Doktori Visar Berisha thotë se, pavarësisht sëmundjes, akademik Mustafa gëzon shëndet të plotë mendor e intelektuar. Thotë se gjendja gripoze e tij nuk i ka prekur asnjë aftësi mendore e intelektuale.
“Kryetari Mustafa sot është lëshuar nga Spitali pasi qëndrimi aty ishte me i pa nevojshëm. Përgjigja ne terapi ishte e shpejte dhe e mire. Kaq. S’ka me asnjë trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kërkuar është arritur. Tash mbetet vetëm faza përmbyllëse e që është rehabilitimi fizikal ne mënyrë qe sesibiliteti te marr formen e me hereshme. Kjo don durese dhe aktivitet intesiv fizikal”, ka shpjeguar për gjendjen shëndetësore të Mustafës doktori që i qëndroi pranë në kohën e trajtimit të Spitalin Amerikan.
Tutje mjeku Berisha sqaron Mustafa ka vetëm një grip sezonal i cili sipas tij u siëprfaq më mbimje gjymtyrës. Si pasojë e kësaj kreut të LDKsë iu prek sensibiliteti.
“Me marrjen e terapisë menjëherë u treguan shenja te hershme te përmirësimit dhe stabilitetit”, shpjegon mjeku në një postim në Facebook.
Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa iu desh të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një jave qëndrimi i shtrirë në një spital privat në Prishtinë.
Atij i duhet për t’u kuruar nga një grip sezonal, por që ka prekur me gjasë jo pak shëndetin e tij.
Kështu, gjendja shëndetësore e liderit opozitar duket se është pak më serioze sesa një grip i zakonshëm sezonal. Gazeta Express ka mësuar se ish-kryeministri nuk është në rrezik jete, mirëpo, për shkak të trajtimit me vonesë të gripit, gjendja i është komplikuar seriozisht.
Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë disa muaj.
Sipas burimeve të gazetës, mjekët dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.
Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik./GazetaExpress.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
