Meta anuloi zgjedhjet/ Zbulohet dokumenti sekret i SHISH: 'Paramilitarët' nga Kosova do të digjnin Kuvendin

 Meta anuloi zgjedhjet/ Zbulohet dokumenti sekret i SHISH: 'Paramilitarët' nga Kosova do të digjnin Kuvendin

“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar ngas opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi preisenti Ilir Meta.

Ky informacion sekret ishte në qendër të mbrojtjes së presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar më 9 shtator.

Tashmë pasi është ndjekur procedura e nevojshme, dokumenti i hartuar nga SHISH është pjesë e dosjes së Komisionit Hetimor fakt i deklaruar nga kryetari Ulsi Manja, paraditen e të mërkurës.

Ekzistenca e këtij informconi sekret mbërritur në të njëjtën kohë për presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, ka ngjallur kureshtje mbi të gjitha për detajet se si dhe kush do ta digjte tempullin e parlamentarizmit.

Dy burime të pavarura nga njëri tjetri, që e kanë parë këtë dokument, i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, detajet e përmbajtjes.

Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brënda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit.

Dokumenti thuhet se nuk i jep përgjigjie pyetjeve të tilla. Ndërkohë që në një skenar të ngjashëm 21 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1998, u fol se persona të armatosur të krahut të FARK kishin marrë pjesë në sulmin kundër institucioneve dhe marrjes me dhunë të Kryeministrisë.

Këtë informacion SHISH e ka ndarë edhe me agjencitë homologe partnere mes tyre edhe ato të SHBA. Ky informacion dhe rrjedha që kishin marrë protestat e opozitës, detyroi ish-zëvendësndihmës Sekretarin  Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, të deklaronte në një intervistë të paprecedentë për Top Channel se nëse do të kishte dhunë në protestën e asaj dite të opozitës përgjgjës direkt do të ishin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Përmbajtja e dokumentit sekret do të analizohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe në raportin final që do t’i dergohet Kuvendit, do të marrë përgjigje pyetja. A ishte i mjatueshëm ky informacion për ta detyruar presidentin Ilir Meta të çdekretonde dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit? /TopChannel

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 19/09/2019 15:48

    jane grupi zjarri 21 janari njerezi e lega zogu dhe kryeziu ne kosove dhe mustafa kruja qe eshte stervitu nga fanca kotrabanta naftes dhe milloseciandhe njerezi te gerdecidhedo te behete lufta midis shqiperise dhe serbise per shqiperine vjeter qe ka arte serbia dhe greqi rusia dhe maqendonia qipro dhe lindje mesme dhe istraelidhe njerez bujar bukoshi

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 19/09/2019 10:03

    Me te vertet e besoni se do vinin Kosovaret te djegin parlamentin e Shqiperis??? Ky “informacion selret” si duket eshte pergaditur nga BIA e Serbise dhe jo SHISH i Shqiperise, ose ju ka servuar nje informacion i tille. CFARE INTERESI KA KOSOVA DHE KOSOVARET QE TE DJEGIN PARLAMENTIN E SHQIPERISE DHE CKA PERFITOJNE NGA NJE GJE E TILLE. Nese SHISH-I ka informacione te tilla, pse nuk i percjell te AKI-ja ne Kosove? Pra duket qarte se Ilir Meta eshte ARGAT I SERBISE DHE ARMIQEVE TE SHQIPTAREVE - dhe me kete “informacion sekret” te vetmin qellim kane futjen e armiqesise ne mes te Kosoves dhe Shqiperise - nuk ka asnje arsye tjeter te logjikshme.

    Përgjigju
  • besi: 19/09/2019 02:00

    Nuk do digjet asgje .. E sgjasni me kot se shpejt do futeni te gjithe te bryma miut.. Ra sadami me gedafin . jo ju qe keni la trupin me sapun kavaje e skeni harru tollonin akoma.. Po litikanet e ketyre viteve per nje gje do kujtohen. shkateruan vendin ne menyren me cnjerrezore dhe ne fund kuptuan qe u perdoren.. Gjynah shqiperia....

    Përgjigju
  • Veri: 19/09/2019 00:43

    Le ta provojne po te duan ne shqiperi,,,,do i varim te gjithe tek ura dajlanit,,,pisa njerez ,,,maloke te trashe.....

    Përgjigju
  • Lame: 18/09/2019 18:40

    Nga sa duket dokumenti sekret sqenka me i tille, sa kohe sapo mberriti ne te ashtuquajturin Komision Hetimor, 'me pare kaloi ne TCH'.

    Përgjigju
  • NAIM: 18/09/2019 18:15

    ROBT KU TI KENE KETA PLEHRAT E BALLKANIT,,,,RRACE E POSHTER,,KOT NUK I VRISTE SERBI.....

    Përgjigju
    • O shoku: 18/09/2019 18:54

      Turp te kesh greko serb Ju jeni injoranta

  • KIRI: 18/09/2019 17:53

    I BEJME THIRRJE EDI RAMES TE MOS I PRANOJE FARE NE SHQIPERI KOSOVARET E NDYRE....

    Përgjigju
  • YYY: 18/09/2019 17:15

    Une e besoj, dhe s'eshte hera e pare. Shikoni mediat e portalet ne Kosove. Pothuaj te gjitha ne menyre te koordinuar sulmojne qeverine shqiptare e Ramen, duke i krijuar hapesire cdokujt qe ka qoft edhe nje p...dh per te leshuar e qe nxine Shqiperine, deri tek te ashtuquajturit "profesor nderkombetare". Mos harroni, Serbia e ka patur me shekuj ne zoterim kete teritor dhe nuk e ka lene "pa mbjellur". Megjithese qerek shteti, bejne fodullin me shume me Shqiperine se Serbine.

    Përgjigju
  • Geri: 18/09/2019 16:54

    Dokument abuziv perderisa nuk sqaron se kush i ka organizuar, kush i ka thirrur dhe kush e financonte kete grup terrorist. Thjesht nje justifikim i trashe per shpetuar palo presidentin. Nese dokumenti do ishte i pote atehere ne te do te shkruhej se organizator jane Berat Buzhala ehe Ramush Hajradinaj, miq dhe ortake ne biznes te Metes. Te njejtet qe morren ne mbrotje Babalen dhe po te njejtet qe po fshehun nga drejtesia shqiptare Nuel Kalaj e 9 milion eurove cash nga Cez. Grupi tjeter normalisht qe i takon ish terrosteve te Fark te Bukoshit qe morren pjese ne grushtin e shtetit ne 1998 dhe jane mbeshtetes te Berishes. Perse nuk i thote keto te verteta raporti i SHISH? Sepse kemi ne krye nje kryeminister Frikacak dhe nje president mafioz qe bredh maleve si kacak. 746 vite burg i dha dhe apeli ne maqedoni terroristeve kosovar qe tentuan te krijojne trazira ne Kumanove. Ashtu duhej te vepronte shteti shqiptar dhe ne kete rast, po kush ta beje, frikacaku Rama. Kosovaret ne Siri, kosovaret ne maqedoni, kosovaret ne shqiperi. Jane bere si cecenet rraca e ndyre. Kjo do ishte panorama e qarte e situates dhe prova qe presidenti, Berisha megjithe te birin, Ramushet dhe Buzhalet po tentojne ti vene flaken shqiperise per te shpetuar nga krimet e tyre.

    Përgjigju
  • Edi Budalla: 18/09/2019 16:44

    Mos cfryni ndaj kosovareve sepse ne i kemi ne qeveri.

    Përgjigju
  • Koli: 18/09/2019 16:32

    Meta me brrockulla kafenesh nuk shtyhen zgjedhjet e nje shteti te aleances euroatlantike o klluf! Ta gezosh pensionin, burgun dhe sekuestrimin e pasurise se grabitur nga shqiptaret se e ke hak

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/09/2019 17:41

      Të lumtë Koli !

  • Arbëri: 18/09/2019 15:47

    Këtu bor er e qelbur ruso serbe , dhe jo paramilitärer shqiptare nga trojet etnike...! Meta dhe sali matufi i kan bërë këto propaganda që duhet hetsar dhe Denise të gjithë ATA që kan gisht në këtë qmenduri ...!

    Përgjigju
  • peoples: 18/09/2019 15:40

    Dy here kosovaret i kane vene flaken institutioneve te shtetit Shqipetar.Atehere cfare kerkojne te bashkohen keta kriminele?

    Përgjigju
    • One: 18/09/2019 17:16

      E ka fajin guri, apo ai qe e hedh gurin?! Nuk na sherben ndarja si shqipetar te Kosoves apo te Shqiperise. Origjina e problemeve te shqipetareve eshte ne Shqiperi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve