Një mjek në kujdesin intensiv amerikan ka postuar një video duke simuluar atë që një pacient i Covid-19 do të shihte në momentet e fundit të jetës.
"Unë ju premtoj se kjo do të jetë gjëja e fundit që do të shohin nëse nëna, babai juaj, ose fëmijët tuaj do të infektohen me Covid dhe si pasojë do të humbasin jetën", thotë Dr Ken Remy, ndërsa kishte veshur rrobat mbrojtëse dhe në duar mbante një laringoskop dhe një tub frymëmarrjeje.
Dr Remy, i cili punon në St Louis, Misuri, i tha mediave amerikane se ka trajtuar mbi 1.000 pacientë Covid dhe ka parë të intubohen mbi 100 prej tyre. Ai gjithashtu drejton laboratorin Covid në Universitetin e Uashingtonit që po teston trajtime të reja për virusin për të ndihmuar pacientët të mbijetojnë.
"Kjo situatë është më të vërtet serioze", thotë ai në video. "Ju lutem, ju lutem, respektoni masat paraprake për të zvogëluar transmetimin e sëmundjes, në mënyrë që të mund të parandalojmë në mënyrë efektive sëmundjen për ju dhe të dashurit tuaj."
SHBA janë vendi i cili ka shkallën më të lartë të infeksioneve në botë dhe të viktimave po ashtu, me një rritje të theksuar rasteve në valën e dytë.
Please listen as this is dire. I don’t want to be the last person that looks in your frightened eyes. #MaskUp @DrKenRemy1 @WUSTLmed pic.twitter.com/qwb4eERlfE
— Kenneth E. Remy, MD, MHSc, FCCM (@DrKenRemy1) November 21, 2020