Dokufest do të mbahet nga data 5 deri 13 gusht në Prizren. Organizatorët sot kanë shpallur programin e filmave për edicionin e 15-të, duke theksuar se “janë bërë përzgjedhje nga një numër rekord aplikimesh”. Festivali do të prezantojë 238 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.
Përzgjedhja e këtij viti përfshinë një numër të madh të filmave dokumentarë, të filmave të shkurtër dhe eksperimentalë, të cilët do të shfaqen në kinematë e njohur të Prizrenit.
Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmbërës dhe eskpertë të ftuar ndërkombëtar dhe lokal, punëtori dhe konferencë të teknologjisë. Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFest pohon se “Përzgjedhja e filmave që fokusohet në çështjen e Korrupsionit si dhe dy fenomeneve që shkojnë bashkë me të, Fuqisë dhe Rrenave, është kuruar posaçërisht për të përkuar me temën.”. Dokufest do t’i bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe të botës Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali poashtu do t’i bëjë homazh edhe Chantal Akerman, një tjetër mjeshtër i kinemasë që ndërroi jetë vitin e kaluar.
Filmat e shkurtër të nominuar për Oscar, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqen të arrijnë Evropën janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti.
“DokuFest po feston edicionin e tij të 15-të me një program eklektik të filmave. Ne shpresojmë që ata do t’ju mahnisin, emocionojnë dhe befasojnë aq sa edhe neve”, tha Veton Nurkollari, drejtori artistik i festivalit.
Foto të tjera..Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
49.5%
-
Jashtë
17.5%
-
Nuk lëviz
33%
Vota total: 1480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!
7 Gusht, 17:12
-
Namir Lapardhaja: Nuk mundet Rama, duke pasur idhull 'Ramën' tuaj
7 Gusht, 17:05
-
S’ulet norma bazë e interesit! Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
7 Gusht, 17:04
-
Banorët e pallatit denoncojnë Adriana Kalanë për ndërtim pa leje, nisin hetimet, IMT e gjobit dhe vendos prishjen e objektit shtesë
7 Gusht, 16:55
-
Dua Lipa e nominuar në tre kategori në MTV Video Music Awards 2024
7 Gusht, 16:51
-
Bashkia e Tiranës internshipe me pagesë për të rinjtë, Veliaj: Bëhuni pjesë e ndryshimeve të mëdha dhe punëve të mira për Tiranën
7 Gusht, 16:46
-
Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj
7 Gusht, 16:35
-
Lufta në Ukrainë/ Kievi sulmon rajonin rus të Kurskut: 5 të vdekur, 20 të plagosur! Putin: Sulmi ukrainas është një provokim në shkallë të gjerë
7 Gusht, 16:15
-
Karbohidratet apo yndyrnat, cilat ju pengojnë për të humbur peshë
7 Gusht, 16:03
-
Grupi parlamentar i PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës
7 Gusht, 15:57
-
Paris 2024/ Vendosen dy rekorde të reja në Atletikë
7 Gusht, 15:50
-
Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie
7 Gusht, 15:44