Përmbajtja e krijimtarisë sonë vazhdimisht vjen duke u pasuruar dhe duke u forcuar në të gjitha llojet dhe gjinitë e letërsisë dhe të arteve. Ajo karakterizohet nga fryma militante, nga tendenca e shëndoshë klasore dhe nga një nivel i ngritur kulturor dhe artistik. Ky nivel ideor e artistik, në përgjithësi i kënaqshëm, ka bërë që masat e gjera punonjëse të shtojnë interesin përherë e më shumë për letërsinë dhe artet tona. Vazhdimisht po rritet numri i lexuesve të botimeve tona, i spektatorëve që ndjekin shfaqjet teatrale, filmat, ekspozitat e arteve figurative, apo emisionet e radios dhe të televizionit.
E gjitha kjo shpjegohet me atë, që letërsia dhe artet tona pasqyrojnë në mënyrë të gjithanshme dhe me vërtetësi realitetin e sotëm dhe historik, trajtojnë probleme të rëndësishme të shoqërisë sonë, zbulojnë virtyte të larta të njeriut, të luftëtarit për liri e socializëm e të bashkëkohësit tonë. Këto realizime janë merita të shkrimtarëve dhe artistëve tanë, që me punën e tyre krijuese vazhdimisht po materializojnë në veprat letrare dhe artistike idetë e Partisë dhe vijën e saj marksiste-leniniste, parimore dhe konsekuente, po vënë në jetë këshillat dhe mësimet e shokut Enver për një përmbajtje të shëndoshë të krijimtarisë dhe për një nivel të lartë artistik, që t’i përshtaten stadit të sotëm të zhvillimit të shoqërisë.
/Shqiptarja.com