Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndërpret punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja. Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. Në dokumentin e QSUT theksohet se Alljka nuk duhet të bëjë deklarata të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit dhe sulme kundër administratës dhe se çdo  rast të daljes së tij është i detyruar të merrte më parë konfirmimin mbi qëndrimin institucional pranë zyrës së marrëveshjeve me publikun, dhe në asnjë rast të shkelë këtë kod.

“Çdo punonjës gëzon lirinë e opinionin personal por duhet të respektojë ruajtjen e konfidecialitetit në qëndrimet apo deklaratat me mediat të shkuara apo elektronike. Punonjësi i QSUT-së nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit, Deklarata dhe opinionet personale që mund të interpretohen si zyrtare, sulme kundër administratës ose punonjësve të tjerë të institucionit", thuhet në dokumentin e QSUT-së për shkarkimin e mjekut.

Në fillim të pandemisë deklarata e mjekut Ilir Allkja kanë qenë të shumta duke dalë në krah të opozitës dhe nxitjes edhe më shumë të panikut ku theksonin mungesën e veshjeve speciale dhe të masave mbrojtëse anti-covid për stafin mjekësor, duke bërë që në një konferencë për shtyp të reagonte dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu duhet hedhur poshtë këtë gjë dhe të publikonin foto të mjekut Allkja që shfaqej me veshje të specializuar për t'u mbrojtur nga COVID-19. Allkja njihet dhe si militant i PD, i cili ka dalë më foto në protesta e opozitës ku kërkonin ikjen qeverisë Rama në 2019.

MJEKU.jpg" style="height:440px; width:780px" />

Mjeku Ilir Allkja me veshje speciale anti-covid dhe ne protestat e opozitës

Letra e shkarkimit te mjekut Ilir Allkja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
QSUT e shkarkoi nga detyra për shkelje të etikës, mjeku Allkja: Vepër e pastër politike, s'ka të bëjë me profesionin tim

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shkarkuar nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, me pretendimin se ai ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. 

Në një prononcim për Report Tv, Allkja teksa ka treguar momentin kur ka marrë zarfin ku i njoftohej pushimi nga detyra, ka thënë se shkakrimi i tij është politik dhe se nuk ka lidhje me profesionin.

“Rreth një orë më parë më takon postieri i QSUT dhe më jep një zarf, firmos e hap zarfin dhe aty shoh që ishte marr vendim për pushimin tim nga puna. E prisja pasi më kanë thirrur disa herë dhe më kanë shantazhuar në drejtorinë e QSUT. Është një vepër e pastër politike, nuk ka të bëjë aspak me profesionin tim”, u shpreh mjeku Allkja.

Ndërkaq i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama duke i thënë se ky veprim karshi tij është shembulli më i keq për mjekët e rinj.

“Dua ti them kryeministrit të vendit që ky veprim karshi meje është shembulli më i keq për mjekët e rinj sepse ju hapur dhe me arrogancë i tregoni rrugen, ose ikni në Gjermani ose nënshtrohuni dhe mos flisni për mungesat, për mangësitë, për dobësitë e sistemit”, tha Ilir Allkja.

Ora 13:27
Shkarkimi i mjekut Allkja/ Bardh Spahia: Dënim politik, rast unik në botën demokratike

1599331190_spahia.jpg1

Shkarkimin nga puna të mjekut të Urgjencës Ilir Allkja Partia Demokratike e konsideron si një dënim politik të Ramës për mjekët. Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, në një postim në Facebook shkruan se Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike.

"Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor. Mjeku i urgjencës Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë.  Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike.  Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.

Është koha që profesionistët si Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë.  Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërkëmbur nga pushteti.  Është koha për ndryshim", shkruan Spahia.

Ora 12:42
Shkarkimi i i mjekut Allkja, Kryemadhi: Po mbaj shënim të gjitha padrejtësitë e Rilindjes, i rregullojmë kur të vijmë në pushtet

1606136657_monika.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja si të padrejtë. Kryemadhi shprehet se është duke mbajtur shënim padrejtësitë e Rilindjes dhe se këto do të ndryshojnë kur opozita të vij në pushtet.

"Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t'i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!", shkruan Kryemadhi.