Disa personazhe janë mjaft të njohur për publikun, ndër ta heroi i popullit Kajo Karafili (foto) apo Sali Verdha. Për Kajan Karafilin Kristo Themelko shkruan: “...e don partin, i vendosun, i pa pregatitur, pak i pa disiplinuar”. Ndërsa për Sali Verdhën “..i pregatitur, aktiv, i pëlqen mjaft vehtja, i vjetër në parti, nënpunës...” Për të tjerë përdoren edhe terma fyes si katundar, anadollak, etj... Kjo letër me këto shpjegime duket se është kërkuar nga vetë Hoxha. Dokumenti i papublikuar më parë, vjen i plotë në “Shqiptarja.com” së bashku me faksimilet. Është marrë nga dosja 23 e fondit 14 në AQSH.
Dokumenti i plotë
I dashur shok Taras
Vonova që të të bëj nji letër si kishim mbetur dakort, shkaku se kishim punë dhe alarme. Pak a shumë e dini punën e partis se si shkon në sektorin tonë, në ushtri e në popullin. Për shokët që mbetëm dakort me arth nga Tirana, akoma nuk janë duk këtu. I kam ba dy letra Hysenit dhe aj përgjigjet se dhe ne kemi nevojë për shokë këtu. Dhe në nji letër tjetër thot që do pyes Komitetin Qendror e masandaj të shofim.
Kemi bisedue dhe me Vasilin, dhe aj thot që me të vërtet kemi në Tiranë shumë anëtar partije, dhe munt të rekrutojmë dhe të tjerë. Më duket mua shok që ata të Tiranës kanë mënin e vjetër që me u interesua ma tepër për qytet e sa për katundet më duket se nuk interesohen kaqe shumë, unë nuk shof që organizata e Tiranës të ketë punë partije nër katundet, me gjith se ka fushë pune sa të dush. Gjith organizatat e partis që janë reth nesh d.m.th. e Tiranës e Durrsit e Kavajës dhe e Peqinit kanë lënë që punën e partis ta bajnë nër katundet shokët e Partis që janë nër batalione. Ky mejtim ose kjo mënyrë pune më duket mua mjaft e gabueme, për arsye se neve nuk kemi anëtarë të mjaftueshëm me punue sic duhet në ushtri, por edhe sikur të ketë nuk mundet që të punojnë njashtu si duhet punë partije masi lëvizin, dhe janë në aksione.
Nga ana tjetër reaksioni mundohet që të organizohet për me fillue punën e tij si në Vlonë, a do të ketë mundësi të organizohet, aty mvaret nga puna e jonë dhe nga gjendja e jashtme, porse ne masat duhet ti marim mos na mbushen burgjet si më parë.
Shifni shokë e regulloni këtë punë, unë jam i mejtimit që të nxjerrin nji pjesë të anëtarëvet që janë aktiva të vendosur e le të jenë dhe pa eksperiencë, do e fitojnë në punë të përditëshme.
Këtu posht po ju tregoj numërin e anëtarëve dhe cilësit e tyne:
Në batalionin Irë.
Maliq Muço, ka eksperiencë pune njifarsoj, i pëlqen vehtja, nënpunës, anëtar i vjetër në parti.
Fadil Dashi, i vendosun e don partin tash i rekrutuem ish oficjer.
Shim Kolli, jo kaq i disiplinuar i vendosur.
Skënder Konomi, i ri në Parti, student.
Xhelal Bulticë, katundar i mirë i ri në parti.
Tahir Mizhozi, i ri në parti i ardhur nga rijë, pak i plogët, student.
Ali Baluku, i ri në parti shum i sinqertë ep shenja të mira, gjelbamës.
Rasim Mandiqi, jo i disiplinuar i ri në parti, punëtor.
Ziso Dako i ri në Parti.
Bataloni i II-të.
Enver Begja, aktiv i papregatitur mirë për punë partije.
Nazmi Kaba, i vendosur i papregatitur, pak mbeturinë xhandari në sjelljet.
Ibrahim Bozhiki, i vjetër në parti i ngadalshëm në punë punëtor.
Xhevdet Petrela, mjaft i mirë porse i javashëm.
Hahmet Kalja, i plogët i papregatitur i vjetër në parti, nënpunës.
Nasi Marjani,
Met Duzeni,
Idriz Çoba, frikaman e gjitha të këqijat i ka (asht vendos për përjashtim për nji kohë të pa caktuar).
Andreja Mema, pak i pregatitur, tembel megaloman, i vjetër në parti, punëtor.
Ramazan Gjoka, i ri në parti.
Rexhep Guma, i mirë i ri në parti punëtor.
Bataloni i III-të.
Sali Verdha, i pregatitur aktiv i pëlqen mjaft vehtja, i vjetër në parti nënpunës.
Kajan Karafili, e don partin i vendosun i pa pregatitur, pak i pa disiplinuar.
Fadil Vezi, i mirë i ri në parti, katundar.
Sotir Spiro, i ri në parti pak kryenaltë, ish reshter ushtrije.
Murat Kraja, katundar i ri në parti.
Mustafa Lleshi i vendosun i papregatitur nënpunës.
Fiqri Sinoimeri, i vjetër në parti llafazan, nënpunës.
Ymer Kurti, i ri në parti katundar.
Pulumb Grami, i ri në parti katundar.
Halim Hada i ri në parti.
Safet Kurti, i vjetër në parti ambicjos i pa disiplinuar, student.
Nimet Ymeri, mjaft i mirë i vjetër në parti ska eksperiencë punë partije punëtor.
Zyb Loshi, i ri në parti katundar.
Baftjar Asllani, i ri në parti katundar.
Mark Toçi, i mirë për punë me rini, i caktuam përgjegjës rinije në grupin e Pezës.
Këtu në kët batalon ka me tepër anëtarë partije për shkak se janë rekrutue në kët batalion dhe se asht më i math në personel.
Në batalonin e Shijakut, që tani ka mbet si çetë.
Mark Uli, i mirë, i vjetër në parti pak i ngadalshëm student.
Muharem Kokomani, i vendosun e don partin i papregatitun, punëtor.
Kazanzhiu, i ardhur nga Dursi para nji muaj.
Gogo ........, i mirë, i ri në çeta, punëtor.
Irfan Çelkupa, i mirë për punë me rini, i caktuem si përgjegjës rinije në këtë grup me Markun, mëndje math, student.
Çeta e Shtabit.
Kin Sheldija, anëtar i vjetër (nga Dursi) mëndje math artificjal, nënpunës.
Sotir Sinjari i ri në parti, student.
Mustafa Tare, i ri në parti i mirë, punëtor.
Çeta e Peqinit.
Mahmut Bedalli, sdin çasht partija, alarmist, pikëpamje të Demir Godellit nënpunës.
Qiriako Leshko, njifarsoj, student.
Xhet Bedali, e don partin, i vendosun, i papregatitur, punëtor.
Pullumb Godelli, i futun në parti pa ndonji kriter komunist prej shokëvet të Peqinit, sbën për anëtar partije.
Në shtabin e grupit.
Shulja ..................... i pa rregullt në punë, nervos, vetë i shof.
Masari, ................. e dini vetë.
Tomi infermjeri, dembel Anadolli, i vjetër në parti, punëtor.
Lefteri Kolonja, i papregatitun e don partin, punëtor.
Rrexhep Ekonomi, aktiv, pak burokrat e don partin, nënpunës.
Kiço Bonjaku, llafazan grindavec, anëtar i vjetër në parti student.
Vangjel .........., këpuctar, fizikisht i dobët dhe si anëtar i dobët, tash ka ardhur nga Tirana ishte në burg.
Perikliu që punonte në Rusi, punon mjaft si infermjer, tash ka arth nga Tirana, ka qënë në burg, miku i Anastasit.
Xhemal Cani, tregohet aktiv e don partin.
Teni Ekonomi, borgjes pak, pak kohë ka që ka ardhur nga organizata e Kavajës, intelektual.
Kjo asht lista e anëtarëve të Partis që punojnë Sektorin e Pezës. Kemi edhe nji anëtar të ri që punon për organizimin e njisivet të katundevet të Ndroqit, dhe me rinin e atjeshme.
Tefik Mancaku, i mirë si i ri.
Me kaq për këtë radhë.
Të falë shoqnore
Shulja
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)