PRISHTINË - Rruga e Serbisë drejt BE-së është e kushtëzuar tërësisht nga normalizimi i plotë i marrëdhënieve të saj me Kosovën. Ajo nuk mund të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit, pa i plotësuar të gjitha çështjet që ndërlidhen në raportet e saj me Kosovën.
 
Ky është përfundimi që del nga një Dokument Pune, i përgatitur nga dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian, Britania e Madhe dhe Gjermania, ku është formuluar strategjia përmes së cilës rruga e anëtarësimit të Serbisë në BE do të kushtëzohet me zgjidhjen e të gjitha problemeve që ajo ka me Kosovën.
 
Konkluzat e Këshillit për Çështje të Përgjithshme, më 25 qershor, i bëjnë të qartë se hapat që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të adresohen në Kornizën e Negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE. Për të qenë të sigurt se kjo do të ndodhë, normalizimi do të duhet të përfshihet plotësisht në kornizë, shkruan Zëri.
 
Drafti i Kornizës Negociuese, prezantuar nga Komisioni Europian në pjesën e fundit të korrikut, duhet të mirëpritet si pikënisje e mirë. Jep kontribut të rëndësishëm në propozimin që: përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet që gradualisht të rezultojë me normalizim të plotë, në formën e një marrëveshjeje obliguese ligjore; përparimi drejt normalizimit të plotë duhet të ishte një pjesë e kushtëzimit të anëtarësimit, si dhe do të duhej të reflektohej në një “klauzolën e pabarazisë”, standardet / kriteret e përkohshme dhe elementet tjera që pasqyrojnë Qasje të Re të aplikuar në dy kapitujt e sundimit të ligjit; normalizimi duhet të trajtohet përmes Kapitullit 35 i cili duhet të hapet në fillim të negociatave dhe të përdoret/shfrytëzohet për të siguruar monitorim të vazhdueshëm të normalizimit; në të gjithë kapitujt e Acquis Communautaire Serbia duhet të sigurojë që legjislacioni/ligjet e saj (përfshirë hapësirën e saj gjeografike) të mos jetë në kundërshtim / të mos bie ndesh/ me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)