Dokumentar për ‘Emancipimin e turmave’, regjisori: Historia e individëve që kanë dalë prej tyre, shumë e trishtë!

Premiera e dokumentarit “Emancipimi i turmave” me regji të Ervin Lerës u prezantua në kinema “Millenium”. Kohështrirja e këtij dokumentari që sjell në vëmendje jo vetëm ngjarjet më të rëndësishme që kanë përshkruar vendin tonë, protesta apo marshime politike, por edhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare nga regjimi komunist deri në ditët e sotme ka si protagonistë; studiuesin Përparim Kabo, politologun Afrim Krasniqi dhe publicistin Ben Andoni. Regjisori që sjell protestat e studentëve të dhjetorit në vitin 1990, eksodin shqiptar apo hapjen e ambasadave, masakrat e pazbardhura në 2 prill të vitit 1991 në Shkodër, rebelimin e shqiptarëve në vitin 1997, e pa harruar veçanërisht protestat e studentëve në vitin 2018, na rrëfen arsyet, se përse ka zgjedhur që të realizojë një dokumentar për “Emancipimin e turmave”.

“Kam zgjedh turmat, sepse është masa më e madhe e shoqërisë. Është ajo masë që shkëputet nga shoqëria dhe harron që është pjesë e shoqërisë, por tregon një pjesë të personalitetit të një shoqërie, për të mos thënë pjesën më të madhe të shoqërisë, që reflekton edukimin edhe traditën”, shprehet regjisori Ervin Lera.

Ndonëse shoqëria shqiptare, prej mëse 30 vitesh vazhdon që të jetë në tranzicion, jo vetëm politik, ekonomik, por edhe kulturor, Lera cilëson si protestat më qytetare edhe “të emancipuara” protestën e studentëve.  

“Nëse marrim dy protestat e studentëve (’90 dhe 2018) pa diskutim që janë më të qytetëruarit. Protestë model është ajo e vitit 2018 dhe kjo është për t’u shënuar”.

Por çfarë duhet të presim nga këto turma të indinjuara dhe të rebeluara? Çfarë na ka mësuar deri më tani individualiteti i individëve, që kanë dalë prej tyre? A duhet që të reshtim së kërkuari apo detyra e çdokujt është që ta ndryshojë këtë realitet shoqëror? Regjisori Lera thotë se:

“Historia e individëve, sidomos atyre që kanë dalë nga turma në historinë e Shqipërisë, është shumë e trishtë. Ndoshta, duhet që të nisim të kërkojmë, që ne si individë edhe tërësia e kërkesa e secilit prej nesh të përbëjë realitetin e shoqërisë në atë që kërkojmë, deri ku e kërkojmë edhe sa këmbëngulim”.

Dokumentari “Emancipimi i turmave” u realizua edhe me kontributin  e Agim Kurit, Gjergji Panos dhe me muzikën e realizuar nga Everest Ndreca.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK