Dogjën dy makina në shtator, në pranga dy 18-vjeçarët në Durrës! Një në kërkim (EMRAT)

DURRËS- Dy 18-vjeçarë kanë rënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi kanë djegur dy automjete në 23 shtator. Ngjarja e qëllimshme zbardhet pas 3 muajsh nga blutë e Durrësit.

Në pranga kanë rënë Albjon Golemi, 18 vjeç, Ertin Hoxha, 18 vjeç, një i mitur është vënë në hetim, ndërsa në kërkim është shpallur 32-vjeçari Eridjon Rubener. Të katër në bashkëpunim me njëri-tjetrin doqën 2 makina qëllimisht më 23 shtator.

“Policia e Durrësit zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe  profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve. Në vijim të veprimeve u  bë identifikimi, kapja dhe arrestimi  shtetasve Ertin Hoxha, 18 vjeç dhe Albjon Golemi, 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi Eridjon Rubener, 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.  Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë