Dogjën mbeturinat afër tokës, por zjarri doli jashtë kontrollit e dogji 115 rrënjë ullinj, arrestohet 62-vjeçari, në hetim edhe një grua

Dogjën mbeturinat afër tokës, por zjarri doli jashtë kontrollit e dogji 115 rrënjë ullinj, arrestohet 62-vjeçari, në hetim edhe një grua

Foto ilustruese

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi teksa po digjet mbeturinat pranë tokës së tij në fshatin Bogo, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur 15 rrënjë ulliri. Po ashtu në fshatin Lekaj po në Kavajë, është vënë në hetim një grua pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke dhe 100 rrënjë ulliri.

‘Ndezën zjarre në fshatrat Bago dhe Lekaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke dhe 115 rrënjë ulliri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Kavajë:

-arrestoi shtetasin B. K., 62 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 15 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. M., banuese në fshatin Lekaj, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që kjo shtetase ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke dhe 100 rrënjë ulliri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Digjet prej 10 ditësh Mali i Thatë, avioni rumun vijon punën për shuarjen e zjarrit Parkun Kombëtar të Prespës! Video e aksionit nga ajri


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë