U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Berisha sfidon Antony Blinken: Padia u pranua në Gjykatën e Parisit, tani sill provat në gjyq! Shpall kandidaturën për kreun e PD

KAVAJË- I shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë 'Foltores' së tij në Kavajë, tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Madje Berisha e ftoi atë të dërgojë prova kundër tij në këtë gjykatë.

‘Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Antony Blinken të dërgoje në gjykatën e Parisit, çdo provë, fakt, dokument që ka për Sali Berishën. Ju garantoj se ka zero, zero, zero. Problemin tim unë e kisha zgjidhur, dhe këtu do të them rroftë Drejtësia.’- tha Berisha.

‘Foltoren’ me banorët në Kavajë, Berisha e kishte lajmëruar, në orën 17:00, por fjalimi i ish-kreut të PD-së, u bë rreth një orë me vonese. E për këtë vonesë, Berisha fajësoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se me ‘skuthin e familjes’ (Kryebashkiakun e Kavajës Redjan Krrali) i ka bllokuar rrugën për ta vonuar.

‘Me skuthin e familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar. Unë do t’i them hiq dorë nga këta akte të ulëta, sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel. Nxori policë për të më bllokuar rrugën’- tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje të Lulzim Bashës me Edi Ramën, duke ju referuar 3 propozimeve për ndryshimet në kushtetutë, dhe shtoi se i vetmi që përfiton do të jetë Rama. Në ‘Foltoren’ e Berishës në Kavajë, u pa deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili ka dalë hapur në mbështetje të ish-kreut. Sali Berisha konfirmoi sërish se do të jetë një prej kandidatëve për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë. Natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ai.

Sali Berisha dhe familja e tij në listën e zezë të SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ më 19 maj 2021, si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

SHBA e akuzoi Berishën se ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura anti-korrupsion dhe masave llogaridhënëse. Sekretari amerikan i shtetit teksa bëri të ditur vendimin e SHBA garantoi se amerikanët do të jenë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri, ndërsa theksoi se Berisha ka minuar demokracinë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:46
‘Foltorja’ e Berishës përfshihet nga kaosi, demokratët i marrin mikrofonin të liruarit nga burgu në Itali, qytetari: Ju ka çuar Rama

 

‘Foltorja’ e Berishës në Kavajë u përfshi nga kaosi në një moment, teksa një qytetar mori fjalën dhe po i kërkonte llogari kryeministrit Edi Rama, pasi nuk kishte parë të bijën.

Qytetari tha se për shkak të Edi Ramës, kishte 7 vite që nuk kishte parë vajzën me sy dhe duke tentuar të tregojë se si blihet vota, zbuloi se ka qenë në një burg të sigurisë së lartë në Itali, me persona të rrezikshëm.

Në këtë moment salla kërkoi që t’i hiqej mikrofoni, duke mos e lejuar që të flasë. Më tej mes zhurmës militanti i PD-së u shpreh se Rama i ka dërguar një zonjë të lartë në burgun ku po vuante dënimin në Itali, për të konfirmuar votën e familjes së tij në Shqipëri në zgjedhje për PS.

Por teksa po tregonte këtë rast, gjithë salla reagoi edhe më fort duke i ndërprerë fjalën dhe duke mos e lejuar që të shprehë mendimin e tij. Ato arritën që t’i marrin mikrofonin militantit, ndërkohë që ky i fundit u shpreh se këto që i po i presin fjalën janë të dërguarit e Ramës për të prishur ‘Foltoren’. 

Qytetari: Edi Rama...kam 7 vite që nuk shikoj vajzën time me sy. Kam rreth 1 vit që si dëgjoj zërin! Para dy vitesh në një nga burgjet më famëkeq të Italisë dhe të botës, një i dërguar personal i Edi Ramës me vjen dhe më pyet e me kë je me Edi Ramën apo Sali Berishën dhe unë përgjigjen ja dhashë. (Dëgjohet zhurmë në sallë, i marrin mikrofonin)

Asistentja e Berishës: Ju lutem, lëreni ta përfundojë

Qytetari: O doktor…

Asistentja e Berishës: Ok, ok…Ju lutem mikrofonin…

Ora 18:54
3 propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Berisha thirrje deputetëve: Mos e votoni, përfiton Edi Rama

Sali Berisha beson se propozimet e Partisë Demokratike për 3 amendamentet për të ndryshuar kushtetutën, janë një marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Bashës, të cilën po e konkretizon ky i fundit. Nga Kavaja, ku edhe po mban ‘Foltoren’ e radhës, Berisha tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet bërë, pasi nga çdo marrëveshje mes PD dhe PS, fituese ka dalë gjithmonë kjo e fundit.

‘Me Edi Ramën që kontrollon votën zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë, ndaj dhe ne, do i japim vendin e merituar këtij armiku të shqiptarëve. Ish-kryetari në një tentativë të fshehtë, po konkretizon marrëveshjen e turpit me Edi Ramën. Së pari, në cilën marrëveshje të këtyre 8 viteve përfituam ne demokratët? Që te të gjitha përfitoi vetëm Edi Rama. Pavarësisht nga këto, ky për të mbuluar dramën e tij, vepron te marrëveshja. Ata i janë vërsulur Kushtetutës si çakej. I bëj thirrje deputetëve të PD, të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën sepse përgjegjësia do të jetë shumë e madhe. Edi Rama është i pabesë, njësoj si pengu që ka marrë. Nuk njohin marrëveshje. Ata të cilët mbështesin Lulzim Bashën, a mund të mbështetet një njeri i cili ka regjistruar 4 humbje njëra pas tjetrës? Të vendosësh besimin te një i pa besë nuk është mençuri. Jo. I pa besi, nuk ndërton kurrë marrëdhënie njerëzore.’- tha

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sanco i Pancos.: 28/10/2021 16:25

    Edhe Shvejku keshtu nthoshte: "C'me duhet mua se c'them une". Ka Rosinante plot qe i shkojne pas. Po Tani i prasit ku eshte,

    Përgjigju
  • Ceni: 28/10/2021 15:06

    Sanco pancot i shkonin nga mbrapa don kishotit

    Përgjigju
  • liku: 28/10/2021 14:44

    Don kishoti i mances luftonte me mullijte e eres

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 28/10/2021 11:18

    Jeni te gjithe ne listen e Pandora Papiers nuk shpetono dot kot perpeliteni.

    Përgjigju
  • Novruzi: 27/10/2021 22:30

    I lexova komentet, dhe 50% bie dakort. Mos harroni qe ne rast lufte Amerika eshte vetem. Australia dihet boterisht se ca ushtrie ka, vetem per te mbushur uje ushtarve, ne rast etje. Anglia po shtyje, hajde beji qejfin, mgjth nuk eshte provuar kurre ne nje lufte te drejtperdrejte. Edhe ne lufte me Argjentinen u desh nderhyrje e nendheshme e Amerikes duke i paisur me arme qe nuk i disponnte Anglia. Ndersa boshti tjeter eshte Rusi, Kine, edhe Franca eshte ne aleance me ta, por pa e deklaruar. Tajvani do te jete prova, ne qoftese Kina triumfon, eshte largimi perfundimtar i Amerikes nga lidershipi boteror. Te shohim kush da ta fitoje kete beteje, Babai dhe Nena, apo Prindi1 dhe Prindi2.

    Përgjigju
  • gjergji: 27/10/2021 19:11

    Vazhdon lojen mashtruese kryemashtruesi e njeriu me i korruptuar shqiptar S.Berisha.Vendimi "non grada" eshte shpallur nga qeveria amerikane dhe e deklamuar nga numri 2 i DASH.Asnje gjykate ne bote nuk mund te gjykoj deklaratat e nje shteti e aq me teper ato te DASH. Theniet e Berishes eshte pjese e mashtrimit berishist te turmave fanatike,shumica injorante qe e ndjekin pas. Ato turma fanatike te PD duhet te zgjedhin:1-te zgjedhin si kryetar te PD berishen qe do te thot,izolim total i PD KUDO E NE CDO ASPEKT TE JETES I PD e natyrisht futjen e PD ne listen e zeze te terroristeve. Se dyti : mos zgjedhja e Berishes hap prespektiven e zgjerimit e te forcimit te PD e natyrisht forcohet roli opozitar i saj ne parlament e rritet prespektiva e shpresa e riardhjes se saj ne pushtet Rruge tjeter nuk ka e neqoftese ka jane teper te rrezikeshme.Saliu lufton per vehten e vet e ka loje thjeshte personale sepse mendon se duke qen kryetar i partis opozitare mund te lind shpresa e nje rishikimi te vendimit te DASH AKORDUAR ATIJ E FAMILJES TIJ.Nga ana tjeter DASH e ka bere te qarte pamundesin e rishikimit te vendimit te saj. Thjesht:lamtumir njeriu i njemij e njeqind te zezave qe i ke bere kombit tend.Vendi yt eshte burgu e vetem burgu.Sa me shpejt aq me mire.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 27/10/2021 16:39

    Gjukata franceze nuk ka asnje tager te gjukoje nje ceshtje te ngritur dhe kerkuar nga nje shtetas i huaj per akuza qe nuk kane ndodhur ne territorin e juridiksionit te saj.Mbase saliu i madherishem e ka fjalen qe avokati i tij francez ka pranuar te ndjekje ceshtjen ne ameroke apo shqiperi.Vetem ne keto dy vende mund te ngreje akuze saliu.Speciiale apo ja speciale ,gjukata franceze nuk eshte gjukate nderkombetar.Prandaj them me bindje qe ky deklarim para" kavaioti cani"ne foltore eshte nje bllof per te frymezuar njerezit e rruges.Aq me teper qe kush hy e del ne amerike eshte deshira,qejf apo vendim kompetent vetem i administrates kompetente amerikane.Ajo nuk i merr doren askujt ne kete ceshtje e as nuk i jep llogari askujt,vec organeve amerikane te drejtesise. sic duket saliu e di gjukates franceze si gjingjoneri shqiptare salisto cepaniste

    Përgjigju
  • karadakliu: 27/10/2021 09:06

    Berisha vetekandidohet vetem per ta sheptuar "lekuren" e tija.Askush nuk mund ta"rrexoje"askende nga posti qe sovrani ia ka besuar t'i shrbeje.Nandatet as nuk merren e as nuk vjedhen me rrugaqeri,shkaterrime e bertima.Berisha eshte i shtrir per toke politikisht e kombetarisht,nuk ka kush qe e ngrit,madje as ajo Gjykata e Parisit, ku haj medet Berisha me "drejtesi"po e "burgoska"SHBA-ne

    Përgjigju
  • Rexhep VËRRA Bule Leka Kasap [ kepi ]: 27/10/2021 08:59

    Shikoni salheun se si është katandisur meret me jashqitjen e kombit. Me burgaxhinj, hajdut ordiner, injorant, analfabet. E salheu ngrefet si gjel duke thën se Franca e ka mar padin për gjyq. Po pjerth Amerika për Francën që ekziston ? E çfar juridiksjoni ka Franca karshi Amerikës ? ? ? Kush është Franca ? Pra ky maloku kriminel hajdut fitoren ja tregon idjotve e ngrefet si gjeli maj plehut. Po ky malok hajdut kriminel do ta marri përgjigjen e duhur nga Amerika madhështore Got bless Amerika.

    Përgjigju
  • Paul: 27/10/2021 06:31

    Ik o SALI IK O HAJVAN SE LE NAM KE VJEDHUR DHE KE VRARE SA KE DASHUR TANI DO NA SPOSTOSH ME MIREKUPTIMIN E TE DYVE LUL KURVEN DHE DO TE BEHESHIN KRYETAR I PD..QE TE MOS DENOHESH NGA GJYKATA...KY ESHTE HALLI JOT O KRYE KRIMINELI I SHQIPERISE PAS ENVER HOXHES...MALOK I POSHTER KUJTON SE POPULLI SHQIPTAR I KA HARRUAR KRIMET E TUA.......

    Përgjigju
  • Besa: 27/10/2021 05:02

    E tmerrshme te degjosh dhe te shohesh Berishen,mbas kaq kohesh.Taleban i vertete.Ulerima,ngritje turmash,çjerrje,primitivitet clasik.Si ka mundesi qe kjo klase politike ne Shqiperi nuk vdes kurre?

    Përgjigju
  • France Greqi: 27/10/2021 02:37

    Por Franca pati terheq ambasadorin nga USA mesa kuptova për atë problem te nendetesve , tani Ose me US dhe Uk Ose me France dhe kompani (mos të harrojme paktin Franca - Greqi kunder Turkut) prandaj kjo pune nuk merret vesh vetem duhet të dime dicka që 2.8 milion shqiptarë na duhen viza per USA në France ikim pa viza ! Usa te heq vizat për popullin

    Përgjigju
  • Iris: 27/10/2021 02:33

    /VLONJATI/,jam dakord me komentin tuaj,por dua te shtoj,se humbja e kontrates eshte problemi me i fundit i Frances.E verteta eshte, qe Franca akoma vuan nga humbja e fuqise se saj te dikurshme,akoma vuan qe frengjishtja nuk eshte me gjuha nderkombetare e komunikimit,akoma vuan nga ideja, qe vende si Britania,Gjermania,SH.B.A, kane me shume influence se sa ajo ne bote dhe keto vitet e fundit Makron me disa nderhyrje minimaliste ne Siri dhe Afrike eshte perpjekur te ringreje moralin per nje France te fuqishme,per Francen e madhe, qe akoma eshte dikushi ne arenen nderkombetare te politikes.Sa per Berishen,lajmi qe jep per pranimin e ceshtjes vlen vetem per fanatiket injorante qe e adhurojne.Pranimi eshte tjeter dhe fitorja apo humbja e gjyqit eshte tjeter.Por fanatikeve te tij u duket sikur ka fituar gjyqin.

    Përgjigju
  • Mondi: 26/10/2021 23:12

    Berisha ke pjerdhur por ke ndotur edhe breket

    Përgjigju
  • drini: 26/10/2021 22:49

    Sa shume shpellare qe ka ky vend, Sali NON GRATA do ta bej te gjith partine te tille.... Keta therasin SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER...

    Përgjigju
  • Vlonjati: 26/10/2021 22:39

    Ne shtator SHBA-te, Mbreteria e Bashkuar dhe Australia nenshkruan nje pakt ushtarak i cili nder te tjera perfshin kontrakta per nendetese te flotes Australiane qe do kushtojn miliarda dollare. Ky pakt efektivisht anulloi planet e Australise per blerje ushtarake nga Franca, duke i kushtuar miliarda euro Frances. Shifra kaq te larta kane pasoja jo te vogla per industrine e mbrojtjes se Frances. Qeveria e Makronit ishte aq e acaruar sa terhoqi perkohesisht ambasadorin nga Uashingtoni. Ndaj mos u cudisni nese gjykata franceze, ne kete klime te fort antiamerikane, vendos te pranoj akuzat e Sali Berishes. Por gjyqi ne France nuk ka fare rendesi sepse Blinken nuk i detyrohet asnje sqarim gjykates Franceze. Nese Blinken thirret ne gjyq, ai mund te zgjedhi te mos shkoj dhe nuk ka asnje pasoj. Cila pale eshte me pro-shqiptare, Franca apo SHBA-te? SHBA-te i shpallen lufte Jugosllavise per te shpetuar shqiptaret e Kosoves nga kasapi Milloshevic. Ndersa Franca mbajti ne arrest ish-kryeministrin Haradinaj ne menyren me te turpshme. A eshte e veshtire te besohen akuzat e SHBA-ve ndaj Berishes? Sigurisht. Mjafton vetem nje shembull: Berisha ka bere aq shume insinuata per destabilizim te vendit vitet e fundit sa nuk numerohen. Mos te shkojm me larg, ne 1998 kur u be grusht shteti, apo pergjegjesine qe kishte per renien e shtetit ne 1997, e keshtu me radhe.

    Përgjigju
  • gazi: 26/10/2021 20:54

    gjykata e parisit tha se zoti Blinken ka barren e proves, ndaj ose te hape letrat dhe te coje berishen ne burg ose ti paguaj dwmshperblimin dhe te lwre te qete demokracine tone te brishte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv