5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me dokumente të falsifikuara, në aeroportin e Ciampinos.
Mosha dhe identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur pasi policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e falsifikatorëve, por mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës midis 25 dhe 30 vjeç.
Të arrestuarit kishin ngritur një strategji mjaftë të veçantë për të kaluar aeroportin, por që në fund dështoi. Procedurën e veçantë e quanin 'Shkëmbimi', ku prisnin biletën e kombinonin, një në emër të dokumentit dhe kuponit që dispononin dhe një në emrin e dokumentit të falsifikuar.
Pasi u arrestuan ata janë verifikuar dhe më pas janë dënuar me një vit e gjysm burg por që u pezullua pasi nuk kishin precedent penal të mëparshëm. Por në rast se kjo do të përsëritet ata i pret një dënim shumë herë më i madh.
Komento