Rektori i Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, ka lëshuar pak ditë më parë një urdhër që personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe jo vetëm, ti ndalohet pjesëmarrja në çdo aktivitet politik dhe shprehja e bindjeve të tyre politike edhe jashtë orarit zyrtar të punës.

Rektori kërkon që studentëve tu ndalohet që të bëjnë fushatë dhe të mbajnë parrulla politike në duar.

URDHËR Nr 14. dt. 10.04.2025. PËR RESPEKTIMIN E AKTEVE NËNLIGJORE DHE RREGULLAVE NË FUQI, TË DETYRUESHME PËR ZBATIM GJATË PROCESIT PËR ZGJEDHJET NË KUVENDIN E SHQIPËRISË, QË DO TË ZHVILLOHEN MË DATË 11.05.2025

Në mbështetje të Ligjit nr. 80/2015, datë 17.09.2015, "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", neni 39; Ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008. "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, neni 77 dhe neni 78. pika 6: Statutin e UBT-së të miratuar me urdhrin nr. 586, datë 02.12.2024 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, neni 23; Vendimit nr. 9. datë 24.10.2020, të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, neni 5. pika 3: si dhe mbështetur në Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 122, datë 26.02.2025 "Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme për vitin 2025", Rektori

URDHËRON:

1) Në të gjitha njësitë përbërëse të Universitetit Bujqësor të Tiranës të garantohe, dhe të respektohet neutraliteti politik.

2) Në rastet kur në ndonjë njësi ka personel të regjistruar si kandidat për deputet, personeli në fjalë pezullohet nga detyra që nga momenti i regjistrimit si kandidat dhe deri në përfundim të numërimit të votave në zonën ku kandidon.

2. Për personelin të cilët nuk njoftojnë për kandidimin në zgjedhje merret masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

3) Personelit akademik, ndihmës akademik, administrativ gjatë orarit zyrtar të punës dhe studentëve gjatë veprimtarive akademike u ndalohet çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari me karakter politik brenda mjediseve të institucionit.

4) Personelit të sipërpërmendur auk i lejohet përdorimi i funksionit, pozitës, veprimtarisë akademike apo burimeve financiare/materiale të institucionit, me qëllim favorizimin e ndonjë partie politike, koalicioni apo kandidati në zgjedhje.

5) Vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucionit, personelit akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe studentëve u lejohet të marrin pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore.

6) Gjatë pjesëmarrjes në veprimtari politike apo zgjedhore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucionit, personelit akademik, ndihmës akademik, administrativ si dhe studentëve, u ndalohet:

a) të shprehin publikisht bindjet apo preferencat e tyre politike;

b) të bëjnë fushatë për ndonjë subjekt zgjedhor apo kandidat;

c) të marrin pjesë në manifestime me pankarta, parrulla apo mjete të tjera të shkruara e të ekspozuara publikisht.

7) Personeli akademik, ndihmës akademik dhe administrativ ka të drejtë të angazhohet si komisioner në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pas njoftimit zyrtar drejtuar Njësisë Kryesore dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike. Ky angazhim nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale. 8) Ndalohet çdo forme presioni ose detyrimi ndaj personelit apo studentëve për të marrë pjesë në fushatë zgjedhore, si dhe premtimi apo ofrimi i favoreve për këtë qëllim.

9) Mosrespektimi i këtij urdhëri përbën shkelje të disiplinës institucionale dhe trajtohet sipas parashikimeve të legjislacionit për arsimin e lartë, të Kodit të Punës dhe rregulloreve të brendshme të UBT-së. 10) Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Njësitë Kryesore, Njësitë bazë si dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. REKTORI Prof. Dr. Fatbardh SALLAKU.