Berisha s'mbledh dot protestues as sa çereku i Bashës, por paralajmëron: Lul Brava do të mbash përgjegjësi në mënyrë shembullore nëse s'njeh shumicën tonë! Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)

TIRANË- 43 mijë demokratë i dolën në mbështetje duke votuar në referendumin e 18 dhjetorit, kundër Lulzim Bashës, por sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Sali Berisha nuk arriti që të mblidhte rreth vetes as 1000 persona. Pamjet me dron të Report Tv dhanë një panoramim të qartë të protestës së vakët të ish-kryeministrit, i cili grumbullimin përballë kryeministrisë e nisi me thirrjet kundër Ballkanit të Hapur dhe ardhjes së Vuçiç në Tiranë, por e përfundoi me një paralajmërim të fortë për Lulzim Bashën.

“Sot ka një shumicë dërrmuese në njërën anë, një pakicë anën tjetër, nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën, mendon se mund të shtyp shumicën, me ndihmën e qeverisë, do të mbahet përgjegjësi në mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama, shumicën duhet ta respektosh”, tha Berisha.

Pikënisja e protestës, ishte në selinë blu, e pavarësisht se i mblodhi aty, vetë Sali Berisha e shmangu shtëpinë e demokratëve, duke iu bashkuar protestuesve në marshimin drejt kryeministrisë, aty ku i priste një tjetër ‘Foltore’.  Me radhë, njëri pas tjetrit Aldo Bumçi, Edith Harxhi, Bujar Nishani, kundërshtarë të Bashës, e mbështetës së ‘Foltoreve’ të Berishën, mbajtën një fjalim ku të gjithë një zëri sulmuan Ballkanin e Hapur, duke e cilësuar si një tentativë të shtrirjes së hegjemonisë serbe në rajon. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe vetë fjalimi i Berishës. 

"Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale, Beograd, Tiranë Shkup. Apo Vuçiç e vasalët e tij Rama dhe Zaev.  Kjo është protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të Kombeve të Ballkanit. Kundër një projekti që është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Kërcënim u shpall nga Kroacia”, Berisha.

Edhe ai vetë ishte i pakënaqur nga pjesëmarrja e ulët në protestë dhe këtë u përpoq duke e justifikuar se ishte e organizuar brenda një kohë shumë të shkurtër prej 48 orësh dhe pa program.

“Ishte një protestë e thirrur në 48 orë. Herë tjetër do ketë program”, tha Berisha”.

Kjo ishte protesta e parë, shtoi ish-kryeministri, duke paralajmëruar të tjera në ditët në vijim, “deri sa të rrëzohet regjimi i Edi Ramës”.

“Kjo është protesta e parë, ju ftoi të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti”, tha ish-kryeministri.

Ajo që ra në sy ishte se vetë qytetarët nuk dinin se për çfarë po protestonin. Për mikrofonin e Report Tv, ato u shprehën se ishin aty kundër regjimit të Bashës e Ramës, e në fakt protesta ishte thirrur kundër Ballkanit të Hapur. Ndërkohë, Berisha tha se kishte edhe mbështetjen e Kosovës por partitë politike nuk e mbështetën këtë protestë, dhe e vetmja që mbajti fjalë ishte një ish-deputete e LDK-së. 

Protesta që zgjati 2 orë kaloi pa incidente përvec episodit kur mbështetësit e Berishës dogjën flamurin serb vendosur në bulevard për pritjen e delegacioneve të Balkanit të Hapur dhe një sherr fizik mes militantëve. 

 

Video nga përgatitja e forcave policore para se të nisë protesta

 

Video -Protesta e Berishës kundër 'Open Balkan'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
'Kaos në Tiranë kundër nismës Open Balkan', 'Djegia e flamurit serb nga ekstremistët shqiptarë', protesta e Berishës 'pushton' mediat serbe

"Kaos në Tiranë! Protesta kundër nismës 'Ballkani i Hapur'", "Djegia e flamurit serb nga ekstremistët shqiptarë", këto javë vetëm disa prej titujve që kanë "pushtuar" gazetat serbe, orët e fundit.

Jo vetëm ato shqiptare, por edhe mediat serbe e kanë ndjekur protestën e organizuar pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet nga Sali Berisha, kundër “Open Balkan” dhe vizitës së Presidentit Vuçiç  në vendin tonë.

Kaotike e ka cilësuar situatën gazeta "Blic", duke iu referuar djegies së flamurit serb në Tiranë, nga një "grup ekstremistësh shqiptarë".

“Kurir” raporton se “ekstremistë shqiptarë, të ndihmuar nga të tjerë nga shqiptarë nga Kosova janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër presidentit të Serbisë”.

'Situata në Shqipëri është e tmerrshme", kështu e ka quajtur "Alo,rs" protestën pasditen e sotme kundër presidentit Vuçiç.

Ora 18:02
Berisha paralajmëron Bashën: Nëse nuk njeh vendimet tona, do mbash përgjegjësi në mënyrë shembullore

 

Sali Berisha ka pasur një paralajmërim të fortë për Lulzim Bashën.

“Një opozitë më të fortë që ka parë vendi që nga 94’. Në rast se Shqipëria është në këtë mënyrë, përgjegjësi ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës. Dhe e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembull dhe nuk pritut për shpresën dhe besimin tek shqiptarët. Ju e patë, kjo kohë merr fund. Një protestë e thirrur në 48 orë. Herë tjetër do ketë program. Për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin. ky është një revolucion i pandalshëm, nëse lexon historia, ngjarje të caktuara nxisin zhvillime të mëdha, ndonjëherë të duket se janë të lidhura, por nuk ka lidhje shkak pasojë, nuk them se shpallja non grata nuk ka pasur një rol, nuk është halli i Berishës, por hallet e injoruara të qytetarëve shqiptarëve nga njeriu që përfundoi në metamorfozën më të shpifur, atë të bravës. Sot ka një shumicë dërrmuese në njërën anë, një pakicë anën tjetër, nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën, mendon se mund të shtyp shumicën, do të mbahet përgjegjësi në mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama, shumicën duhet ta respekton”, tha Berisha.

Ora 17:48
Berisha justifikon pjesëmarrjen e ulët në protestë: U mblodhëm me thirrje të shpejt, protesta deri në rrëzimin e regjimit të Ramës

 

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta për rrëzimin e asaj që ai e quan regjimi i Edi Ramës, e ndërsa justifikon edhe pjesëmarrjen e ulët.

“Këto 8 vite ne u vodhëm dhe plackitëm më shumë se të gjithë qytetaret e Europës me bastë dhe të Europës, pasuria u shndërrua në pasurinë e ministrave, afera 3 mln euro e djegësit të Elbasanit është thjesht një kafe e mëngjesit, Lefter Koka një hajdut i dobishëm. Ligjet u shkelën një e nga një, SPAK të cilit tani Lulzim Brava po i thur lavde kërkon të mbyll, t’i vërë kapak aferës me 3 mln euro të vjedhura, jemi këtu të betohemi para njëri tjetrin se s’do të ndërpresim protestën gjerisa regjimi i Ramës të vendoset para ligjit. U mblodhëm me një thirrje të shpejt, por ne arritëm të rivendosim në piedestal monumentin e pluralizmit që mori peng Rama, ky ortek nga ndalet më, ndaj dhe më lejoni që ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo të dalësh para, mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën”, tha Berisha.

Ora 17:40
VIDEO/ Grushte e shqelma, plas sherri te protesta e Berishës

 

Dy mbështetës të Berishës janë përfshirë në një sherr me njëri tjetrin në protestën e sotme. Sikurse mund të shihet edhe në video, njëri prej tyre ecën në mes të turmës, kur një tjetër protestues i vërsulet duke e goditur me grushte e shqelma, e më pas e rrëzon në tokë, pa ndaluar goditjet. Nuk dihet se cilët janë personat e përfshirë në sherr dhe as arsyeja se përse u konfliktuan.

Ora 17:36
E zbulojnë mediat serbe: Berisha do t’i bëjë ‘pritë’ Vuçiçit në Aeroport

1640015116_Screenshot2.jpg

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur disa qindra protestues para Kryeministri në protestën e thirru prej tij kundër Aleksandër Vuçiç, i cili vjen në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Mediat serbe ka shkruar sot se sipas burimevetë tyre një grup i protestuesve t’i bëjë pritë Vuçiçit në aeroport.

“Informacioni i fundit është se protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do të tentojnë të presin kolonën që shkon nga aeroporti. Njëri grup do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë në këtë qytet, ndërsa tjetri planifikon të presë rrugën deri te kolona nga aeroporti ku ndodhet presidenti Vuçiç”, shkruan media e njohur serbe Novosti.

Ora 17:22
Këlliçi nga protesta e Berishës: Rama duhet të ishte mes jush, por po darkon shtrenjtë me mikun e tij Vuçiç

Duke folur nga protesta e Sali Berishës, Belind Këllici tha se Edi Rama duhet të ishte mes protestuesve, por ai po darkon me presidentin serb, Vuçiç.

"Jam i lumtur që sot PD i është rikthyer sheshit, protestës, betejës për Shqipërinë sovrane!Rama Ik! Rama Ik! Nuk mund të ketë integrim në BE me Ramën! Jam krenar që vetëm me një njoftim në rrjetet sociale, ky shesh është mbushur me shqiptarë. Jam krenar që zemra e shqiptarit rreh fortë për të mbrojtur Shqipërinë në të gjithë trojet. Rama, ti Vuçiç mund ta kesh mik të zemrës, por s'mund t'ia shesësh shqiptarëve si mik. Ne e kemi me korrupsionin që mban emrin, Edi Rama. Do të heqim nga qeveria, që e ke korruptuar. Rama hiq dorë nga largimi masiv që po i bën të rinjve shqiptarë. Ke larguan 110 mijë të rinj. Për herë të parë ke futur Shqipërinë për emigrimin e shqiptarëve nën 18 vjeç. Në vend që Rama të jete mes jush, ai darkon me pjata të shtrenjta me vëllanë e tij Vuçiç. Ne jemi pro procesit të Berlinit dhe kundërt "Ballkanit të hapur'. Jemi forca që rilidhi marrëdhënien me SHBA, jemi pro amerikan dhe pro bashkimit Evropian.", tha Këlliçi.

Ora 17:12
Tritan Shehu: 'Ballkani i Hapur', përpjekje për ta degdisur Shqipërinë në lindje! Aspirojmë të ardhmen europiane, jemi forca më pro-perëndimore

 

Tritan Shehu, nga protesta e Sali Berishës u shpreh se 'Open Ballkan' po tenton ta kthejë Shqipërinë drejt lindjes. Sipas Shehut, ata duan marrëdhënie të mira me fqinjët, por shtoi se duan që ato të udhëhiqen nga procese Europiane. Shehu shtoi se lëvizja e nisur nga Berisha, është më pro-europiane dhe më pro-amerikane.

"Po protestojmë sepse e ndjemë rrezikun, retë e zeza që kërkojnë t'i sjellin sërish mbi rajonin tonë. Duan ta degdisin Shqipërinë në lindje. Konfirmojmë vullnetin tonë për të qenë pjesë e perëndimit, Europës e familjes që i përkasim historikisht, ku do shkojmë. Ne duam marrëdhënie të mira me të gjithë në Rajon, por duam të udhëhiqemi nga procese Europiane, duam të ulemi në tryezë duke patur në krye Brukselin. Duam të jemi të barabartë mes të barabartëve sepse të gjithë sëbashku aspirojmë të ardhmen europiane. PD që në gjenezën e saj, lindi si forca e vetme proamerikane dhe kështu do jemi. Ne jemi më proamerikanët, më proeuropianët", tha ai.

Ora 17:11
Vokshi në protestën e Berishës: Pavarësia e Kosovës luftohet sot nga Vuçiç, e papranueshme që Rama është me të

 

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në fjalën e saj në protestën e Berishës tha se sot pavarësia e Kosovës po kërcënohet nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas Vokshit, është e papranueshme që kryeministri Edi Rama është sot me Vuçiç, në vend që të ishte në protestë.

"Në këtë vend duket sikur tradhtia e hajnia vijnë shpesh, por bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk e cenon dot asnjë. Kjo është protesta e vetme organizuar nga një parti, dedikuar një çështje kombëtare. Sot Kosova është e pavarur por pavarësinë e saj po e lufton sot Vuçiç, prandaj jam në këtë protestë, për Kosovën time që gjaku i të gjithë atdhetarëve të mos shkojë dëm. Është e papranueshme që Edi Rama, në vend që të jetë këtu është me Vuçiç, e papranueshme që ende askush nuk ka kërkuar falje për burrat, gratë e fëmijët e masakruar. Opozita është e gjallë, ne jemi të gjallë si garant i mbrojtjes së çështjes kombëtare", tha ajo.

Ora 17:11
FOTO-LAJM/ Berisha i trembur nga mbështetësit e tij? Rrethohet nga 8 badigardë në protestën kundër Vuçiç e Ramës! Kryeson Erzen Breçani

1640016731_e85309eb6e2241df96f890380343be38.jpg

Sali Berisha është në protestë me demokratët, që kanë dalë në shesh pas ftesës së tij, e megjithatë kjo nuk e ndalur që të rrethohet nga gati 8 truproja. Në krye të tyre qëndron ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani. I rrethuar nga truprojat e tij Berisha është parë edhe në Foltore.

Ora 17:09
Nishani: Kjo protestë kundër hajnisë (Vuçiç) dhe tradhtisë (Basha)

 

Ish-presidenti Bujar Nishani në fjalën e tij nga protesta e Berishës tha se të gjithë qytetarët janë mbledhur këtu kundër hajnisë, duke quajtur kështu Vuçiç dhe tradhtarit, që quan Lulzim Basha.

“Pranisë fizike i bashkohen qindra mijëra patriot shqiptar kudo në botë, juve sonte iu ka bashkuar një mision i madh, por edhe fisnik, i vështirë, por i thjeshtë për ta marrë përsipër, dalja Zot e fatit tuaj, të familjeve tuaja, ju sonte në këtë shesh dhe në këtë betejë që po nisni iu ka bashkua misioni për të luftuar hajninë dhe tradhtinë bashkë, një qeverisje e mbrapshtë nuk ka punuar asnjë minutë për ju, por për xhepin e saj”, tha ndër të tjera Nishani.

Ora 17:01
Partitë e Kosovës bojkotojnë protestën e Berishës, e pranishme vetëm një ish-deputete: 'Ballkani i hapur' si Jugosllavia e re

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli tha se "Ballkani i hapur" synon të bëhet një Jugosllabi e re. Ajo tha se presidenti serb Aleksander Vuçiç është kritikuesi më i madh i Millosheviçit, jo për shkak të gjenocidit, por sepse nuk i shfarosi ata deri në fund.

përmes fjalës së saj ajo i kërkoi kryeministrit ta shpallte këtë nismë nul.

"Sot ne këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë dhe fuqia jonë nuk është e vogël, është e madhe. Do ta kundërshtojmë në vazhdimësi, këtë pakt për "Ballkanin e hapur", për atë që do të thotë Jugosllavi e re. Kjo nuk do të ndodh. Vuçiç, a dini ju që ai është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviçit?!  Jo për shkak të gjenocidit ndaj shqiptarëve, por sepse nuk i shfarosi ata deri në fund dhe nuk i hodhi në det. kam dëgjuar që thonë nëse Serbia e njeh Kosovës, do të pranojmë Ballkanin e hapur. Kurrë! Edhe nëse Serbia e njeh Kosovës, nuk do e njohim. Rama duhet ta shpalli nul këtë veprim, nuk e duron Kosova dhe Shqipëria këtë paktë. Ne shqiptarët kemi vetëm një pakt dhe një lidhje direkte me SHBA dhe Europën. SHBA është me popullin shqiptarë, ndërsa shqiptarë me Sali Berishën. Shqipëria ka 2 liderë. ë madhin presidentin Ibrahim Rrugova dhe liderin aktual, Sali Berisha.", tha ajo.

 

 

Ora 16:54
Report Tv sjell pamjet, Sali Berisha braktiset totalisht nga mbështetësit! Më pak se 1000 veta në shesh (VIDEO)

 

Më pak se 1000 vetë ka mbledhur ish-Kryeministri Sali Berisha në protestën e sotme të organizuar prej tij para Kryeministrisë.

Report Tv ka siguruar pamje ku duket qartë dështimi i ish-Kryeministrit, i cili ka nisur aksionin që sipas tij do ta rikthejë si drejtues i vendit.

 

Ora 16:50
Edith Harxhi në protestën e Berishës: 'Ballkani i Hapur', një përrallë e shëmtuar! Kombi ynë në rrezik nga Rama dhe Vuçiç

 

Për ish-kandidate për kryetare të PD, Edith Harxhin nisma 'Open Balkan' është një 'përrallë e shëmtuar' që po serviret sikur është hyrja në Europë. Gjatë fjalës së saj, në protestën e Berishës, Harxhi tha se Kombi ynë është në rrezik nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

"Ballkani i Hapur" është vetëm një përrallë shumë e keqe, e shëmtuar që ne po na serviret sikur është hyrja në Europë. Pyes Edi Ramën, a njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero! Janë të gjitha mashtrime. Kombi ynë është në rrezik në këto momente, rreziku i vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që i paguajnë me misionin për të djegur Ballkanin. Ku ndodhet sot Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Asgjë, në 4 vitet e fundit që është diskutuar territori i Kosovës, a bërë vetëm një deklaratë të mjerë", tha ajo.

Ora 16:50
Bumçi mban fjalën i pari në protestën e Berishës: Rama po e shet Vuçiç si lider Europian, Ballkani i Hapur synon izolimin e Kosovës

 

Aldo Bumçi ishte i pari nga mbështetësit e Sali Berishës që mbajti fjalën në protestën para kryeministrisë.  Sipas tij, Ballkani i hapur është vetëm për të izoluar Kosovën.

“Ata që bënë aleancë me krimin, duan t’i paraqesin para botës sikur të jenë garantuesit e vlerave europiane, ballkani i hapur, dhunuesit më të mëdhenj t’i paraqesin si vlera të mëdha. Pas projektit për ndarjen e Kosovës, vazhduan me Ballkanin e Hapur, duan të realizojnë izolimin e Kosovës, është fasada që Rama i jep Vucic, ai flet për Botën Serbe, që po nxit konflikt në Bosnje, Rama i bën fasadën që e nxjerr si lider Europian. Pazare për pushtet, nuk është projekt Europian”, tha Bumçi.

Ora 16:38
Protesta e Berishës/ Efektivë me të zeza mbi tarracë, 'blindohet' Kryeministria

1640014853_protestues.jpg

Efektivë të Policisë së Shtetit presin nisjen e protestën e thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha kundër nismës “Open Ballkan”. Kryeministria është “blinduar” nga forca të shumta sigurie.

Ora 16:36
Protestuesit e Berishës si huligan, grisin dhe djegin flamurin serb që ishte vendosur për vizitën e Vuçiç (VIDEO)

Protestuesit e Sali Berishës si huligan kanë grisur dhe djegur flamurin serb.

Këto janë protestuesit e "protestës paqësore", të premtuar nga Berishë, por veprimi i tyre përcjell vetëm huliganizëm dhe mosrespekt.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet teksa një grup personash shqyejnë flamurin serb dhe e djegin në mes të rrugës.

Flamuri ndodhej aty prej mëngjesit të sotëm për shkak të mbërritjes së presidentit serb, Aleksander Vuçiç mëngjesin për "Ballkanin e Hapur".

Ora 16:26
Protesta 'anti Vuçiç', Berisha shmang selinë e PD, i bashkohet protestuesve në marshimin për te Kryeministria

 

Mbështetësve të tij i kërkoi të mblidheshin para selisë së PD-së, por vet Sali Berisha e ka shmangur selinë blu. Protestuesit janë nisur drejt kryeministrisë, ndërsa Berisha i është bashkuar gjatë marshimit, për të nisur protestën kundër nismës rajonale 'Open Balkan'.

Ora 16:25
Ja sa protestues ka mbledhur sot Berisha, Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)

Report Tv sjell pamje me dron nga protesta e Sali Berishës. Këto pamje tregojnë qartë pjesëmarrjen e protestuesve në këtë protestë.

Ora 16:20
Berisha për në protestë: 'Balkani i hapur' u themeluar nga Vuçiç, Basha tradhtoi si pengmarrësitë e tij

Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, pak minuta përpara se t'i bashkohej protestës së organizuar nga vetë ai në kryeministri.

I pyetur përse ka zgjedhur të organizojë protestën sot dhe jo në kohën kur Ballkani i  Hapur është iniciuar në vitin 2019, ai tha se ka qenë "Lulzim Brava" ai që nuk ka dalë kundër kësaj, por e ka pranuar.

Gazetarja: Ballkani i hapur është iniciaur që në vitin 2019, pse protestën nuk e keni bërë atëherë? A po i tregoni forcën Bashës me këtë protestë?

Sali Berisha: Ballkani i hapur u themelua nga Aleksander Vucic, por nëse ka një gjë të rëndë që Lulzim Brava tradhtoi njëlloj  si pengmarrësi tij, është çështja kombëtare. Mi gjeni deklarat e tij për Ballkanin e Hapur, ato nuk ekzistojnë.

Ora 16:00
Mbështetësit e Berishës nuk dinë pse po protestojnë: Tani demokratët e kuptuan që Basha është bërë me Ramën

"Protesta është kundër Bashës dhe Ramës", këto janë fjalët e një prej qytetarëve, mbështetës të protestës së organizuar nga Sali Berisha pasditen e kësaj të hënë.  Protestuesit e parë kanë mbushur ambientet e selisë blu, por duket se jo të gjithë e dinë arsyen e kësaj proteste.  

Megjithëse protesta e organizuar nga Sali Berisha është ardhja e presidentit  serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës ‘Open Balkan’, një pjesë e qytetarëve mendojnë se ajo është kundër kyredemokratit Lulzim Basha, Edi Ramës dhe qeverisë.

"Kam votuar kundër Bashës edhe me dëshirën më të madhe. Me nder ish-Basha, ish-Lulush Basha mund t'i themi, ndjesë pastë. Tani demokratët e kuptuar që Lulushi është bërë bashkë me Ramën. Protesta është kundër Bashës, Ramës dhe qeverisë. ", tha ai.

Ora 15:49
FOTOLAJM/ Berisha shet protestën e Metës si të tijën, publikon foton me mijëra protestues ku ndodhet edhe Basha

Foto e postuar nga Berisha

Edhe njëherë sot, Sali Berisha ka tentuar të manipulojë opinionin publik. Ai ka postuar në Facebook një foto nga protesta e 2 marsit të 2020 e organizuar nga Ilir Meta, ku duken me mijëra protestues në shesh, duke tentuar të tregojë se ata protestues janë mbledhur sot në protestë e thirrur prej tij. Në foton që ka hedhur, Beishës i ka shpëtuar edhe një detaj, pasi aty duket edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në krah të Fatmir Mediut.

"Shqipëria e tëra në protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve të pamposhtur ", shkruan Berisha.

Ora 13:59
Me logon dhe me vulën e re të PD-së, grupi i Rithemelimit njofton policinë për protestën! Sekretari i FRPD-së: Do jetë paqësore

Grigels Muçollari, sekretar i FRPD-së i cili është një nga organizatorët e protestës kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë, tha se sot do të organizojnë një protestë paqësore. Muçollari tha se do të protestojnë kundër për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç.

‘Në lidhje me protestën e thirrur nga PD për aferën e inceneratorit dhe për ti thënë stop marrëveshjes Rama-Vuçiç. Komisioni i përkohshme i PDSH, me logo dhe vulën e re të PD-së, merr lejë për protestën.  Kjo do jetë një protestë e lirë, njerëzit do të kenë të drejtën e tyre, të mbajnë çfarëdo pankarte të duan. Fton të gjithë shqiptarët të protestëjnë dhe për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç. Është një protestë paqësore dhe ftojmë qytetarë që t’i bashkohen.’- tha ai.

Ora 12:26
Protesta kundër Vuçiç, para kryeministrisë vendosen kangjella metalike

Pas paralajmërimit për zhvillimin e protestës që ka thirurr Sali Berisha, kundër kreut ardhjes së presidentit serb në Tiranë Aleksandër Vuçiç, para ambienteve të kryeministrisë, janë sjellë kangjela metalike. Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, kangjellat metalike, do të vendosen për të rrethuar pjesën e parme të kryeministrisë.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/12/2021 01:30

    Berisha me kete proteste deshi te tregoje, se arsyeja qe u shpall /i padeshirueshem/ eshte <<mbeshtetja>> e tij per Kosoven,dhe se eshte akoma i zoti te mbledhe protestues,dhe se ka akoma fanatike qe i shkojne pas,sapo t'i therrase.E gjitha eshte vetem show,asgje me shume,mos ja varni kot se nuk ja vlen.Ai eshte nje fitil i shuar dhe i djegur prej kohesh.

    Përgjigju
  • Qobani: 21/12/2021 00:17

    Në shkalltë e SOJIT tek ashtë edhe ndërpresi i rrymës,jan të rrallë por ka mjek me gishtin tregues ja nrrydhë pacientit ndërpresat e rrymës në trupin e tij,ja bllokon her nji anë her tjetrën,ja gjen dhimten ku e ka,e sheron pa operacion,o Zot mos na le pa ta

    Përgjigju
  • Neritan: 20/12/2021 20:52

    Protesta e Berishes sot shenoi dhe fundin e kursit te shqiptaro-amerikaneve te brezit Biberaj dhe Shkreli ne Zeriamerikes (VOA). Te cilet i dhane ose ishin forma e artikulimit publik te vendit te lirise kunder diktature ne Shqiperi. Tashme, nga sa duket, zyrtarisht epoka e politikes se jashtme te SHBA kunder "komunizmit" ne Evrope mund te quhet e perfunduar, duke i lene vendin nje politike te re realisto-oportuniste ne te cilen aktoret me background komunist jane partnere sa kohe permbushin interesin amerikan. Nje lloj nostalgjie dhe ngjasie per epoken jugosllave ku ish RFJ shte partneri dhe perfituesi nr.1 i SHBA ne Evrope. Kjo politike e "Re" e cila, pasi prodhoi sukses ne territoret ku banojne Shqiptare (Kosova eshte ceshtje kohe), po eksperimentohet dhe testohet ne pjesen e pa unionizuar te Evropes dhe ne kundershtim me interesin e kesaj te fundit. Antaresimi ose jo ne BE tashme eshte nje mall qe kuotohet ne "bursen" e lojes diplomatike te atlantikut te veriut dhe pak rendesi ka rezultati. Koncepti neo-jugosllav i hapjes, pse jo, mund te perbeje nje "Ballkan te Paangazhguar" ne BE njesoi si Mbreteria e Bashkuar. Gjasat jane qe ne cdo rast te nje "arratisje" evropiane nga ndikimi the perkulja amerikane, ajo "Fucia e Barutit" - Ballkani do te jete e gatshme per "refresh" te memories.

    Përgjigju
  • E. Kocaqi: 20/12/2021 18:04

    Une jam nje njohese e mire e historise. Mund t’ju them me bindje te plote se Serbia e ka pasur nje deshire te vjeter daljen ne Adriatik. Projekti i Ballkanit te Hapur i lejon pikerisht kete gje. Ju nxirrini vete konkluzionet bazuar ne kaq sa shkrova. Jo per gje, por po ta shtjelloj me tej mendimin rrezikoj te demaskoj logjiken e dobet te argumentit dhe per me teper do justifikoja dyshimet e disa njerezve se une po bej propagand. Po Shqiperia cfare fiton?? Ah te mjeret ju qe prisni analize te plote te ceshtjes… Une kaq kisha per te thene: Serbia ka dashur te dali ne Adriatik dhe qeveria e Shqiperise po e lejon.

    Përgjigju
    • Arif vladi: 20/12/2021 23:20

      Shpresoj te mos jesh zonja eleni kocaqi se do ishte pak e trishte per figuren qe perfaqeson ky emer lenia e komentiteve ketu ne kete lëtyrë ....

  • Tirona: 20/12/2021 18:02

    Numri protestuesve të sotëm mas Saliut jan shumë më pak se ke dasma çunit xhajës tim në korrik.Shyqyr qê poplli po i thrret menies se LAM NOM.Duhet me u grumyllu për hallet tona e jo për të politikanve të kujtdo krahu qofshin,si majtas e djathtas.

    Përgjigju
  • Dona: 20/12/2021 17:47

    KOSOVA KA INAT SERBINE..SPANJEN ..SLOVAKINE,,,GREQINE .QIPRON..SEPSE NUK E NJOHIN SI SHTET...NUK KA PSE SHQIPERIA TE MOS ZHVILLOJE MAREDHENIE TE MIRA TREGTARE E KULTURORE..ME KETO SHTETE PER HATER TE KOSOVES...KOSOVA KA INATE TI MBAJE PER VETE....NE JEMI SHQIPERI SHTET ME VETE ME INTERESA ME VETE...GJITHNJE SHERRIN I KEMI PARE KETYRE MALOKVe TE PAGDHENDUR...RRACE QENSH E PISASH...ptu. .

    Përgjigju
    • Hajdar: 20/12/2021 23:23

      Mona ti qeke tipike kudër ska fjale tjeter.Mesiguri ndonje abuzim seksual i ndonje shqiptareje/shqiptari neper emigrime se ti mesiguri sje shqiptare.Ndryshe sdo qelbje me keto shkronja.

  • Moka: 20/12/2021 16:49

    Filluan Çeçenet me banditin Berishic ne kryje...

    Përgjigju
  • O rama: 20/12/2021 16:32

    Futju plumat siç beri ai me 21 janar e te shpetoj njeher e mir ky vend nga keto ky llum

    Përgjigju
  • Shkodra: 20/12/2021 16:23

    Ky esht llomi i shqiperis . Njerzit me injorante , halabak e maloke

    Përgjigju
  • Ehuuu: 20/12/2021 14:29

    Po ky njeri ngeli vetem protesta. Po a ishte ky qe conte nafte ne serbi kur ishte embargoja

    Përgjigju
  • Ola: 20/12/2021 13:19

    Fatkeqsisht kosovaret jan aq injorant saqe adhurojn nje psikopat si Berisha qe cdo shqiptar e di se gjat embargos se naftes te vendosur Serbise ne lufte me kosoven,qeveria Berisha furnizonte me nafte kondrabande tanket dhe blindat e ushtrise serbe qe shtypnin e vrisnin kosovaret.Te adhurosh nje kriminel te till qe sot na del kaq patriot do thot te jesh injorant i lindur.

    Përgjigju
    • Flori: 20/12/2021 15:51

      Fatkeqsisht shum e vertete..

  • Scutari: 20/12/2021 12:16

    Ballkani i Hapur, eshte e vetmja rruge qe "pajton" Kosoven me Serbine!! Berisha vazhdon te mbaje vijen e sjelljes nisur qe ne kohen e Rambujese, kur i bente thirrje qe te mos firmosej! Ishte i vetmi person ne glob qe ishte kunder asaj marreveshjeje, ashtu siç edhe kete radhe qe kerkon t`a djege se ashtu i intereson Beogradit, te mos pajtohet me Kosoven, por ç`ti beje se ka firmosur diçka ne tryezen e Trampit!!

    Përgjigju
    • difre: 20/12/2021 16:18

      Labet thone nje Shprehje shume te goditur: Per Inat te sime Vjehrre do te fle me Millonane. O Shqiptare ne nuk martohemi me Vucic, por duam nje Partner qe Ballkani te behet i forte ekonomikisht dhe pa kete Partner nuk mund te behet asnje Hap perpara drejt nje Ekonomije te pamvarur. Mjaft o Prinder Maloke i mesuat Femijet kunder Serbise, kane ardhur Kohera te tjera me Paqe dhe Respekt reciprok, por Maloku Malok mbetet. I kimi pas thone ne Tirone: Katunar Kaptin parur, Scheherli nuk bohe kurr ne me te nrru 700 Lekure.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive