Ndërkohë që fushata elektorale është në javën e tretë dhe mbeten më pak se 15 ditë nga 25 prilli, Partia Demokratike nuk tërhiqet aspak nga taktika e saj me mitingje masive pa respektuar asnjë masë anti COVID.
Shpesh janë publikuar mesazhe telefonike që nxisnin militantë të PD ta presin kryetarin e tyre me makina dhe flamuj. Megjithatë organizatorët demokratë të takimeve këtë herë dërgojnë edhe ftesa, të shkruara në letër.
Bëhet fjalë për një takim me qytetarët e Librazhdit ditën e nesërme. Në dokumentin që shihni dega e Partisë Demokratike në Librazhd fton qytetarët të marrin pjesë në takimin e kryedemokratit që do të zhvillohet të dielën duke i njoftuar edhe për orën dhe për vendin e takimit. Ftesa është me firmë të kryetarit të PD Librazhd, Bujar Vreto dhe Sekretarit të degës, Endrit Hysa
Këto janë fakte që tregojnë se PD i thërret vetë njerëzit të mblidhen dhe të grumbullohen në çdo vend që shkon Basha dhe vërteton se kreu i PD i shkel me dashje masat anti-COVID duke rrezikuar jetët e njerëzve.
Kryeminister ne enderr kur fle gjume,se ne realitet nuk do behet naj here
PërgjigjuLuli per karminister!
PërgjigjuBibilush me mire gaj nonje koqe rrush.
Përgjigjuhahaha...më erdhi nëpër mend koha kur u krijua e ashtuquajtura "sindikata e pavarur". një koleg, mësues, na thërret të gjithëve në sallën e mësuesve. Kemi një mbledhje, thotë. Ai ishte i respektuar, ishte më i vjetër nga unë dhe për respekt shkuam. Nuk dinim pse ishim mbledhur. Jemi mbledhur, thotë, se që nga sot të gjithë ne jemi anëtarë të Sindikatës së pavarur, jo të bashkimeve profesionale(ishte organizim i mëparshëm dhe ne paguanim, më kujtohet 4 lekë në vit, për anëtarësinë). Po mirë, i them, a nuk është organizimi në sindikata vullnetar? Po, më thotë. Faleminderit, i them dhe dal nga mbledhja. Pas meje erdhën dhe 2 të tjerë, të tjerët u bënë anëtarë të sindikatës së pavarur(që u var e gjitha pastaj nga PD-ja). Ditët në vijim, sa vinte PD-ja në Berat, mësuesit e pavarur merrnin nxënësit nga mësimi dhe shkonin në mitingje. E mori ferra shkollën dhe ndoshta ishte një nga arsyet e formimit të atyre të rinjve që shkaktuan atë që ndodhi në Berat me bandat. E përmënda se këtej thonin vullnetarisht dhe nga ana tjetër kërkonin me imponim të bënin si donin ata. Dhe si duket vazhdon akoma...kjo duhet të marrë fund.
Përgjigju