Protesta e djeshme në qendrën të Durrësit të organizuara për vrasjen e Klodjan Rashës u kthyen në një protestë shkatërruese duke thyer e djegur objekte të ndryshme nga protestuesit. Për këtë policia ka arrestuar në flagrancë gjatë protestave 7 persona, ka proceduar penalisht 15 persona, mes tyre dhe 3 organizatorët e protestave dhe ka shpallur në kërkim 2 persona.
Në pranga përfunduan G. Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M. pasi akuzohen "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Shkatërrim i pronës", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm".
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" 3 shtetas (organizatorë të protestës), dhe për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" 12 shtetas.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim, për veprat penale "Shkatërrim i pronës", "Kundërshtim i punonjësit të Policisë", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", e 2 shtetasve.
VIDEO/ Djegia kazaneve të plehrave nga protestuesit
Lajmi kryesor:
Vetem burg e patjeter cdemtim i demeve te shkaktuara.
Përgjigju