Dokumenti / Braho hap 'çantën e zezë': Pse e ka ndryshuar Berisha emrin dhe datëlindjen?

Dokumenti / Braho hap 'çantën e zezë': Pse e ka ndryshuar Berisha emrin dhe datëlindjen?

Në këtë intervistë të radhës me deputetin Spartak Braho, gazeta DITA eshte përqendruar në disa fakte që komprometojnë liderin de fakto të opozitës Sali Berisha.

Ai ka ndërruar disa herë emrin dhe datëlindjen. Pse e ka bërë këtë?

Deputeti Braho,nisur dhe nga skenarët aktualë të opozitës për të përsëritur vitin 1997 sipas frymëzimit të Berishës, shtron pyetjen se: Cili je ti, Sali Berisha?

– Zoti Braho, në intervistat e fundit që kemi bërë bashkë në DITA keni analizuar situatën aktuale politike në vend. Në ditën e protestës së parë të opozitës, deklaruat se Berishës i duheshin disa të vrarë, për të përsëritur skenarin e 2 prillit 1991 në Shkodër dhe ato të viteve 1997-98. Vazhdoni t’i qëndroni këtij mendimi?

– Pa dyshim që i qëndroj. Madje tani më është përforcuar kjo bindje, pasi kam parë dhe aktet e mëpasme banditeske të kësaj opozite, protestat, djegien e mandateve dhe deri te qëndrimet para ndërkombëtarëve që erdhën të vinin rregull. Në mendjet e kësaj opozite është ideja e fiksuare Sali Berishës për të përsëritur 1997-n, pra për t’ia vënë edhe njëherë zjarrin Shqipërisë. Prandaj dhe ritheksoj se skenari i përgjakjes është jo vetëm në mendjen e Berishës, por edhe të krejt opozitës. Tashmë ky skenar është i shpallur botërisht.

– Nuk keni ndonjë lëkundje në bindjen tuaj kur e sulmoni kaq ashpër Berishën? Mos ka ndonjë tendencë, pasi shef i opozitës është Basha dhe jo Berisha?

– E ke gabim, miku im. Akoma dyshoni apo besoni se Basha është shef opozite? Apo jeni naiv, gjë që unë nujk e besoj. Jo. Ai që bën ligjin në këtë farë opozite është vetëm një: Sali Berisha. Asaj që kam deklaruar para dy javësh, nuk i heq asnjë presje. Skenari ogurzi i Sali Berishës është vetëm një: Ta ndezë edhe njëherë tym e flakë Shqipërinë si në 97-n.
-Ju besoni se do t’ia arrijë këtij synimi?

– Jo. Nuk besoj. Edhe ata më të vërbërit kamikazë brenda asaj opozite besoj se e kanë kuptuar që ky është skenari i Berishës dhe nuk besoj se do të vetësakrifikohen për një njeri të falimentuar.

– Zoti Braho, në një intervistë të kohëve të fundit ju keni deklaruar se Sali Berisha u shërben agjenturave serbe dhe sllave. Kjo është një akuzë e rëndë për një politikan si Berisha që ka qenë edhe President edhe Kryeministër i Shqipërisë…

– E kam thënë dhe e përsëris dhe do ta provoj me dokumente se Sali Ram Berisha ka qenë dhe është agjent i disafishtë, i agjenturës serbe në radhë të parë. Ajo që tha një eksponent i lartë i FBI-së pak ditë më parë se Sali Berisha është një kukull në dorë të rusëve nuk duhet të vihet në dyshim. Nuk bëhet shaka me qëndrime të tilla…

– Mirëpo, duhen dokumente që ta provojnë një akuzë të tillë. Ende nuk ka dokumente që ta provojnë këtë bashkëpunim të Berishës me agjenturat e huaja. Pse duhet ta besojmë deklaratën tuaj?

– Ndërkohë që po më pyesje për këtë, unë po mendoja një film të famshëm të viteve të rinisë sime me titullin “Cili jeni ju, zoti Sorge?” Besoj se e mbani mend. Unë sot do të pyesja drejtpërdrejt: Cili je ti Sali Berisha?

– Më duket paksa i tepruar krahasimi i Sorges me Berishën. Edhe unë e kamparë filmin për Sorgen, por mendoj se ka një hiperbolizim në këtë rast?

– Mund të ketë një hiperbolë, madje dhe krahasimi mund të çalojë. Sepse Sorgeja donte ta shmangte luftën, ndërsa Saliu kërkon të na fusë në luftë, në një luftë vëllavrasëse. Kur thashë se: Cili je ti, Sali Berisha?, kisha parasysh disa fakte dhe dokumente që e vënë në dyshim identitetin e këtij njeriu të kriminalizuart deri në palcë…

– Për shembull?

– Ja, shiko këto dokumente. Sali Berisha ka ndryshuar disa herë si ditëlindjen, ashtu dhe emrin. Është një absurditet se si një njeri të ndryshojë me dashjen e tij identitetin. Pse duhet ta ndryshonte? Prandaj pyes se cili je ti, Sali Berisha? Unë disponoj dokumentet gjendjes civile ku ai figuron si i biri i Ramës dhe Shiqeres që ka lindur më 1 korrik 1944. Pse më vonë ai e ndërroi ditëlindjen për më 15 tetor? Si mund të ndërrohet ditëlindja? Por nuk është vetëm kjo. Në regjistrin themeltar ai figuron me emrin Salih. Një gërmë e shtuar apo e hequr në emër, atë e shndërron në një tjetër njeri. Pse ta ketë bërë këtë Saliu? Aq më tepër që këto ndryshime ika bërë pasi erdhi në pushtet pas vitit 1990…

– Pse ta ketë bërë këtë?

-Këtë e di vetëm ai, Sali Berisha. Por unë jam i sigurt se tëgjitha këto do të zbardhen një ditë. Kemi përballë një kriminel dhe një antishqiptar që ika sjellë vetëm dhimbje dhe fatkeqësi këtij vendi. A duhet t’i besohet këtij njeriu edhe nga opozita ku ai bën pjesë? Unë them se kjo opozitë duhet t’i thërresë mendjen dhe të mos vazhdojë të tërhiqet zvarrë nga ky njeri që ka namin më të keq se edhe të Esat Toptanit. 

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 01/03/2019 20:21

    Per Nje j dhe per Nje h jan djegur shum Si neper Ambasada dhe pune te tjera . Esht faji I punonjesve te gjendjes civile qe I shtojne dhe heqin shkronnjat e fundit sipas qefit , sa per te tjerat xha Braho te gjithe e njohin Sali Rame Berisha .........esht shum vone per trrillime te tjera . I mire Apo keq , trim Apo frikacak Baca Sali e ka pozicionuar veten e tij .

    Përgjigju
  • Nasko: 01/03/2019 18:37

    O xha Braho mos ja fut kot se ke dhe nje moshe te thyer, skleroza ka bere punen e saj, mos i ngatero gjerat tani se ne 1997-en e dogjet ju Shqiperine per te marre pushtetin me dhune se Saliu e kishte.

    Përgjigju
  • Honglateri: 01/03/2019 16:38

    Berisha kandrruar emrin dhe ditlindjen por muk do ndrrpj varrin se aty qente e rruges do e kene stacion per te pshurrur

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 01/03/2019 17:28

      Mire qente po ne aty do pshurrim

  • Selmoni: 01/03/2019 15:27

    'Bir Selman i nenes ç'te te qaj me pare'?!!.....

    Përgjigju
  • Feliks: 01/03/2019 15:16

    Ku Braho do beshtyer,pse vetem tani flet per kto gjera.

    Përgjigju
  • Bruno: 01/03/2019 13:13

    Shqiperia dhe shqipetaret nuk po vuajne nga Berisha. Vendi dhe populli yne po vuajne nga nje paaftesi e jashtesakonshme per te formuar nje shtete shqipetare. Nje pjese e shqipetareve po jetojne me shpresen se sa te vdese Berisha gjithçka do te behet me mire. Nje pjese e shqipetareve po jetojne me shpresen se sapo te hapen negociatat me BE gjithçka do te behet me mire. E verteta eshte shume e trishte Shqiperia jone e dashur ka qene prone private e Enver Hoxhes, pastaj e Sali Berishes dhe tani e Edi Rames. Sapo te formohet nje shtete shqipetar dhe per shqipetaret gjithçka do te behet me mire

    Përgjigju
  • Rruqja: 01/03/2019 10:54

    Mire o zoti Braho mire po von eshte pak .po me mire vone se kurre .Nuk e di cfar duhet te bej tjeter ky njeri qe drejtedia te veproj .Nuk e di mua me duket se i ka bere te gjitha krimet e shemtuara kundrejt popullit Shqiptar .Tym dhe flak kemi pare nga kjo kuceder qe zoti ishalla ja keput koken para nonje krimi tjeter .

    Përgjigju
    • Emigranti: 02/03/2019 03:34

      Kur te ngordhi sali berisha, dote shperoi SHqiperia dhe shqiptaret. Sa te jet gjall saliu, vetem trazira, kriza dhe gjak dote ket. Fakti, qe perdit ben thirje per revolucjon , dhun, aramatosje te shqipatereve, terheqje zvar......kerkon nje 97 tjeter, se sest gopur, me vrasjen e mbi 3500 shqiptareve. Prandaj, mos e degjoni kete kriminel, per thirjet fashiste qe ben.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja