Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha është lakuar prej kohësh nga politka dhe media si një personazh që në emër të të atit kur ai ishte në pushtet, ka abuzuar me të qënit i biri i kryeministrit. Një ndër skandalet me të mëdha ku ai është i dyshuar si i përfshirë është afera e CEZ, për të cilën para pak ditësh Prokuroria e Krimeve të Rënda e thirri Berishën për të dëshmuar.
Nga ana tjetër, ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka thënë disa herë nëpër intervista se Shkëlzeni merrej me shumë punë të pista pranë stadiumit “Dinamo”. Megjithatë, ajo që është e sigurtë sot është fakti se Shkëlzen Berisha është shumë i pasur. Një pasuri e kamur e cila nuk dihet se nga vjen, ama, jeta e tij superluksoze me modelen Armina Mevlani ku pushimet fillojnë në ishujt Maldive dhe mbarojnë në Paris, janë të ditura nga gjithëkush.
Por, që nga momenti që Sali Berisha humbi zgjedhjet, Shkëlzen Berisha ka filluar të bëjë lëvizje. Ndoshta ngaqë siç thotë amerikani “Në rast se do të gjesh fajtorin, ndiq paratë”, Shkëlzeni ka filluar 2 vjet pas humbjes së pushtetit nga babai i tij, të shesë prona që kapin vlerën e gjysme milioni dollar. Ne kemi mundur të sigurojmë kontratën e noterizuar të shitjes së një apartamenti në Tiranë, rreth 200 metra katrorë nga Shkëlzen Berisha në fund të 2015-ës, në 9 dhjetor, 2015.
Vllera me të cilën e ka shitur apartamentin Shkëlzeni është mbi 600 mijë euro. Shtëpia 200 metra katrorë e Shkëlzenit, është shitur nga ai me gjithë orendi dhe garazh.
Madje, përtej kësaj, Lumeshi është përmendur edhe për biznesin e tij të e paligjshem me Shkëlzenin për lojrat e fatit “Casino” gjatë kohës që Sali Berisha ishte Kryeministër. Në vitin 2008 deputeti socialist Taulant Balla, e kishte akuzuar Sali Berishen se djali i tij menaxhon disa casino në zonën e bllokut sëbashku me Myftar Lumeshin. Por Berisha iu hakerrye Ballës asokohe duke i thënë se do t’ia bënte fytyrën si këpuca dhe mohoi çdo njohje të djalit të tij me Myftar Lumeshin.
Ndërkohë, para pak se dy vitesh, Shkëlzeni i ka shitur apartamentin 600 mijë eurosh Lumeshit, duke nxjerrë kësilloj edhe ish-kryeministrin blof, por edhe duke na bërë të dyshojmë për shitjen e kryer. Nëse është siç pretendonte Balla në 2008-ën, atëherë, Shkëlzeni i bie që t’i ketë shitur apartamentin ortakut të tij, ose ndoshta të mos je ketë shitur de fakto, por thjeshtë për të hequr nga vetja pasuri ngaqë do hetohet, ka bërë një shitje ligjore./Lexo.al/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
25.3%
-
Pak
62.8%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha niset familjarisht në Berlin, 'nuk gjen kohë' për emigrantët
1 Shkurt, 13:11
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor 2024, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27