Dokumenti/ Aksion për bllokimin e pasurive dhe parave të pista jashtë vendit, BKH listë me emrat e njerëzve të krimit

Dokumenti/ Aksion për bllokimin e pasurive dhe parave të pista jashtë vendit, BKH listë me emrat e njerëzve të krimit

Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit do të pasohet nga një tjetër aksion antikrim, për të identifikuar dhe konfiskuar pasuritë e njerëzve të krimit të fshehura jashtë vendit. Kështu parashikon strategjia e re kundër krimit të organizuar, për periudhën 2021-2025. Dokumenti që mban firmën e ministrit të Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj, parashikon që në shënjestër të institucioneve ligjzbatuese do të jenë pasuritë kriminale të vendosur jashtë vendit ose të të paarritshme, për t’u identifikuar dhe sekuestruar. Në funksion të këtij qëllimi, është parashikuar rritja e shkëmbimit të informacionit me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të rajonit dhe më gjerë mbi strukturat kriminale brenda dhe jashtë vendit, si dhe rritja e operacioneve të përbashkëta policore kundër veprimtarive të këtyre strukturave kriminale.

Gjithashtu parashikohet që Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe policia të kenë në dispozicion një regjistër gjyqësor penal, të aksesueshëm në kohë reale, me emrat e të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar jashtë vendit. Në bazë të kësaj strategjie, parashikohet rishikimi dhe miratimi i një kuadri në ri legjislativ mbi gjurmimin, sekuestrimin, konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu parashikohet ndryshimi i ligjit për komunikimet elektronike, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të policisë dhe prokurorisë për sigurimin në kohë reale të të dhënave nga kompanitë telefonike, për komunikimet e njerëzve të krimit.

Në fokus do të jetë edhe gjurmimi i lëvizjes së parave të dyshimta. Në dokument thuhet se  “megjithëse Komisioni Evropian ka vlerësuar një lloj progresi lidhur me sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive kriminale, numri i çështjeve me dënime përfundimtare për pastrim parash mbetet i ulët”. Për rrjedhojë, parashikohet rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim rritjen e numrit të informacioneve të shkëmbyera mes strukturave përgjegjëse dhe kryerjen e analizave të thelluara mbi risqet e pastrimit të parave dhe administrimin e të dhënave.

(Kliko këtu për të lexuar strategjinë kundër krimit)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 18/12/2020 17:30

    Po lista me politikan dhe gjykates e prokuror te koruptuar ku eshte ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje