Dokumenti/ Ja refuzimi i FSHF:
S'i tregojmë kushë janë delegatët

Dokumenti/ Ja refuzimi i FSHF:<br />S'i tregojmë kushë janë delegatët<br /><br>
Sipas letërkëmbimit të siguruar nga “Shqiptarja.com” rezulton se Bashkim Fino në cilësinë e kandidatit për postin e Presidentit të FSHF i ka kërkuar kësaj të fundit t’i dërgojë listën e delegatëve që klubet kanë emëruar të jenë përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Zgjedhore të datës 7 Shkurt dhe ku po këta do të votojnë kandidaturat për president dhe ato për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Ndërkohe përgjigja e kthyer nga Sekretari i Përgjithshem Ilir Shulku është jo vetëm mohuese, por është e shkruar me një ton mospërfilles. Në vend të emrave të delegatëve Shulku i ka nisur listën e klubeve anëtare që është publike.

Përveç kësaj, në këtë listë në mënyrë provokative ai rreshton dhe 12 shoqatat të cilat janë zbuluar se nuk janë rregjistruar asnjëherë në gjykate, pra si të tillë nuk mund të jenë anëtarë të FSHF, pra dhe s’mund të marrin pjesë dhe të votojnë në keto zgjedhje. Me këtë Shulku provon se FSHF jo vetëm që nuk ka pranuar asnjë nga argumentat ligjore të sjellë së fundi në publik në lidhje me paligjshmërine e anëtarësisë së këtyre shoqatave në FSHF por sfidon hapur dhe padinë penale për mashtrim dhe fallsifikim që është bërë nga presidenti i klubit Flamurtari në lidhje me këtë çështje. Shulku shkon më tej kur i tregon Bashkim Fino se statuti nuk e detyron atë që t’ja dergojë listën e delegatëve të emëruar dhe i shpjegon se me atë listë merret Komisioni i Verifikimit të Asamblesë, pra jo sekretari i përgjithshem.

Pabarazia në garë- Në përgjigje kandidati Fino reshton dispozitat ligjore qe e detyrojnë FSHF të japë informacionin e kërkuar. Me pas ai e akuzon Shulkun se me veprimet dhe mosveprimet administrata e FSHF është treguar e njëanëshme dhe po shkel dispozitat e rregullores së funksionimit të Asamblesë. Në të vërtetë kërkesa e Finos për t’u paisur me listën e delegatëve të emëruar është e një rendësie të madhe praktike për të dhe çdo kandidat tjeter. Kjo sepse pavarësisht fushatës mediatike apo kontakteve me drejtuesit e klubeve, në Asamble shkojnë delegatët e emëruar dhe janë po ata që votojne në mënyrë të fshehtë për presidentin e komitetin ekzekutiv.

Pra nëqoftëse do bëjme analogji me zgjedhjet politike, lista e kandidatëve është as më shumë dhe as me pak po lista e votuesve, shpallja publike dhe verifikimi i të cilës është thelbësor për rregullshmërine e zgjedhjeve politike. Nga ana tjetër, në ndryshim nga statuti i FIFA-s ai i FSHF nuk parashikon që kandidatët për president të marrin fjalën ne Asamble pra të mund të shpjegojnë platformat dhe programet e tyre. Pra në llogjikën dhe veprimet e deritanishme të FSHF do të kemi kandidatin Duka që duke qenë në detyrë dhe në kontroll të çdo aspekti të funksionimit të FSHF ka akses te plotë ne listen e delegateve dhe kandidatin Fino dhe që do te mbaje disa herë fjalën në asamble dhe kanditatin Fino që nuk njeh votuesit e tij dhe që nuk do të mund të thotë asnjë fjalë në Asamble. Bile kandidati Fino mund edhe të mos jetë fare prezent në Asamble nëqoftëse organet drejtuese të FSHF-së, pra praktikisht Armand Duka, nuk i dërgojnë ftesë për këtë.

Komisioni i Verifikimit- Komisioni i Verifikimit është nje organ në parim shume i rëndësishem për zhvillimin e mbledhjes se Asamblesë. Eshte ky mekanizëm që siguron rregullshmërine e procesit të emërimit te kandidatëve dhe të vetë asamblesë. Po si qendron çështja në realitet? Puna e këtij komisioni ka të bëjë me verifikime delikate të rregullshmerise së anëtaresise dhe propozimeve për delegatë që kërkojne formim juridik. Por individët e emëruar në këtë komision jo vetem që nuk e kanë kualifikimin e nevojshëm, por as që janë të vetëdijshëm për rolin që duhet të kryejnë dhe rëndësinë që ka puna e tyre. Lista e tyre ka të ngjarë të jetë propozuar nga presidenti Duka dhe është miratuar si zakonisht me ngritje automatike dore në një nga asambletë e viteve të kaluara. Ata që e njohin si funksionin në brendësi FSHF e dinë mirë që veprimet me delegatët, listat etj kryhen gjithmonë nga nje grup njerëzish të besuar në FSHF dhe Komisoni i Verifikimit thirret thjesht për të firmosur aktet formale.

Pwrjashtimi i Jupit dhe Haxhisw- Sipas burimeve të gazetës kështu ka ndodhur edhe këtë herë kur pak ditë përpara anëtaret e komisonit janë thirrur dhe kanë firmosur dokumentat që ju janë servirur, pa kuptuar asnjë dhe bile pa marrë me vete kopje të akteve që kanë firmosur. Dhe rezultatet e para të kësaj lloj “procedure” u duken që tant. Në materialin e asamblesë që u shpërnda dje nga FSHF rezulton që nga lista e kandidatëve për në komitetin ekzekutiv jane eleminuar Redi Jupi dhe Edmond Haxhia, që të dy të njohur si kritikë të hapur të Dukës. Arsyet për këtë skualifikim nuk i di askush. As klubet që i kanë propozuar, as individët kandidatë dhe as publiku. Kjo rast mund të ndihmojë të kuptohet se e njëjta gjë mund të ndodhë dhe me listën e delegatëve. Askush nuk e di se kush është miratuar dhe kush jo. Dhe në llogjiken e përgjigjes së sekretarit Shulku ndaj kërkesës së kandidatit Fino lista do bëhet e ditur vetëm ditën e asamblese kur nuk ka asnjë mundësi ankese, verifikimi apo ndryshimi.

Në letren e tij Fino shprehet dhe për dyshime mbi presione që jane bëre dhe po bëhen mbi klube të caktuara per të ndryshuar delegatin e emëruar për në Asamble. Sa e vërtetë është kjo? Ne do të investigojmë deri në fund se çfarë po ndodh me zgjedhjet në FSHF dhe do t’ju sjellim në vijimësi gjetjet dhe analizat tona. E vërteta është se zgjedhjet për në FSHF po “nxehen” dhe se kjo garë ka shumë pak të ngjarë të bazohet mbi platforma apo programe. Kjo duket si një sfide që i bëhet dikujt që ka në dorë dhe gurin dhe arrën.

foto
(Përgjigjja e FSHF ndaj kërkesës së Bashkim Finos)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord