Filmin dokumentar “Amy” dedikuar yllit të muzikës xhaz, këngëtares Amy Winehouse së shpejti do të jepet edhe në DokuKino në Prizren. Ky film i producentit Asif Kapadia sjell një kronikë të ngjitjes e rënies së këngëtares, ku shfaqen detaje të panjohura nga jeta e saj.

Kapadia ka shfrytëzuar videot amatore të regjistruara nga miqtë, por edhe video nga producentët e Amy-t, materiale nga koncerte, intervista në publik dhe seanca regjistrimi. Regjisori ka krijuar një portret magjepsës të këngëtares së talentuar është thënë pas premierës së dokumentarit “Amy”.

Ardhjen e filmin e kanë paralajmëruar organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit – DokuFest.

Regjisori Kapadia përmes videove personale pafund, që ajo ka me miq dhe familjarë, ai sjell fjalët dhe mendimet e vetë Amy-t. Filmi thekson ironinë tragjike se vetë Winehouse nuk e përballonte dot talentin e saj të jashtëzakonshëm….

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)