DURRES- Procedohen penalisht 3 persona, për flasifikim të dokumenatve të aplikimit për pasaportë biometrike, në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se janë proceduar penalisht shtetasit B.D., 49 vjec, lindur e banues ne Tirane. Gjatë aplikimit per pasaporte biometrike ne Tirane ky shtetas ka paraqitur prane qendres se aplikimit dokumenta të rreme (me gjeneralitete të një shtetasi me te njejtin emer, i cili ka aplikuar për pasaportë ne Durres).
 
G.D., 18 vjec, lindur e banues ne Durres, i cili gjate aplikimit per pasaporte biometrike ne Durres, ka paraqitur dokumenta te rreme (me gjeneralitete të një shtetasi tjetër i cili ka aplikuar në një tjetër qendër në Durrës).
Dh.M., 40 vjece, lindur e banuese ne Durres, e cila gjatë aplikimit per pasaporte biometrike ne Tirane ka paraqitur te dhena te rreme (te nje shtetaseje me te njejten emer qe ka aplikuar ne një nga qendrat e aplikimit në Durrës). Ndaj 3 personave ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire nen akuzen e fallsifikimit te letërnjoftimeve, pasaporteve apo vizave.