Dogji burrin dhe vjehrrën/ Gjykata dënon me 35 vite nusen vrasëse dhe jep burg përjetë për të dashurin e saj

Dogji burrin dhe vjehrrën/ Gjykata dënon me 35 vite nusen vrasëse dhe jep burg përjetë për të dashurin e saj

Hysnie, Olsi, Selkie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi

Gjykata e Vlorës jep burg përjetë per Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallarin, të cilët akuzohen për vrasjen e më pas djegien e bashkëshortit dhe vjehrrës së Hysnies.

Denimi i tyre do te kryhet në një burg të sigurise se lartë. Ngjarja makabër tronditi Vlorën më 22 janar të vitit 2018 ku Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi vranë bashkëshortin dhe vjehrrën e Hysnies, Olsi dhe Selkie Hoxhallari.

Shkak i kësaj vrasje është bërë lidhja e fshehtë që Hysnija kishte me Kasëmin. Krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të kësaj vrasje dhe moskallëzimit të krimit. Gjithashtu u kërkua dhe rishikimi i akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri-tjetrin. 

Avokati Zotaj pretendoi se klientja e tij nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtë martesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi. Sakaq, prokurori Maksim Dita më seancën e mëparshme  kërkoi 35 vite dënim për Hysnie Hoxhallari dhe dënim të përjetshëm për  Kasëm Pirjasi. Çka u pranua nga gjykata në vendimin përfundim

Vendimi i Gjykatës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'