Mungon vaditja, në Mirditë 450 hektarë mbeten toka djerr! Banorët: Nuk mbjellim dot, problem që ekziston prej 20 vitesh

Të mbetur prej afro 20 vitesh pa ujë vaditës banorët e fshatit Prosek në Mirditë kanë hequr dorë nga punimi i tokës bujqësore duke i lënë tokat djerr.

“Nuk mbjell kush, kush të mbjellë, asnjë. Vetëm po të gjesh ndonjë në fshatin Livadhaj. Po të ketë ujë të gjithë mbjellin”, shprehet një banor.

“Në dimër kur bie shi ka ujë. Nëse nuk bie shi nuk ka ujë. Vaditja, është kryesorja për tokat”, shprehte një banor tjetër

Dikur ishte një ndër zonat me rendiment të lartë në sektorin e bujqësisë, por sot nuk punohet as 10 për qind e tokës bujqësore. Sistemi vaditës prej vitesh ka dalë jashtë funksionit. 

“Problemi më i spikatur ndër vite mund të them që mbi 20 vite Proseku e vuan këtë punë. Fshati ynë ka mbajtur edhe dy të tjerë si puna e këtij fshati, tanimë jo. S’punohet toka. Si mund të punohet toka? Me çfarë? Mungesa e ujit është kryesorja që ndikon”, thotë një banor i fshatit.

“Bëhet fjalë për rreth 450 hektarë tokë”, tha një tjetër.

Ata kërkojnë të investohet nga bashkia e Mirditës, pasi mungesa e prodhimeve bujqësore po i çon drejt braktisjes së vendit.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki