Dokumentet e Luftës që u mbajtën sekret/ Në Shqipëri, 40 avionë të rrëzuar dhe 193 parashutistë të vrarë e kapur rob…

Dokumentet e Luftës që u mbajtën sekret/ Në Shqipëri, 40 avionë të rrëzuar dhe 193 parashutistë të vrarë e kapur rob…

Memorie.al publikon dokumentet e panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë me faksimilet përkatëse ku pasqyrohet veprimtaria e aviacionit angloamerikanë në Shqipëri në vitet 1943-1944, të cilat për afro 45 vjet me rradhë regjimi komunist i mbajti top sekret dhe nuk i hapi kurrë dosjet e tyre. Në dosjet arkivore të fondit “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri” për një periudhë kohe 14 mujore, gurojnë 40 avionë të rrëzuar dhe më shumë se 193 parashutistë të vrarë apo të kapur rob nga gjermanët…Shtrembërimi, falsikimi dhe manipulimi i historiograsë zyrtare nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës që zgjati për gati gjysëm shekulli me radhë, fatkeqësisht vazhdoj po me të njëjtën mënyrë edhe pas viteve ’90-të…?! Kjo gjë shihet qartë në tekstet zyrtare të historisë së Shqipërisë, Memorie.al po publikon disa nga këto dokumente të fondit “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri”, ku rezulton se në një periudhë kohore 14 mujore, (shtator 1943-nëntor 1944, në Shqipëri janë rrëzuar rreth 40 avionë aleatë, ku janë vrarë, zhdukur pa asnjë gjurmë, apo kapur rob nga forcat e xhandarmërisë shqiptare dhe gjermanët, më shumë se 193 parashutistë anglo-amerikanë. Memorie.al i disponon të plota të gjitha këto dokumente bashkë me fotot përkatëse dhe nisur nga fakti se për këto ngjarje historike, vazhdimisht ka pasur dhe vazhdon të ketë reagime dhe kontestime të ndryshme, (nga gazetarë, studiues, historianë, politikanë etj.) për të qenë sa më të saktë në këto gjëra, një pjesë të këtyre dokumenteve po i botojmë të plota dhe pa asnjë shkurtim, ashtu sikurse janë shkruar plot 75 vite më parë. Qytetet dhe fshatrat ku u rrëzuan 40 avionët aletatë Ashtu sikurse u shprehëm edhe pak më lart, në dokumentet arkivore të fondit “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri në vitet 1941-1944”, të cilat kemi mundur të hulumtojmë, rezulton se vetëm në vitet 1943-1944 në Shqipëri të jenë rrëzuar rreth 40 avionë anglo-amerikanë. Dhe konkretisht: në Kamic e Pjetroshan, të Tuzit, Mali i Bardhë i Ulqin e rrethinat e tij në Malin e Zi, Suhadoll, Delimexh, Gilmanic, Germicë, Suharekë, Gradec, Pejë, Prizren e Prishtinë të Kosovës, Vermosh, Bajzë, Velipojë, Hot, dhe Grudë të Shkodrës, Iball e Pukës, Fan, Shebe e Perlat të Mirditës, Shënkoll dhe Lezhë, Dibër, Luz i Fushë-Krujë, Shijak dhe Karpen i Kavajës. Nga këto, në këtë shkrim po botojmë vetëm një pjesë dokumenteve ku bëhet fjalë për avionët e rrëzuar në Malin e Zi, Kosovë dhe Mirditë.

28.VII.1944, 15 parashutistë USA të kapur rob në Shebe e Fan të Mirditës

Shteti Shqiptar. Arma e Gjindarmërisë Shqiptare. Komanda e Qarkut. Nr. 1396/2 Prot. Shkodër më 31 korrik 1944 Shkurtimi: Mbi djegien e një aeroplani e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit. Komandës së P. Gjindarmërisë (Zyra e I-rë) Tiranë. Parashtrojmë se më datën 28 të këtij muaji ora 11.30 në vëndin e quajtur Guri i Zi të katundit Shebe komunës Perlatit, N/prefekturës Mirditë, asht rrëzue një aeroplan amerikan katër motorrësh tue u djeg krejtësisht, dhe ekuipazhi i saj të përbam prej 10 vetash të gjithë shtetas amerikan kanë zbritë me parashutë, nga të cilët katër kanë ramë në katundin Shebe e 6 në katundin Perlat, bnë këtë moment janë pamun prej Fuqis Gjindarmëris së Mirditës nën komandën e Kapiten Ndue Bajraktarit, i cili menjëherë me masat e marruna ekuipazhin e përmëndun e ka arrestue të cilët 4 i ka gjet në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe e 6 të tjerë në shtëpinë e Frrok Gjetës në katundin Perlat, prej të cilëve 9 veta i shoqëroj për në Komandë, kurse 1 prej tyne tuj qenë i plagosun dhe tuj mos qenë në gjendje udhëtimi e ka sigurue tuj e lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe. Aeroplani thuhet se ka qenë me bombardime në Rumani e mbasi kishte shkarkue, në kthim asht prishë ose plagosë prej kundërajrorëve gjermanë dhe kështu s’ka pasun mundësi udhëtimi ma gjatë tuj u djegë në vëndin që u tregua sipër. Gjithashtu edhe në trupin e tyne nuk asht gjend asnjë send privat përsipër ose material luftarak vetëm vesh-mbathja që kanë.

Personat e ekuipazhit janë këta: 1. Ist. Lt. Havog B. Million. Matrikulli 0-755484.

2. Sgt. Earl A.Sehrot Zberger-36858330.

3. Lt. Ross Yl. Lemanson-0718351.

4. Lv. Shomas L.Harrie-07702042.

5. Sgt. Edvord L.Vanslike-37494449.

6. S.Sgt. Fohu Neupanne-32606685.

7. Lt.Elande L.Postit-o-705415.

8. Scot. Bensand Usinbengen-13121283.

9. Sgt. Ceyrue D.Reed-19060885.

10. S/Set. Albert Eraddock—i plagosun.

Njitun edhe një cop letër (busull) e shkrume në gjuhë të ndryshme që u asht gjetë përsipër,bashkë me të përmendurit u janë dorzue Kom. Gjermane.

Prefekturës Komiserisë Policisë.

Parashtrohet për dije Komandant’i Qarkut të Gjindarmërisë. MAJOR Llesh Marashi

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944 Dosja. 65. Fl.194)

Në një dokument tjetër arkivor që mban datën 30.III.1944, ku nënprefekti i Mirditës, S.D, në një informacion që i dërgon Prefekturës së Shkodrës, shkruhet: “Në lidhje me urdhrin Nr.6/3 datë 11/III/1944, kemi nderin me Ju parashtrue se, me datën 23 të k.m në orën 11.30 në zonën e katundit Thirrë të Komunës Fan, asht rrëxue nji aeroplan Inglez: ekuipazhi i të cilit përmbante pesë ushtarakë me këto grada: 1. Nëntoger, 1. Kapterr, 2. Rreshtera dhe një ushtar, të cilët tue përtyue nga parashutat kanë ra në tokë e të gjithë janë shndosh. Personeli i mësipërm mbasi u hetuen u xunë llë ju dorzune Komandës Ushtarake Gjermane këtu.

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja.65 Fl. 30)

30 parashutistë amerikanë të vrarë dhe rob në komunën e Ulqinit

Në morinë e madhe të shumë dokumenteve arkivore që përmban fondi “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri në vitet 1940-1944”, të cilat ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, janë edhe tre dokumente të nënshkruara nga Komandanti i Gjindarmërisë së Qarkut të Shkodrës, major Llesh Marashi, në të cilat itet për tre avionë të rrëzuar në Komunën e Ulqinit. Në dokumentin që mban datën 25.1.1944, Major Llesh 11/13/2019  5/11 Marashi, në telegramin që i dërgon Ministrisë së Mbrendëshme në Tiranë, shkruan: “Rrethi i Ulqinit lajmëron se me datën 24 udhëtues ora 15 për mungesë benzine ka zbrit nji aeroplan Tipit Amerikan dhe ekuipazhi i përbamë prej 10 vetash janë zanë rob prej Ushtrisë Gjermane pikë”.

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 93. Fl.1)

Në dokumentin e dytë që mban datën 11 prill 1944, në informacionin që i dërgohet Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë në Tiranë, major Llesh Marashi i shkruan: “Rrethi i Ulqinit na njofton se me datën 30/3/1944 asht rrëzue në Porto-Milano nji aeroplan Englez, ekuipazhi i përbamë prej 10 vetash asht marrë nga ushtrija Gjermane e atjeshme pikë”.

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl.45)

Ndërsa në dokumentin e tretë që mban datën 31 gusht 1944, në informacionin që i dërgohet po Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë në Tiranë, major Llesha Marashi, i shkruan: “Me datën 25.8.1944, ora 15 në vëndin e quejtun Mali i Bardhë, afër Kenret rrajoni i Ulqinit asht rrëzue nji aeroplan amerikan dhe si ka ra në tokë asht djegë fare. Ekuipazhi kanë pështue tue ranë me parashuta të cillët ishin 11 persona ndër të cilët nji Ocer. 10 veta t’ekuipazhit u kapën nga ana e Gjermanëvet dhe 1 asht në det”.

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl.206)

  24.VIII.1944, 19 parashutistë të rënë në Prizren e Rahovec

Dokumenti tjetër arkivor i cili mban datën 24.VIII.1944, në një njoftim për Ministrinë e Mbrendëshme (Zyrës Po.litike) në Tiranë, Prefekti i Prizrenit, Shaqir Curri, shkruan: “Ju parashtrij se me datën 17 të vazhduesit në rrajonin e Komunës Serbica e Epërme në afërsi të katundit Glanicë, asht ulë një aeroplan  katërr motorrësh Englezë. Ekuipazhi i tij i përbamë prej 9 vetash sa kanë zbritë në tokë i kanë vu zjarrmin aeroplanit. Të nantë personat e zbritur janë m,arrë në dorzim nga autoritetet ushtarake Gjermane. Gjithashtu në rrethin e Rahovecit asht rrëxue një tjetër aeroplan, ekuipazhi i të cilit i përbamë ptrej 10 vetash ka zbritur me parashtutë në rrethin e Suharekës. Këta mbasi janë arrestue prej Komandës së Rrethit të atjeshëm, janë dorzue autoriteteve ushtarake Gjermane. Në këtë aeroplan asht gjet vetëm një mitraloz i prishun. Katër të tjerë që janë lëshue në rrajonin e Komunës së Banjës ndodhen në magazinën e Rrethit t’atjeshëm, por dhe këta të prishun”.

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fl.9)

 

 15.VII.1944, 15 parashutistë  USA të kapur në Tuz e Podgoricë

Dokument arkivor që mban datën 19 korrik 1944, ku Komandanti i Qarkut të Gjindarmërisë së Shkodrës, Major Llesh Marashi, në një informacion që i dërgon Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë në Tiranë, shkruhet: “Rreth Komanda e Tuzit na lajmëron se me datën 15 të këtij mueji ora 13 janë hjdhë 9 parashutistë amerikane të cilët kanë ramun dy në katundin Pjetroshan e një në katundin Gradic dhe gjashtë në katundin Kamic rrajonit Rreth Tuzit, personeli i Postës Bajzës në bashkë-punim me Gjermanët në masat e shpejta që kanë marrë, brenda asaj dite kanë mujt me i arrestue t gjithë parashutistat e përmëndun  të cilët janë marrë nga Gjermanët me gjithë materialin luftarak qi ato kishin me vedi, dhe se aeroplani i djegun ka ramun në katundin Dedaj të Shkrelit”.

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl.178)

Dokument arkivor i cili është nxjerrë gjithashtu nga fondi “Veprimtaria e aleatëve Angloamerikanë në Shqipëri në vitet 1940-1944”, që mban datën 26.V/1944, ku Komandanti i Rrethit të Gjindarmërisë së Shkodrës, Kol Marka Prenga dhe Prefekti i Shkodrës, Ded Thani, në informacionin që i dërgojnë Drejtorisë së Korespondencës në Ministrinë e Punëve të Brendëshme në Tiranë, shkruhet: “Tuz me 20/V/1944. Shkurtimi: mbi 6 parashutista amerikan. Më datën 18 të k.m. nji aeroplan amerikan tue dasht me u ulur, për arsye se aeroplanit i ishin prishur dy motorra, në drejtim të katundeve Triepsh e Grudë nga ekuipazhi kanë zbritë me parashuta 6 vetë, dhe aeroplani asht ulun në fushën e aeroplanëve të Podgoricës. Qi të gjashtë parashutistat u kapën dhe ju dorzuen Feldgjindarmërisë  së Podgoricës, të cilët me insistim kërkuan dorzimin e tyne; Emnat e të cilëve poshtëshënohen; 1. Lio Smeth Nr. 14064595 T.4230 JOHN 2. SMITH BOX 275 DUNDE FLA.P. 3. CLARENCER DAVIDS 0-688985 T.43430 4. KATHLEN DAVIDS 3208 CANCHER AVE DETROIT MICH C. 5. S/SGT.JOSE ALDAPE 38414971 6. T/SGT. JOSEPH WALËORTH 0-812335-T-43 7. O.P.MRS.GRAY ËALËORTH 104 QTHAVE-Ë-ASHLAND-ËIS 8. T/SGT.R. I WILLS-39281023-MRS.R.S.WILLS. 403-SO PACIFIC-CALIF”.

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 374. Fl.195)

7/11 27.VII. 1944, 3 avionë me 30 ushtarakë USA rrëzohen në Pejë e Prishtinë

Dokumenti tjetër që mban datën 19.8.1944, në një informacion që i dërgohet Zyrës Politike të Ministrisë së Mbrendëshme në Tiranë nga zv/ Prefekti i Prishtinës, Reshit Mehmeti, midis të tjerave shkruhet: “Për dijeni kemi nderin t’Ju njoftojmë se, me datë 10/8/944 ora 12.30, prej nji aeroplani aleat i cili kishte marë zjarr, janë hedhë 10 parakadutista Amerikanë dhe janë zanë në malin Germiq të Prishtinës. Janë marrë në dorzim prej Gjermanëve”. (AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fl.7) Po kështu në një tjetër dokument arkivor i cili mban datën 22.VIII.1944, ku Prefekti i Pejës, Xhelal Preveza, në informacionin që i dërgon Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme në Tiranë, midis të tjerash shkruhet: Kemi nderin tu njoftojmë se me datën 27.VII.1944, në rajonin e Komunës së Suhadollit, ka ra një aeroplan amerikan bashmë me personelin e tij prej dhjetë vetash, të cilët ju dorzuen Komandës Gjermane të Senicës. Gjith’ashtu  në datën 10.8.944, Delimexhës ka ra një tjetër aeroplan personeli i së cilës u dogjën”. (AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fl.8)              Përshkrimi në librin “Rreziku Anglo-amerikan për Shqipërinë Enver Hoxha: Misionet ushtarake aleate të paftuar E gjithë veprimtaria e misioneve aleate anglo-amerikane në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), jo vetëm që u mohua nga Enver Hoxha dhe historiograa zyrtare e regjimit komunist, (që pas vitit 1947 kur i detyruan përfaqësuesit aleat të largoheshin nga vendi ynë), por në kujtimet e tij të mëvonëshmem, dhe kryesisht në librin “Rreziku agloamerikan për Shqipërinë” (botuar në vitin 1982) diktatori komunist i Shqipërisë, e denigron gjithë rolin e kontributin e tyre. Lidhur me këtë, në librin në fjalë, mes të tjerash, Enveri shkruan: NJË MISION USHTARAK I PAFTUAR I pari mision ushtarak në Shqipëri, Maklini. Zonat partizane, s’jan han me dy porta. Premtime boshe. “Shëtitjet” e ocerëve englezë-në kërkim të “miqve”. Kërkesë urgjente e Maklinit për takim- “do të vij një gjeneral në krye të misionit”. “Cila është qëndra juaj, zoti major?” “Masa për paralizimin e planeve djallëzore të Ministrisë Britanike të Luftës”. Këto janë vetëm disa nga titujt e një kapitulli të Enver Hoxhës të shkruara në librin e tij, ku duket qartë injorimi që ai u bën misioneve aleate anglo-amerikane. L:idhur me këtë fakt, më tej po në atë libër, ai shkruan: “Nga fundi i vitit 1943, Komiteti Qarkor i Partisë për Gjirokastrën më lajmëroi se nga kuri grek kishte hyrë në zonat tona të çliruara një grup ushtarakësh anglezë, të kryesuar nga një far, Bill Maklin, major, të paisur me armë dhe me radio, që pretendonin se ishin mision ushtarak zyrtar i dërguar pranë partizanëve shqiptarë nga Shtabi i Forcave Aleate të Mesdheut me qendër në Kajr. I porosita shokët e Partisë të qarkorit të Gjirokastrës që anglezët e ardhur nga Greqia të bllokoheshin në Zagori dhe të pyeteshin me imtësi, se si quheshin (duke vërtetuar me dokumente zyrtare identitetin e tyre), nga vinin, kush i udhëhiqte, cilat ishin detyrat e vërteta që kishin etj…Dhe shokët kështu bënë. Grupi i ushtarakëve britanikë, i bllokuar nga partizanët në një zonë të Gjirokastrës, mbasi e pa se vendi kishte zot, u detyrua t’i drejtonte më 1 maj 1943 autoritetit më të lartë të Luftës Nacional-Çlirimtare në Shqipër, një letër të rmosur nga Bill Maklin, në të cilin thoshte se ishte dërguar nga Shtabi i Kajros me cilësinë e ocerit të lartë ndërlidhës për të vendosur lidhje me lëvizjen e rezistencës në Shqipëri, shkruante: “Kam dëshirë të madhe të takohem me Këshillin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marr informata për t’ja transmetuar Kajros, që prej andej t’ju dërgohen furnizime. Do të bisedoj çështje me rëndësi. Dëshira ime është që të hyj në qëndër të Shqipërisë”. Siç dukej, SOE-ja me qëndër në Kajro, e kishte gjetur maskën për të hyrë në Shqipëri”. (Enver Hoxha, “Rreziku anglo-amerikanë për Shqipërinë”, fq, 29,30,31,32,33. Tiranë 1982) Memorie.al

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zen: 13/11/2019 09:30

    Lereni Enver Hoxhen po shikoni keta kolaboracionistet qe po glorifikohen sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun