Digjet prej 10 ditësh Mali i Thatë, avioni rumun vijon punën për shuarjen e zjarrit Parkun Kombëtar të Prespës! Video e aksionit nga ajri

Prej 10 ditësh vijon të digjet Mali i Thatë, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespes. Edhe pse prej ditës së djeshme në aksion është një avion rumun ende nuk janë shuar.

Një ditë më parë ministria e Mbrojtjes njoftoi se dy avionët ushtarakë rumunë u mobilizuan falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civil ka realizuar deri tani dy hedhje shumë të sakta dhe është duke u përgatitur në bazën e Kuçovës për hedhjen e tretë.

Ndërhyrja nga ajri dhe toka me 120 forca të angazhuara do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, duke shpresuar se falë këtij operacioni kompleks të bëjnë të mundur shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Zjarr në fshatin Çiflik në Lushnjë, digjen sipërfaqe me ullishte

Një vatër zjarri ka djegur sipërfaqe me ullishte këtë paradite në fshatin Çiflik njësia administrative Fier-Shegan. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ndërprenë rrugën e flakëve drejt banesave të lagjes së shkollës.

Çdo vit zjarri nuk ka munguar në këtë kodër. Në këto momente zjarri është izoluar dhe pi shuhen vatrat e fundit. Rreth 2 hektarë ullishte janë përpirë nga flakët e zjarrit. Përveç zjarrfikëses vetë Lushnjës me dy mjete kanë mbërritur me urgjencë dhe forcat e rendit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm në këtë pjesë të kodrave pranë vendit ku hidhen mbeturina në dalje të fshatit Çiflik gjë që e konfirmon dhe një banore e zonës.

Zjarret ditët e fundit janë bërë gangrenë në Lushnje ku janë djegur hektarë të tëra pyll në Lekaj, mbi 30 hektarë ullishte ditën e djeshme në Lushnje dhe Karbunarë.

Sipas burimeve për zjarrin e djeshëm në kodrat e ullishtave në Lushnje dhe Karbunarë policia ka ndaluar një shtetas që fillimisht  ka ndezur zjarr në pronën e tij në kodrën e Bajameve dhe më pas zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur hektarë të tërë me ullishte.

Ora 09:55
Dogjën mbeturinat afër tokës, por zjarri doli jashtë kontrollit e dogji 115 rrënjë ullinj, arrestohet 62-vjeçari, në hetim edhe një grua

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi teksa po digjet mbeturinat pranë tokës së tij në fshatin Bogo, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur 15 rrënjë ulliri. Po ashtu në fshatin Lekaj po në Kavajë, është vënë në hetim një grua pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke dhe 100 rrënjë ulliri.

‘Ndezën zjarre në fshatrat Bago dhe Lekaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke dhe 115 rrënjë ulliri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Kavajë:

-arrestoi shtetasin B. K., 62 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 15 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. M., banuese në fshatin Lekaj, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që kjo shtetase ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke dhe 100 rrënjë ulliri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.’- njofton policia.

Ora 09:39
Vijon digjet prej 15 ditësh mali i Valikardhës në Bulqizë, shkrumbohen rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishe

Vijon të jetë aktive prej 15 ditësh vatra e zjarrit në malin e Valikardhës në njësinë administrative Zerqan Bashkia Bulqizë.

Me gjithë ndërhyrjet e zjarrfikësave Bulqizë, shërbimit pyjor dhe disa forcave të ushtrisë, nuk është bërë e mundur fikja e këtij zjarri.

Flakët janë favorizuar dhe nga temperaturat e larta, por erërat, smogu dhe tymi ka mbuluar të gjithë fshatrat e Fushë-Bulqizës dhe deri në qytetin e Bulqizës, duke u bërë problematik për banorët.

Vatrat e zjarrit janë përhapur në mënyrë të frikshme, duke përfshirë rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishë e zezë duke i demtuar ato.

Bëhet me dije se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri për ta fikur, por nuk kanë mundur ta fikin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare