Dogjani: Prisja reflektim nga Rama,
jo për kandidimin, po për parimet

TIRANË – Prokurori Vexhi Muçmata do të jetë kandidati i PS-së në Kukës dhe u prezantua sot nga Kryetari i Partisë Socialiste. Por, deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, ngriti sërish në shtyp paradite,shqetësimet e socialistëve të Kukësit, nisur që nga emërimi i kryesocialistit të ri tëKukësit.

Sot, Asllan Dogjani, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, është shprehur se ka shpresuar në një reflektim të kryetarit të Partisë, Edi Rama, për problemet që paraqet Kukësi, reflektim jo për kandidimin e tij personal, por për parimet e PS-së. Pavarësisht nga problemet dhe përplasjet e brendshme, “unë nuk do të largohem nga Partia Socialiste” – tha Dogjani, - “por do të vazhdoj të aderoj në të, sepse nuk merrem me individë, por me partinë”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë