DOKUMENTI që vërteton mashtrimin e Sali Berishës se Gjykata e Parisit nuk i ka pranuar padinë kundër sekretarit Amerikan të Shtetit që e shpalli 'Non Grata'

DOKUMENTI që vërteton mashtrimin e Sali Berishës se Gjykata e Parisit nuk i ka pranuar padinë kundër sekretarit Amerikan të Shtetit që e shpalli 'Non Grata'

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

TIRANË- Gjykata e Parisit nuk ka pranuar padinë e Sali Berishës që akuzon për shpifje sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli 'Non Grata', por thjesht e ka depozituar si çështje, që është vetëm një procedurë. Gazetari Albi Xhunga publikuar bisedën me Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit, i cili i ka konfirmuar se padia e Berishës, është protokolluar, por nuk kemi të bëjmë me një pranim, siç ai pretendon

"Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore", thuhet në dokument.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha gazetari Albi  Xhunga në 'Zona Zero'.

Dokumenti që vërteton mashtrimin e Sali Berishës

Ky dokument vërteton mashtrimin e Sali Berishës, i cili në një nga takimet e tij në Lezhë, në kuadër të 'Foltores' tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij, madje miqtë i kishin thënë se Bliken nuk kishte paraqitur asnjë provë.

“Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”, ka thënë më herët Berisha.

Më 20 maj, pas u shpall 'Non Grata', ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja