Doktoresha shqiptare që iku në Itali të ndihmojë në luftën kundër COVID, vajza e mjekut të shëruar nga koronavirusi në Durrës

Doktoresha shqiptare që iku në Itali të ndihmojë në luftën kundër COVID, vajza e mjekut të shëruar nga koronavirusi në Durrës

Ornela Gelaj është një mjeke shqiptare që punon në Itali në vijën e parë me kolegët e saj të përballjes me COVID-19 në spitalin civil të Breshias.  Ajo iu bashkua kolegëve italianë si pjesë e ekipit me 30 mjekë dhe infermierë që u nisën nga Shqipëria për të ndihmuar Italinë fqinje në betejën e saj kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale fjalët që ka marrë nga doktoreshë Ornela.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me COVID-19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëron fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” - Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në Itali! Forca, jemi me ju", shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu.

Por ndërkohë, mësohet se doktoreshë Ornela është vajza e mjekut nga Durrësi i cili u konfirmua i infektuar më COVID 19 por tanimë është i shëruar dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ornela Gelaj

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave