Dogji barin e thatë, por flakët morën para edhe bimësinë në lumin e Semanit, një i arrestuar! Një grua nën hetim pasi zjarri që ndezi dëmtoi pronën e tjetrit

Dogji barin e thatë, por flakët morën para edhe bimësinë në lumin e Semanit, një i arrestuar! Një grua nën hetim pasi zjarri që ndezi dëmtoi pronën e tjetrit

Një piroman është arrestuar dhe një grua po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen se i vunë zjarri një bimësie në lumin e Semanit në Fier dhe dëmtuan pronën private të tjetrit. Në pranga ra 59-vjeçari Xh. V., banues në Hoxharë e Vjetër, pasi duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur "Grykëderdhja e lumit Seman".

Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë J. M., banuese në Grykë, e cila gjithashtu duke djegur barwrat e thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.

Edhe në Librazhd po procedohet në gjendje të lirë, një 14 vjeçar, i cili ka djegur në pronën e tij barishte, gjë që ka bërë zjarrin të dalë jashtë kontrollit, duke djegur sipërfaqe toke pyjore me shkurre dhe dush në fshatin Pishkash.

Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 23 "piromanë", nën hetim janë vënë edhe 24 persona të tjerë ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
I vuri flakën barishteve në pronën e tij, procedohet në gjendje të lirë 14-vjeçari në Librazhd pasi zjarri doli jashtë kontrollit

Në kuadër të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të zjarrëvënieve, policia e Librazhdit ka proceduar në gjendje të lirë, për shkak të moshës 14-vjeçarin.

Autori i mitur, dyshohet se ka djegur në pronën e tij barishte, gjë që ka bërë zjarrin të dalë jashtë kontrollit, duke djegur sipërfaqe toke pyjore me shkurre dhe dush në fshatin Pishkash, ku edhe banon.

Vepra penale për të cilën po procedohet 14-vjeçari është "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 14/08/2021 10:11

    Jo burg por duhet të paguajnë atë që kanë djegur se shqiptarët vetëm kur u djeg xhepi zënë mend!! Nuk ka lek ti konvertohet në burg derisa të shlyejë dëmin!! Nuk e kuptoj se ç'është kjo mani për të ndezur zjarr në oborr kur bari është bërë si barut?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës