Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Dashamir Xhepës, personin që vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi trupin e pajetë në ferra.

Pretenca është dhënë ditën e sotme nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar gjyqtarit Artan Gjermeni, të dënojë Xhepën me burg përjetë.

Krimi i rëndë ndodhi në shkurt 2019, ndërkohë Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.

Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”-ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.