Dokumenti i Rexhepit: Kosovarët
shkojnë në Siri vetëm për para

Dokumenti i Rexhepit: Kosovarët<br />shkojnë në Siri vetëm për para
PRISHTINE - Kosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare. Kështu është shkruar në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
 
Organizatorët e shkuarjes atje, nuk i ka përmendur por arsyet pse kosovarët po shkojnë në Siri, po. Pagat e majme në këmbim të luftës, besohet po i çojnë kosovarët në atë luftë.
 
Ministria e Punëve të Brendshme këto shpjegime i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
 
Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Koha Ditore, kosovarët gjithë atë udhëtim e marrin në mënyrë të organizuar, derisa askund nuk përmendet se kush është ai organizator që i dërgon atje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë