen dhe mbaj procesverbalin....?
Vazhdojmë, Albert Salia, me pasaportë BD 3608861 Konfeksione, Margarita Guzi me pasaportë BD 9777848 Konfeksione, Harti Guzi me pasaportë BI9777835 Konfeksione, Valdete Smakaj me pasaportë BC 6921761, Doganier Urim Gjata dhe Devi Baho, që i kapëm mallin kontrabandë. Ky mall, nuk është më, por është paguar për dy kacidhe.
Po i mbaj shënim, po kush e liroi këtë autobus? A u paguan doganat? Plaçkat i morën prapë tregtarët? Ata paguan gjobë?
Në datën 02.07.2012 shtetasi me pasaportë BE 9589145 bllokim goma, doganier Urim Gjata. Po të jap edhe një rast tjetër tepër flagrant, po që ndodh shpesh. Para 10 ditësh këtu kaloi një kontrabandë si kerazinë dhe ishte naftë e pastër nga Egjipti dhe i shpëtoi taksës 15 000 euro. Erdhi me kontenier. Në datën 10/02/2012 me pasaportë BA 3174969 Entela Demiraj Autobus targe AA105 AY.
Paguan këta te të tjerët dhe i lanë të lirë?
Paguan, aq sa një qese bosh.
Si shpjegohet që e lëshojnë? Me çfarë justifikimi?
Kuptohet, këto pyetje le t’u japë përgjigje, po deshi drejtësia dhe ministritë përkatëse, sesi shteti humbet miliona përditë nga malli që hyn në Shqipëri e që nuk zhdoganohet. Makina me targa 34DD9606 shofer Naser Ballkan, me pasaportë U 001167086 datë 28 07 2012 u bllokuan me forma Naik fundi i autobusit në pronësi të Bashkim Hasanit me pasaportë BG 26714 nga doganieri Urim Gjata. Tjetër, lojëra kompjuteri me pasaportë pas BJ 9642313 është qytetari Fatos Jucja. Goma të përdorura 1050 copë, fugon targa AA 7334 Gs nga Genci Tora. Goma të përdorura Ana Vicu Pasaporta BE 9589145 targa Ca 3544Ç
Këto mallra që ti ke bllokuar, domethënë gomat, u zhduken nga magazina e doganës?
Gomat (lastikat) nuk ndodhen më në magazinë, ndërsa malli i marrë për butikët u zhdoganua për vjetërsirë.
E qartë po për tregtarët u është vendosur gjobë, sipas ligjit?
Janë bërë procedurat thjesht pa licencë zhdoganim i thjeshtë, sikur kanë rroba të skaduara.
Dhe për maunet e mëdha, si paguajnë tregtarët ryshfet?
Blloko sa të duash, këta nuk të lënë të flasësh, sepse ditën tjetër i rregullojnë sipas qejfit e interesave të tyre.
Më trego si veprohet për maunët e mëdha si paguajnë tregtaret dhe shmangin taksat?
Ato kalojnë tranzit.
Si tranzit? Për ku? Me shembull policia kontrabandë, që është atje, urdhërohet të mos kontrolloje? Dhe në qytet ku kanë licencën, si e shmangin doganën e vërtetë?
Policia do vetëm lekë policët pa turp kërkojnë vetëm 200 lekë.
Si është ligji? Maunet e mëdha duhet të marrin transit? Apo të paguajnë doganë? Në Kapshticë?
Çfarë ligji? Polici duhet të mbajë radhën e makinave, por këtu është VK, këtu vijnë dhe janë pjesë e doganës kambistët, ata që shesin hamburger dhe tregtarë të tjerë të lidhur me shtetin. Tjetër çfarë do? Bllokoj 10 000 euro mall dhe lëshohet pastaj për 100 euro dëftesa.
Ju deklaruat se në doganë bëhet trafik me emigrantë irakianë, kurdë e afganë?
Po kështu, me maunet me targë turke, unë gjatë kontrollit, kam hapur mushamanë e maunes, dhe kam parë të fshehur mbi 12 irakianë, afganë. Bile, para 25 ditësh, kur ndodhi kjo më kërcënuan po të denoncoja. E dija, që ata kalojnë me urdhrin e dikujt. Unë mora telefon edhe konsullatën amerikane në Selanik, fola më një nëpunës të saj, që quhet Jorgos Sidheris, por nuk u bë asgjë. Po të doni të verifikoni, në telefonin tim celular, është i regjistruar numri i konsullatës amerikane, që kam folur.
Për të gjitha këto që ju denonconi në “Telegraf”, a keni informuar drejtuesit tuaj?
Duke ndjerë përgjegjësinë e detyrës, unë kam dërguar mesazh në telefonat që Kryeministri ka vënë në shërbim të qytetarëve, për të denoncuar korrupsionin. Pra, para një muaji kam dërguar mesazh në telefonat e Kryeministrit, 0692099410 dhe 0692000410 dhe nuk kam marrë deri më sot asnjë përgjigje dhe më e keqja, asgjë nuk ka ndryshuar e të jetë shqetësuar për kontrabandën në doganën e Kapshticës. Pokështu i jam drejtuar nëndrejtorit të kontrabandës, zotit Aziz Marku në telefonin 0664151517 dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. I jam drejtuar edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, zotit, Flamur Gjylysha në telefonin 0664151209 dhe asnjë nuk është shqetësuar për kontrabandën në doganën e Kapshticës, e cila lulëzon dhe shteti humbet miliona lekë në ditë.
(sg/shqiptarja.com)
