Dokumenti i PS, pakti i 18 Majit 
​ka përfunduar që në nëntor

Dokumenti i PS, pakti i 18 Majit <br />​ka përfunduar që në nëntor<br>
Në seancën e 30 nëntorit të vitit kaluar, kryeministri Edi Rama ftoi kryetarin e opozitës Lulzim Basha në dialog, në një kohë kur Partia Socialiste kishte deklaruar të përfunduar që në 14 nëntor marrëveshjen politike Rama-Basha të 18 Majit.

Shqiptarja.com zbardh një dokument, që mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili e deklaron të përfunduar paktin politik Rama-Basha, i cili mundësoi futjen e PD në zgjedhje, në këmbim të ndarjes së pushtetit. 

Dokumenti mban datën 14.11.2017, me anë të të cilit Partia Socialiste kërkon shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Emërimi i Zgurit, me propozim të PD-PR, ishte pikërisht produkt i marrëveshjes Rama-Basha. Duke argumentuar se pse duhet të shkarkohet Zguri, ndër të tjera Balla shkruan se marrëveshja politike në bazë të së cilës u zgjodh Zguri në krye të KQZ, tashmë ka përfunduar. Në dokument thuhet gjithashtu se marrëveshja Ram-Basha u zbatua duke anashkaluar ligjin.

Në këtë kuadër, tërheqja e kryeministrit Edi Rama në 30 nëntor nga shkarkimi i Zgurit dhe ftesa për ta zgjidhur këtë çështje me dialog, duket disi kontradiktore me kërkesën dhe argumentimin e kreut të grupit parlamentar socialist. Nga ana tjetër, Basha deklaroi prishjen e marrëveshjes menjëherë pasi humbi zgjedhjet. “Kujtojmë që z. Zguri nuk u zgjodh në respekt të Kodit Zgjedhor, por të një marrëveshjeje politike, e cila sot konsiderohet e përfunduar. Z. Klement Zguri është zgjedhur kryetar i KQZ me vendimin nr. 78/2017 të Kuvendit, në kuadër të marrëveshjes politike pozitë-opozitë të majit 2017.

Ai është zgjedhur pa konkurim, si kandidat i vetëm i ofruar nga opozita, me synimin e shpallur për të ofruar sa më shumë garanci për këtë të fundit, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës. Sipas Raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet 2017: Marrëveshja siguroi pjesëmarrjen e PD-së dhe të aleatëve të saj në zgjedhje dhe përcaktoi që PD-ja do të merrte disa poste. Si pjesë e marrëveshjes politike, Kuvendi zëvendësoi me 22 maj kryetarin e KQZ-së 35 ditë para ditës së zgjedhjeve me një anëtar tjetër të KQZ-së, përfaqësues i opozitës. duke anashkaluar procedurën e parashikuar ligjore”, thuhet në kërkesë.

dokumenta

dokumenta

Thirrja për dialog
Në seancën e 30 nëntorit, kryeministri Edi Rama u tërhoq nga nisma për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri. Tërheqja erdhi pas kërkesave të vazhdueshme të Lulzim Basha dhe kreut të PR, Fatmir Mediut. “Pranoj propozimin që të mos futet në kalendarin e Kuvendit kërkesa, dialog me opozitën për të zgjidhur ngërçin. Nuk kemi se çfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar” deklaroi Rama.

Basha për marrëveshjen
Në seancën e parë të Kuvendit të ri që doli nga zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh se marrëveshja e 18 majit kishte përfunduar, sipas tij, me vjedhjen e zgjedhjeve. “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”,
ka pohuar Basha.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie