Dokumenti i pa publikuar i OBSH-së: Kina nuk e hetoi siç duhej origjinën e COVID-19 në 8 muajt e parë (VIDEO)

Kina nuk e ka hetuar siç duhej origjinën e Covid gjatë tetë muajve të parë të pandemisë, sipas një raporti që ka rrjedhur nga OBSH dhe të publikuar nga The Guardian.

Përmbledhja e brendshme e OBSH-së, e datës 10 gusht 2020, tha se ekipi që u takua me homologët kinezë si pjesë e një misioni për të ndihmuar në identifikim e origjinës së virusit mori informacione të pakta dhe atyre nuk iu dha asnjë dokument ose e dhënë me shkrim gjatë diskutimeve me zyrtarët kinezë.

Zbulimi vjen pasi administrata e Biden kohët e fundit lëshoi ​​një deklaratë të theksuar në lidhje me shqetësimet e saj mbi bashkëpunimin kinez në studimin e pandemisë. 

Jake Sullivan, këshilltari i sigurimit, i bëri thirrje Kinës që të bëjë publike të dhënat e saj nga ditët  e para të përhapjes së pandemisë dhe që të gjitha vendet të marrin pjesë në një proces "transparent dhe të fuqishëm" për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave shëndetësore .

Shkencëtarët nga agjencia e OKB-së paralajmëruan po ashtu që Pekini nuk po ndante të dhëna, pavarësisht se shefi i OBSH, Dr. Tedros këmbëngul se po hidheshin bazat për të identifikuar origjinën e virusit.

Raporti vjen mes reagimeve në OBSH lidhur me hetimin e bërë së fundmi në Wuhan, që mbështeste teoritë e shtyra nga Pekini se virusi ka nisur jashtë Kinës.

Përfaqësuesit e OBSH-së, të udhëhequr nga Peter Embarek, vizituan Ëuhan-in mes 10 korrikut dhe 3 gushtit të vitit të kaluar si pjesë e një “ekipi të avancuar” për të ngritur më pas një hetim më të gjerë që u bë në janar.

Dokumenti i rrjedhur, i parë nga The Guardian, është një raport me dy faqe që është përgatitur ndërsa ekipi largohej nga vendi për të përmbledhur gjetjet.

“Pas diskutimeve të gjera dhe prezantimit nga homologët kinezë, duket se pak ishte bërë në lidhje me hetimet epidemiologjike në Wuhan që nga janari 2020,” shkruhej në raport. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë