Grushti i Bledion Nallbatit ndaj Vullnet Sinës në parlament, Rithemelimi dhe PS bëjnë 2 kallëzime penale! SPAK nis hetimet: Të sekuestrohen pamjet filmike

Dhuna dhe kaosi i parlamentit përfundon në SPAK. Si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit kanë hartuar kallëzime penale. PS padit deputetin Bledion Nallbati ne akuzën për 'goditje për shkak të detyrës' ndaj Vullnet Sinës, nga ana tjetër Rithemelimi me një kallëzim penal të firmosur nga Gazment Bardhi padisin Vullnet Sinën me të njëjtën akuzë.

Bëhet fjalë për seancën parlamentare të 30 tetorit 2023 . Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.

"Aty janë videot e se u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë  e kam pritur me dorë" tha Sina sot paradite në një prononcim për median

Kallëzimi penal i PS-së për në SPAK ndaj deputetit mbështetës të Sali Berishës mban datën 31 tetor ndërsa nga postimi në facebook të kreut të grupit Parlamentar Bledi Çuçi mësohet se ai e ka firmosur sot për në Prokurorinë e Posaçme.

"Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament" shkruhet në një postim në facebook kreu i Grupit parlamentar të PS-së.

Në kallëzim shkruhet se provohen qartë se 4 elementët përbërës të veprës penale "Goditjes për shkak të detyrës" janë plotësuar në mënyre kumulative.

Më vonë u mësua se edhe Rithemelimi po më 31 tetori kishte hartuar kallëzim Penal ndaj Vullnet Sinës duke e akuzuar po për "Goditje për shkak të detyrës"

"Qysh prej fillimit të sesionit të ri parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përballur me cënime të rënda të të drejtave kushtetuese dhe atyre ligjore dhe më konkretisht, për zgjedhjen e kryetarit të grupit parlamentar, caktimin e përfaqësuesve në komisionet e ngritura për reformën zgjedhore, si dhe me mohimin e të drejtës kushtetuese që ka pakica parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. subjekti, ndonëse nuk ka vetëdije të plotë të elementit faktik, për rrethanat e faktit dhe cilësitë e tjera të tij, ai duhet dhe mund të kishte qenë i ndërgjegjshëm, domethënë në gjendje për të parashikuar realitetin faktik dhe pasojat e sjelljes së tij" shkruhet në kallëzimin penal të Rithemelimit. 

Pasditen e sotme (1 nentor)  u mësua se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike, ndërsa Prokuror i çështjes është caktuar Elvin Gokaj.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një deputet shkon në gjykatë për shkak të dhunës ndaj kolegëve në parlament.

Precedentë

Më 14 korrik në vitin 2014 deputetët e atëhershëm Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu goditën deputetin Gent Strazimiri dhe Prokuroria e Përgjithshme i mori të pandehur. Çështja u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila mbylli dosjen duke argumentuar se akte të tilla nga ana e deputetëve nuk përbëjnë vepër penale dhe si të tilla, duhet të gjykohen administrativisht nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Kallëzimi penal Bledion Nallbatin

Kallëzimi penal Bledion Nallbatin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
Dy kallëzime për grushtin e Bledion Nallbatit ndaj Vullnet Sinës, SPAK nis hetimet, urdhëron sekuestrimin e pamjeve filmike

1698853057_IMG9841.webp

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike pas kallëzimit të bërë nga PS se deputeti i Rithemelimit Bledion Nallbati ka grushtuar në seancën e djeshme në Kuvend deputetin e PS Vullnet Sina. Prokuror i çështjes do të jetë Elvin Gokaj. Edhe grupi i Rithemelimit ka hartuar kallëzim penal të firmosur nga Gazment Bardhi në të cilin padisin Vullnet Sinën i cili sipas tyre goditi për shkak të detyrës deputetin e tyre.

Ora 15:19
Precedentët e 'grushtave në seancë', Gjykata e Lartë: Rrahja në Kuvend, jo vepër penale

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një deputet shkon në gjykatë për shkak të dhunës ndaj kolegëve në parlament.

Më 14 korrik në vitin 2014 deputetët e atëhershëm Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu goditën deputetin Gent Strazimiri dhe Prokuroria e Përgjithshme i mori të pandehur. Çështja u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila mbylli dosjen duke argumentuar se akte të tilla nga ana e deputetëve nuk përbëjnë vepër penale dhe si të tilla, duhet të gjykohen administrativisht nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Në vendimin e 10 qershorit Gjykatësit më të lartë në vend arsyetuan se çështja penale e nisur nga prokuroria pas denoncimit të Partisë Demokratike, nuk duhej të kishte nisur si çështje penale pasi veprime të tilla përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Nëse edhe në rastin e z. Nallbati apo z. Sina ky vendim i Gjykatës së Lartë do të konsiderohet si precedent apo jo nga SPAK pritet të shihet në ditët në vijim.

Ora 14:51
Sinaj: Nallbati më goditi me grusht, por unë e prita me dorë

 

Vullnet Sinaj, deputet i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me kallëzimin e kryer në SPAK nga PD ndaj tij. Sinaj tha se deputeti Bledjon Nallbati e goditi, por ai e priti grushtin me dorë.

‘Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Aty janë videot, e kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë  e kam pritur me dorë. Ndodhi ai incident që ndodhi. Mund të ndodhte dhe me një koleg tjetër.'- tha Sinaj.

Ora 14:49
Dokumenti/ Rithemelimi kundërpërgjigjet, çon në SPAK deputetin socialist Sina

Rithemelimi iu kundërpërgjigj kallëzimit penal ndaj deputetit Bledion Nallbati me një tjetër kallëzim penal ndaj deputetit Vullnet Sina

Edhe  ata kanë ngritur akuzën goditje për shkak të detyrës.”

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Ora 11:58
PS kallëzim në SPAK për Nallbatin, Berisha: Ia dorëzoi një organizate tjetër kriminale që funksionon në këmbët e Ramës

1698833811_berisha.jpg

Partia Socialiste ka kallëzuar në SPAK deputetin Bledion Nallbati, i cili në seancën e 30 tetorit goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sina.

I pyetur në lidhje me këtë, Berisha tha se thjesht ja ka dorëzuar një organizate tjetër kriminale që funksionon në këmbët e Ramës.

“Asgjë tjetër veçse ia dërgoi një organizate tjetër kriminale siç është SPAK, që funksionon i tëri nën këmbët e Edi Ramës me fabrikime, falsifikime kriminale. Me lidhje me bandat dhe krimin. Në këtë aspekt, nuk ka asnjë lloj habie se përse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë. I bindur të jesh ti se demokratët janë shumë të vendosur kësaj here. Mund t’i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Ta dijë Edi Rama.’- tha Berisha.

Ora 11:09
Goditi Vullnet Sinën në Kuvend/ 'Nga gjobë deri në 3 vite burg', ja dënimi që rrezikon deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati

1698833362_Screenshot2.jpg

Foto: Seanca parlamentare e 30 tetorit kur Bledion Nallbati goditi me grusht Vullnet Sinën

Partia Socialiste firmosi kallëzim penal ndaj deputetit mbështetës të Sali Berishës i cili në seancën parlamentare të 30 tetorit 2023 goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sina.

Në kallëzim shkruhet se provohen qartë se 4 elementët përbërës të veprës penale "Goditjes për shkak të detyrës" janë plotësuar në mënyre kumulative, për këro arsye, ka të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale ndaj Bledion Nallbati për shkak të konsumimit të veprës penale të "Goditjes për shkak të detyrës" parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Por çfarë parashikon neni eni 237 i Kodit Penal?

"Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet"

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foni: 01/11/2023 13:47

    Spak organizate kriminale - thote Salikomunist-hajduti. Ai, vetem per kete shprehje publike duhet nje kallezim ne Prokurori. Eshte e qarte pse sulmin Parlamentin dhe balltos Spakun. Kryehajduti komunist, mbron hajdutet e tjere qe jane ne burg, apo prane burgut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari