Dokumenti, PS plan me 9 pika
për të fituar zgjedhjet e 2019

Dokumenti, PS plan me 9 pika<br />për të fituar zgjedhjet e 2019<br /><br>
Teksa fronti opozitar vijon ende të ankohet për humbjen e pamerituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke i fokusuar energjitë politike tek protestat dhe kërkesa për një tjetër qeveri teknik, Partia Socialiste nis zyrtarisht përgatitjet për të fituar zgjedhjet lokale të 2019. Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste është miratuar një plan me 9 pika, duke përcaktuar të gjitha etapat përgatitore, me qëllim për të fituar zgjedhjet e ardhshme lokale, ku përballë do të ketë Partinë Demokratike dhe LSI.

Një ndër pikat e planit, parashikon rritjen e veprimit politik të strukturave të partisë, veçanërisht për shtimin e kontakteve me kategori të ndryshme sociale në komunitetin ku veprojnë, për shtimin e radhëve të përkrahësve të partisë, rritjen e ndikimit në kategori të ndryshme sociale dhe faktorë të interesuar për progresin, për propagandimin e arritjeve të qeverisjes së vendit dhe për përballimin e propagandës shpifëse dhe denigruese të opozitës. Plani parashikon gjithashtu vazhdimin e aksionit politiko-administrativ për shtrimin e anëtarësisë së partisë me anëtarë të rinj nga kategori të ndryshme sociale, veçanërisht në radhët e të rinjve dhe grave, për të siguruar shtrirjen kapilare të anëtarësisë së partisë në organizatat socialiste në të gjithë territorin.

Një tjetër pikë, parashikon auditimin e regjistrit kombëtar të anëtarësisë së PS, duke filluar nga listat e anëtarësisë së organizatave socialiste, regjistrat e anëtarësisë së partisë në nivel bashkie, me synim pastrimin e tyre nga rastet e fiktivitetit. Ndërkaq, gjatë vitit, do të mblidhet sërish Asambleja e Partisë Socialiste për të përcaktuar objektiva të tjera, në funksion të zgjedhjeve lokale. 

Zgjedhjet në PS  
Partia Socialiste është përfshirë në një proces të brendshëm zgjedhor. Deri në fund të muajit dhjetoj janë mbyllur në masën 90 % zgjedhjet në organizatat dhe në këshillat socialiste. Nga 4978 OS gjithsej në shkallë vendi, janë zhvilluar mbledhjet zgjedhore në 4785 OS. Diferenca prej 193 OS që janë në proces, përbëhet kryesisht nga 179 OS në bashkinë e Tiranës. 90% e kryetarëve të OS të sapozgjedhur do të menaxhojnë procesin e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor të vitit 2019. Në disa zona nuk u respektua rregulli që ish kryetarët e OS, nuk duhet të rikandidonin kur rezultati i zgjedhjeve të këtij viti ishte më i ulët se në vitin 2013. Në mjaft raste u përsëritën mbledhjet zgjedhore të OS për të zbatuar këtë kriter. Sipas një raporti të paraqitur në Asamble në 22 bashki u vërejtën raste të moszbatimit të këtij kriteri, që u argumentua me faktin se në mbledhjet zgjedhore të OS u diskutua me seriozitet se ç’përgjegjësi direkte kishte kryetari i OS, me mundësitë e OS për të gjetur një kryetar më të mirë etj. Janë zgjedhur për herë të parë 1352 kryetarë OS, ose përafërsisht 30% e kryetarëve të OS gjithsej, nga të cilët mbi 700 ishin në OS me rezultate më të ulëta se zgjedhjet e vitit 2013, kurse të tjerët për përmirësim të nivelit të drejtimit etj. Në qarqet Elbasan, Korçë, Fier, Berat, Lezhë, kryetarët e zgjedhur për herë të parë në këto zgjedhje dhe ato të vitit 2015 zënë rreth 1/3 e kryetarëve të OS gjithsej në shkallë qarku, një tregues që flet për një zëvendësim normal të të zgjedhurve nga Organizatat Socialiste.

Këshillat Socialiste
Në bazë të ndarjes së re territoriale, përfshirë edhe ndarjen e qyteteve të mëdha në rajone, janë ngritur 400 Këshilla Socialiste (KS). Deri tani janë konstituuar 323 KS, ndërsa 77 KS janë në procesin e konstituimit, 39 prej të cilave janë në bashkitë Tiranë e Dibër. Në këtë proces është treguar kujdes me zbatimin e kriterit për nivelin arsimor, mos kandidimi i kryetarëve, që në zgjedhjet e këtij viti patën rezultate më të ulëta se zgjedhjet e mëparshme parlamentare, etj. Në Këshillat Socialiste të konstituuar, 74 kryetarë janë zgjedhur për herë të parë. Në përfundim të procesit të konstituimit të KS, 47 bashki kanë dërguar në Zyrën e Organizimit listat me përbërjen re të Këshillave Socialiste të Njësive Administrative.

Plani i PS për përgatitjet për zgjedhjet e 2019 
1. Auditimi i regjistrit kombëtar të anëtarësisë së PS, duke filluar nga listat e anëtarësisë së organizatave socialiste, regjistrat e anëtarësisë së partisë në nivel bashkie, me synim pastrimin e tyre nga rastet e fiktivitetit. 

2. Kompaktësimi i strukturave dhe i forumeve vendore të partisë sipas normave statutore që rregullojnë ndërtimin dhe funksionimin aktiv të tyre. 

3. Përsosje të funksionimit organizativ të strukturave e forumeve të partisë në të gjitha nivelet për të garantuar demokraci të brendshme dhe disiplinë në zbatimin e vendimeve të forumeve qendrore të partisë. 

4. Fuqizim organizativ dhe aftësim i strukturave për të përballuar me efektivitet angazhimet elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019. 

5. Rritja e veprimit politik të strukturave të partisë, veçanërisht për shtimin e kontakteve me kategori të ndryshme sociale në komunitetin ku veprojnë, për shtimin e radhëve të përkrahësve të partisë dhe rritjen e ndikimit në kategori të ndryshme sociale dhe faktorë të interesuar për progresin, për propagandimin e arritjeve të qeverisjes së vendit dhe për përballimin e propagandës shpifëse dhe denigruese të opozitës.

6. Shtim i kontakteve dhe bashkërendimit të veprimeve të drejtuesve të forumeve të partisë në çdo nivel me anëtarësinë dhe strukturat vendore të partisë, të përfaqësimit tonë në qeverisje me anëtarësinë dhe strukturat e partisë. 

7. Vazhdimin e aksionit politiko-administrativ për shtrimin e anëtarësisë së partisë me anëtarë të rinj nga kategori të ndryshme sociale, veçanërisht në radhët e të rinjve dhe grave, për të siguruar shtrirjen kapilare të anëtarësisë së partisë në organizatat socialiste në të gjithë territorin. 

8. Mbledhja e radhës së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste do të ketë në fokus kryesor analizën për problemet e qeverisjes vendore, raportin nga kryetarët e bashkive për realizimin e objektivave të qeverisjes në bashkitë ku drejtojnë. 

9. Në mbledhjet e tjera të Asamblesë Kombëtare gjatë vitit do të analizohen probleme të aktivitetit të strukturave organizative e elektorale të partisë për të filluar për zgjedhjet vendore të vitit 2019. 

DOKUMENT PS

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit