Nëse këto bateri gëlltiten djegia që shkaktojnë është tepër e rëndë.
Ky paralajmërim është bërë pasi spitali "Great Ormond Street" ka raportur një rritje deri në 60% të rasteve të fëmijëve me pasoja të rënda nga gëlltitja e baterive.
Stafi i spitalit ka rrëfyer se shumë nga këta fëmijë pasi gëlltisin bateritë vuajnë nga djegie të brendshme që krijojnë vrima në organet jetësore.
Doktorët paralajmërojnë prindërit që t'i trajtojnë bateritë me të njëjtën vëmendje si ilaçet, detergjentet dhe helmet pasi rrezikshmëria është e njëjtë.