Doktor po lodhesh kot!

Doktor po lodhesh kot!

Me lek, pa lekë, me patronazhistë, pa patronazhistë, Sali Berisha dhe opozita i kanë humbur zgjedhjet lokale të 14 majit. Këtë e dinë të gjithë tanimë dhe i vetmi që vazhdon një betejë pa bereqet në këtë aspekt është Sali Berisha. Nga makthi i brendshëm që ka se mos e fajësojnë për humbjen, ai ka nisur një fushatë propagandistike për të provuar se zgjedhjet nuk u humbën, por u vodhën. Në fakt si Berisha, si bashkëpunëtorët e tij e dinë se çfarë do që të thonë e pretendojnë zgjedhjet kanë mbaruar dhe fituesi është përcaktuar.

Çështja është se në këtë përpjekje të pakuptimtë, vetëm sa po harxhohet energji dhe kohë e kotë për të krijuar një bindje e cila nuk ka për t’u krijuar te askush pasi përtej çdo shkaku, forme apo mënyre spekulative që ka përdorur Rama dhe PS për të kompromentuar procesin zgjedhor, rezultati sërish nuk do të ndryshojë dhe zgjedhjet nuk do të përsëriten. Në këto kushte edhe pse do duhej të pranonte humbjen dhe të bënte një analizë reale dhe të thellë të shkaqeve pse shqiptarët nuk po besojnë te opozita, Berisha duhet te kthejë sytë nga aksioni politik i 2025-ës, nëse nuk ka ndërmend të konkurrojë me Bashën se kush humbet me shumë zgjedhje.

Sa kohë merret me denoncime pa vlerë sporadike, në bashki periferike, kur ka humbur thellë Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe për t’i vënë kapak edhe Shkodrën, duhet të fillojë të mendojë se cila është mënyra për të sfiduar makinerinë “vrasëse elektorale” të Edi Ramës. Dhe kjo bëhet përmes një procesi të besueshëm dhe real që nis që nga pranimi i humbjes prej tij të paktën brenda grupimit që drejton dhe përtej faktit se kush e kritikon, gazetarë, analistë apo kundërshtarë. Të gjithë e dinë se në këto momente Berisha është themeli për të mos u shpërbërë edhe ajo pjesë e PD dhe elektoratit të saj që ka mbetur si opozitë. Por kjo është e pamjaftueshme për të krijuar besim se 2025-a nuk do të prodhojë humbjen e radhës.

Ndaj nëse Berisha do fitoren dhe rrezimin e Ramës kjo e deritanishmja është rruga e gabuar dhe me shtigje të mbyllura. Duke qenë se ka harruar dhe revolucionin e nisur me aq shumë vitalitet dhe meqë revolucioni iu fik rrugës, mirë është ta rindezë por duke nisur për së pari brenda kupolës që mbështjellë altarin e tij nga servilë e njerëz që vegjetojnë. Ai duhet të spastrojë me ose pa mirëkuptim të gjithë “artopalantët mediokër” në PD, që jo vetëm nuk prodhojnë vota, por krijojnë antipati dhe alergji në publik.

Duke pastruar territorin prej “xhaketave të vjetra” jo si moshë por si mendësi, që ekzistojnë vetëm për të plotësuar humorin personal të Berishës, ai do të krijojë habitatin që në parti të afrohen njerëz dhe kapacitete të papërlyer e që në publik kanë reputacion të pëlqyer. Nuk është më politika e para 20 viteve. Tani është gjithçka imazh dhe ndërveprim publik. Nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë Berisha nuk ka qëllim të fitojë zgjedhjet, por thjesht të ekzistojë në politikë për qëllime dhe axhendë tjetër. Dhe kjo nuk është axhenda e demokratëve dhe çdo opozitari, madje edhe çdo shqiptari që nuk është dakord me prepotencën apo fodullizmin qeveritar që sa vjen e rëndohet.

Njerëzit duan të shohin alternativën dhe ndryshim e ky ndryshim duhet ndërtuar mbi besim dhe njerëz që e mbartin atë. Me këta njerëz qe ka pranë vetes aktualisht dhe me këtë qasje të derisotme, Berisha nuk ofron alternativën që kërkojnë shqiptarët.

Nëse ai është peng i mirënjohjes ndaj shërbëtorëve të tij të së shkuarës në pushtet, të garantuar ka edhe humbjen e radhës edhe një tjetër fund më të turpshëm se ai i vitit 2013. Revolucioni kërkon vendime dhe sakrifica të forta. Nise revolucionin nga vetja dhe brenda sojit doktor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Osmen: 12/06/2023 18:51

    Denis ,meqense e ke marrë përsipër këtë punë ,që të sqarosh kërë rezultat të ashtuquajturave zgjedhje ,a mund të na thuash edhe këtë ,se sip dihet në demokraci pushteti ndrrohet vetëm me votë ,po nlë shtetet diktatorjale dhe autoritare që nuk e njohin forcën e votlës ,apo e manipulojnë atë ,si ndlrrohet pushteti ?

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 12/06/2023 14:57

    Berisha berisha berisha, na keni c...r koken me kete mumje te shpifur. Berisha ka vdekur i jane bere dhe te tretat dhe te dyzetat dhe viti dhe te tera e po mos ta na i zini ne goje ju te madias me te tret e per lepjet do ti harrohet dhe varri.

    Përgjigju
    • Cubi: 12/06/2023 19:52

      Ah mi Dora kam vite qe shkruaj e bej komente qe sali ziu te pakten ka 10 vjet qe ka vdekur. Por ai ringjallet here pas here sa her del para gazetareve qe i shkojn pas gjith qejf Kam vite qe them te bojkotohet nga gazetaret se s'ka asnje vler,momentalsht s'ka as parti dhe keshtu ai zhduket si degjojm as zerin sja shohim as surratin e tij te salduar.

  • e drejta: 12/06/2023 13:34

    PD DHE BANDITI berisha ASNJEHERE NUK I KANE FITUAR ZGJEDHJET...VETEM I KANE VJEDHUR

    Përgjigju
    • Denisi: 12/06/2023 19:24

      AI. Nuk lken sepse i pelqen shume kur thoni ju doktori doktori

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja