Dokumenti diplomatik: Mocioni i mirditorëve kundër Marka Gjonit dhe Republikës

Dokumenti diplomatik: Mocioni i mirditorëve kundër Marka Gjonit dhe Republikës

Dokumenti per Mirditen

Në faqen n°1241 të dokumentit diplomatik të Kombeve të Bashkuara, botuar në shtator të 1921, gjejmë telegramin revoltues të parësisë mirditore kundër Marka Gjonit dhe shpalljes së Republikës së Mirditës, ku përveç ambicieve personale të udhëheqësit mirditor, ky vendim u shërbente interesave të Serbisë dhe përçante gjithashtu kombin shqiptar. Gjithsesi, reagimi i mirditorëve (i sjellë në shqip nga Aurenc Bebja) ka qenë i menjëhershëm :

“Nga Oroshi, nëpërmjet Vlorës, më 26 shtator 1921.

Ne, kryetarët (bajraktarët) e Mirditës, të mbledhur më 22 shtator në Asamblenë e Përgjithshme në Orosh, kryeqendër e vendit tonë, kemi nderin t'ju kërkojmë që të informoni Asamblenë e Lartë për mocionin e mëposhtëm të votuar njëzëri:

Ne konsiderojmë tradhtar të atdheut tonë të ashtuquajturin Marka Gjoni, i cili, për të përmbushur ambiciet e tij personale, veproi kundër unitetit kombëtar duke shpallur në një territor të huaj Republikën e Mirditës, me qëllim shërbimit të interesave të Serbisë. Ne deklarojmë solemnisht se jemi gati, si gjithmonë, të bëjmë të gjitha sakrificat dhe të mbrojmë pavarësinë dhe integritetin e shtetit shqiptar.

Ne protestojmë vullnetarisht kundër ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë në punët tona të brendshme me qëllim nxitjen e problemeve dhe favorizimin e reagimit të qëllimeve të saj imperialiste. Ne i bëjmë thirrje Asamblesë së Lartë të ndërhyjë për t'u dhënë fund këtyre intrigave ndaj sigurisë kombëtare.”

Parësia mirditore: Gjok Deda, Palica, Prenk Gjonit, Nduellesh Kola, Dod Lleshi, Ndrek Prenk Kola, Boci, Rrok Kola, Simon Marka, Kol Prendi, Nikoll Gjon Brunga, Llesh Rrok Kola, Marka Ndoc Koleci, Dre Ndoci, Zef Prendi, Marka Ndeji, Ndoc Perkulla, Marka Gjok, Ndreka Zef Çupi, Zef Nikolla, Prenk Nikolli, Ndoc Marka, Ndoc Pergjoni, Ndoc Ded Kola, Preng Marka Deda, Zef Lazer Noka, Frok Dod Prenga, Gjoni Marka Gjonit, Don Zef Skana, Don Nikolla, Don Ndre Lufi, Don Pasko Krasaniqi, Don Zef Gjonali, Pjetër Frok Ndreka, Nikoll Kol Gjoka, Prenk Gjok Doda, Pjetër Marka Ndreka, Nduc Perdoda Perdo, Ndoka Gjet Dod, Prenka Ndoc Permarka, Marka Ndoc Gjoni, Zef Nikolla Prendi, Ndoc Nikolle Gjini, Simon Prenk Marka./ Darisani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silva: 29/07/2018 18:45

    Rrofte Lidhja e Mirdites! Rrofte mbreteria e Gjonmarkajve! Rrofte Mirdita! = identiteti i shqiptareve!

    Përgjigju
  • Altini: 29/07/2018 16:16

    E vetmja krahine qe nuk u pushtua kurre as nga turqit, as nga austriaket, as nga bullgaret e as nga serbet. Prandaj dhe Kadare i quan palca kurrizore e identitetit tone shqiptar.

    Përgjigju
    • Silva: 29/07/2018 18:36

      E sakte! Ku i ka gjetur ky z.Bebja keta emra qe i servir si paria mirditore? I nieh ky historian familjet se mbanin titullin Bajraktare apo te pare = drejtues me titullin me te l'arte di fisnik mbreteror? Duket qarte qe ky artikull i tij ska lidhje me historine! Gjonmarkajve u lind e drejta ta denoncojne kete artikull te z. Bebja. Mbreti i Republikes se Mirdites eshte njohur zrtarisht nga kancelerite e Europes dhe eshte i sakte vleresimi i Kadarese se Gjonmarkajt dhe dhe mirditasit jane identiteti i shqiptareve!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan