TIRANE- Ish-zv.kryeministri shqiptar, njëherësh dhe ish-kryetar Kuvendit, deputeti socialist Namik Dokle nuk ka munguar që të ironizojë qeverinë “Berisha” që qeverisi vendin për 8 vite me radhë si qeveri të konsumimit dhe të mospagesës. Duke përdorur rrjetin social facebook në profilin e tij personal, Dokle tha se Berisha asnjëherë nuk ka paguar, duke filluar nga bizneset dhe duke përfunduar te borxhet e marra.
“Qeveria- "haemospahuaj"!-Po, po, e tillë ishte ajo që iku. Sot Kuvendi votoi ligjin mbi "Auditimin e borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj". Dhe e dini sa dhe për çfarë kanë marrë borxhe?! Miliona e miliona euro dhe lekë të papaguara për punë të kryera në rrugë, ujësjellës, shkolla, zyra etj. Miliona e miliona të tjera për telefona, drita dhe ujë zyrash të papaguara.(A thua u kanë borxhe edhe berberëve dhe parukierëve që i thërrisnin në zyrë?!) Miliona për karburant dhe riparim makinash.
Dhe së fundi... miliona të tjera të papaguara për... dreka dhe darka nëpër restorante të shtrenjta. Ha dhe mos paguaj! Pi dhe mos paguaj! Të paktën milionat e restorantëve dhe të qejfeve të tjera, këta duhen detyruar që t'i paguajnë nga xhepi i tyre ose nga kuleta e grave të tyre, apo jo?”, deklaron Dokle. Për herë të parë është bërë prezente se eksponentë të kësaj qeverie kanë kryer dhe shërbime personale me paratë e shtetit, duke lënë një faturë borxhi për qeverinë socialiste. Ndërkohë që gjithçka është e bërë e ditur ditën e djeshme, teksa në Kuvend është miratuar ligji i auditimit të këtyre borxheve, pas kërkesës e të biznesit që kërkon paratë.
Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com