Dogji 8 ha pyje për hapjen e kullotave të reja, kapet i riu në Mirditë

Dogji 8 ha pyje për hapjen e kullotave të reja, kapet i riu në Mirditë

Zjarri në Mirditë

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet të jetë autori i zjarrit të madh në Mirditë, ku u dogjën rreth 8 ha pyje.

Policia ka arrestuar shtetasin Edmond Marku, banues në Mirditë, pasi në fshatin Thirrë ka ndezur zjarr me në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja. Për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, zjarri është përhapur duke djegur rreth 8 ha mjedis pyjor.

Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e krimeve, u arrestua shtetasi Edmond Marku, 29 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se në vendet e quajtura "Pylla e Thirres", "Livadhi i Drenit" në Thirrë Mirditë, ka ndezur zjarr në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja, ku për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, ky zjarr është përhapur duke djegur rreth 8 ha mjedis pyjor.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor" parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai Cuni Nga Cakrani: 28/04/2018 12:41

    kalbeni ne burg dhe sekuestrojini pasurine per te rimbjelle zonen, sesoni veror sapo ka filluar dhe po u tolerua me keta shpellare, shqiperise nuk do ti mbetet asnje peme,duhet moratorium per ruajtjen e pyjeve dhe ligje radikale ku krimi ndaj natyres te barazohet me krimin ndaj njeriut, perndryshe shqiperia do te behet toke e djegur e nje grupi shpellaresh

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/04/2018 12:00

    Neandërtal Bajgë....Bajgë!

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/04/2018 11:39

    Po të kishte shtet do e çonte në punë të detyruar lidhur me zinxhirë për të rimbjellë zonën. Bajgat lulëzojnë kur shteti është bajgë. Shpejt ushtria të marë në dorë situatën e përgjithshme në të cilën ndodhet vendi. Vetëm ushtria mund të “pastrojë” bajgllëkun dhe të konsolidojë vendin!

    Përgjigju
  • Erik: 28/04/2018 10:19

    Merrjani gjithe pasurine qe ka plehra dhe bejini peme nga fillimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë