25 persona janë arrestuar dhe 130 të tjerë janë në hetim pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Policia njofton se të gjithë këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm dhe kanë ushtruar dhunë, duke plagosur 3 punonjës të Policisë si dhe shkatërruan pronën publike e private.
Uniformat blu të Tiranës bëjnë me dije se si "pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 3 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale".
"Shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Kujtojmë se si pasojë e natës së dytë të protestave të dhunshme që përfshinë Tiranën policia arrestoi 59 persona ndërsa nën hetim u vunë 116 persona të tjerë.
Protesta e mbrëmshme ishte e treta natë e dhunshme në rrugët e Tiranës, të ciulët si edhe 2 ditë më parë u mblodhën për të protestuar për Klodjan Rashën. Si ditët e kaluara protestuesit dëmtuan përsëri objekte publike si semaforë si dhe dogjën disa kosha mbeturinash.
Protesta e djeshme në qendrën të Durrësit të organizuara për vrasjen e Klodjan Rashës u kthyen në një protestë shkatërruese duke thyer e djegur objekte të ndryshme nga protestuesit. Për këtë policia ka arrestuar në flagrancë gjatë protestave 7 persona, ka proceduar penalisht 15 persona, mes tyre dhe 3 organizatorët e protestave dhe ka shpallur në kërkim 2 persona.
Në pranga përfunduan G. Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M. pasi akuzohen "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Shkatërrim i pronës", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm".
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" 3 shtetas (organizatorë të protestës), dhe për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" 12 shtetas.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim, për veprat penale "Shkatërrim i pronës", "Kundërshtim i punonjësit të Policisë", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", e 2 shtetasve.
VIDEO/ Djegia kazaneve të plehrave nga protestuesit
-
Polici eshte hero ,,,llumi te qendroje 25 km larg tiranes...
Përgjigju -
Arrestoni saliun, meten,bashen, dhe kryemadhin,,ata kalamajte jane vegla,,qe i levizin keta te tjeret....
Përgjigju -
Tirana ne dit paqe esht e mbush ne mjete policie dhe polic qe sherbejn vetem per gjoba.Tani qe Tirana po digjet dhe shkaterrohet nga rugecerit e Berishes dhe Metes policet jan zhduk.Esht lene gjithcka ne dor te kriminelve.Nje qeveri qe nuk vendos rend dhe nuk i sherben popullit duke iu nenshtruar pkerave te ciftit Meta-Berisha nuk ka pse vazhdon te qendroj aty.Gabim i pafalshem te besh kurban ministrin.
Përgjigju-
Sala dhe Meta ate duan,qe policia te pergjigjet dhunshem dhe mundesisht te vritet ndonje protestues qe ta perdorin si preteks. Sala dhe Iliri nuk cojn femijt dhe niprat e vet ne protest por femijet e militanteve te tyre budallenj. Shkelzeni predh neper bote me dashnoren me milonat e babit kurse femijet e Ilirit jetojn ne Londer. Policia nuk duhet te bije pre e provokacioneve.
-
-
Nxirrni policin nga qelia o plehra thjesht beri detyren. Nuk keni bythe te beni shtet dhe shitet policin.
Përgjigju-
O ti polci esht hero hajde na i rruaj nje her K....
-








Komente
Komento