SHKODËR- Një grup kriminal i përbërë prej 5 personash që dyshohet se ka djegur 4 makina dhe vjedhur 6 banesa, është goditur nga policia në Vaun e Dejës.
Në pranga kanë rënë 3 prej anëtarëve të grupit kriminal, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim. Në pamjet e publikuara, shihet teksa njëri prej anëtarëve të grupit krimnal arrestohet teksa po ecte në rrugë.
Janë arrestuar Rasim Gorrilla, 24 vjeç dhe Gerisjan Duli, 24 vjeç, të dy me detyrë ushtarë në Repartin e Këmbësorëve, banues në Vaun e Dejës, si dhe shtetasi Fatjon Jubani 34 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Amarildo Ndoj, 24 vjeç dhe Kledis Dibra., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë ky grup prej 5 personash dyshohet se ka kryer këto ngjarje kriminale.
-më datë 18.11.2022, kanë djegur 3 automjete, në një servis automjetesh, ndërsa më datë 10.01.2023, kanë djegur 1 automjet, në fshatin Kaçë;
-gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.2%
-
Të panevojshëm
25.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 3921
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Po transportonin 900 fidanë kanabis për t'i kultivuar, 4 në pranga
10 Maj, 11:14
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia fiton me Teutën dhe dërgon përballjen në gjysmëfinalen e pestë
10 Maj, 11:07
-
Tragjedia në Shkodër/ Momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët për dore buzë Bunës, para se të mbyteshin në lumë (VIDEO)
9 Maj, 16:02
-
Arrestohet shitësi i farave të kanabisit, video e arrestimit në aksin Lezhë - Shkodër
9 Maj, 12:44
-
Po bëhet viral me qepët e tij, “Një nga ne” sjell ditën e fermerit që synon Guiness-in: Do bëj varg 110 metra, kërkoj ndihmë nga shteti
9 Maj, 07:10
-
FOTOLAJM/ Sahati i vjetër i Shkodrës vihet në punë pas 3 dekadash
8 Maj, 21:55
-
I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër (Video)
8 Maj, 13:49
-
U hodh në Bunë me fëmijët, mjeku psikiatër: Alma Arrazi s'kishte probleme të shëndetit mendor! Para dy vitesh mori shërbim për ankth, s'u trajtua
8 Maj, 10:37
-
Tragjedia në Bunë/ Alma Arrazi prehet në Durrës pranë të ëmës, përcillet mes lotësh! Djali dhe vajza varrosen në Shkodër, i ati s'lejohet të marrë pjesë
8 Maj, 09:40
-
Ylli Pata: Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!
7 Maj, 22:15
-
Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime nuk varroset te Erdgysi sa të jem gjallë unë, do prehet pranë të emës në Durrës! I thoja ndahu
7 Maj, 16:10
-
Gruaja me 3 fëmijët u mbyt në Bunë, lihet në burg Erdgys Arrazi! Akuzohet për 'shkaktim të vetëvrasjes'
7 Maj, 13:34
/BESNIKU/,100 % dakord me ju.Nuk duhet te kete me rekrute me 9-vjecare sikur jemi ne kohen e Xhaxhit.Gjimnazi duhet te jete tani shkollimi minimal per rekrutim.Keta nuk vlejne te ruajne nje vreshte,jo me te mbrojne atdheun ne kohe paqeje,se ne lufte ua dime sa u vlen lekura.S.d.q ne kete rast,veset i kane sjelle me vete si bagazh,nuk eshte se i krijuan aty,apo jane kushtet e ushtrise si pagesa etj qe i ka shpene ne kete rruge.
PërgjigjuUSHTARËT E E Z.NIKO PELESHIT NË "SHËRBIMË TË POPULLIT" !!! KËSHTU ËSHTË KURË REKRUTONË NGA RRUGA ME 9 KLASE SHKOLLË PËR TË PLOTSUAR NUMRAT SE TË NGELËN REPARTET PA ROJE: DHE I PAGUAN SA PËR 15 DITË BUKË:TË TJERAT, TË GJEJNË MËNYRA VETË FINANCUSE !!! NË KATËR DHJETOR KENI PARADËN NXIRRE USHTRIN NË SHESH TË PARAKALOJ BALLKANI PO KËRCNOHET ME LUFTË ??? TREGOJË POPULLIT DHE NATOS KUNDERSHTARVE SE CFARË TRUPASH KE ,DHE ÇFARË ARMATIMI KE BLER ME BUXHETIN E 12 VITEVE 135 MILION €/ VITI; KU 60 % SHKOJN PËR INVESTIME PLOTË 900 MILION/ €!!! MJETET E ARMET QË KE I DHURAT NGA USA TURKIA ITALIA GJERMANIA HOLLANDA VETËM DRONËT KE BLERË JEPI LLOGARI POPULLIT PËR GJËNDJEN ???
Përgjigju