Automatiku që ka vrarë Musolinin gjendet në Shqipëri. Historia e tij ishte bërë legjendë prej shumë vitesh, sepse ishte zhdukur dhe aludohej që ishte dërguar në ish Bashkimin Sovjetik, derisa në 31 korrik 2004  një “scoop” i bujshëm përfshiu gazetat më të mëdha italiane.

Arma e famshme ndodhej në Muzeun Kombëtar në Tiranë dhe prej 19 vjetësh nga sjellja në vendin tonë kishte qëndruar në bodrumet e ish Komiteit Qendror të Partisë.

Një dokument suprizues është letra e ish drejtoreshës, Ballkize Haxhihyseni që i dretohet Ministrisë së Punëve të Jashtme me 12 mars 1976. “Me porosi të Sekretarit të Komitetit Qendror shokut Ramiz Alia, automatiku i italianit Valter Audicio, me të cilin vrau Benito Musolinin, iu dorëzua Muzeumit të Luftës Nacionalçlirimtare për t’u ekspozuar” shkruhet në këtë letër.

Ish drejtori i Arkivave të Shtetit, Shaban Sinani me Xhuzepe Vakën, presidentin e Fondacionit të “Institutit Gramshi”, kishin bërë publike deklaratën dhe dokumentin autentik për historinë e këtij automatiku.

Një letër iu ishte drejtuar autoriteve të larta shqiptare nga vetë ekzekutuesi, koloneli Walter Audisio, i njohur me pseduonimin Valerio. Pas deklaratës institucionale, drejtori i Muzeut Kombëtar të asaj kohe, Moikom Zeqo ekspozoi para kamerave të mediave kryesore automatikun origjinal “Mas modeli 1938-F.20830”.

Benito Musolini i përsfshirë në listën e 17 fashistëve të njohur u ekzekutuara më 28 prill së bashku me të dashurën Klareta Petacci që zgjodhi të sakrifikohej me të.

Lista e të pushkatuarve u la 17 qëllimisht, sepse po aq sa partizanë kishin ekzekutuar edhe vetë fashistët më 10 gusht të vitit 1944 dhe i patën ekspozuar në sheshin Loreto të qytetit të Milanos.

Fashistët e ekzekutuar me Musolinin, u trajtuan më pas brutalisht duke u varur në sheshin e qytetit. Ylli Polovina që shkruan gjerësisht për këtë histori në gazetën “Shqiptarja.com” thotë se skena tragjike është parë edhe nga një shqiptar Fejzi Domni që kishte shkuar në atë kohë në Itali: “Kufoma e Loretta Pettaci-t dukesh po aq e bukur si të kishte qenë e gjallë...”, ka thënë mes të tjerave Domni.  

[gallery]23923[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com